Vllaznia ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Thomas Brdariç, duke e cilësuar përgjegjës të rezultateve të dobëta të fundit të skuadrës e cila nuk arriti të bëhej protagoniste në luftën për titullin kampion.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga trajneri Elvis Plori.
Me këtë rast, falënderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij”, thuhet në komunikatë.
