Në mbyllje të konferencës pati edhe disa batuta mes Ramës dhe Borrellit të cilat ngjallën disa momente të këndshme. Gazetarët bënë një pyetje lidhur me vonesat në proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke i’u drejtuar të dy liderëve: Tani që nusja nuk po na vjen, edhe pse po e presim, a do ta anulojmë dasmën? I pari që u përgjigj ishte kryeministri Rama, i cili tha se Shqipëria është e dashuruar me BE-në dhe do të martohen një ditë, duke këmbëngulur se blloku nuk ka ku shkon përveç se të lidhë kurorë me Shqipërinë. “Nuk e di këtë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin pas akuzave të këtij të fundit se në Ukrainë ndodhen edhe mercenarë shqiptarë. Gjatë një konference me përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell, Rama tha se në Ukrainë nuk ka mercenarë shqiptarë. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se Ukraina po furnizohet me mercenarë nga vende të tjera ku mes tyre përmendi edhe Shqipërinë e Kosovën. Por Rama i mohoi këto pretendime të Putin duke thënë se kjo është një akuzë…
Dy të rinj në Delvinë janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin gjatë të cilit kanë përdorur edhe sende të forta. Për pasojë, një i ri ka goditur me shufër hekuri në kokë një 20-vjeçar. Njoftimi i policisë: “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues ne Delvinë, pasi ka goditur me sende të forta (shufër hekuri) në kokë, shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Delvinë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të…
Policia greke ka arrestuar një 23-vjeçar i cili akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij 83-vjeçare. E moshuara u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Kavalla të Greqisë. Autoritetet e policisë bëjnë të ditur se në trupin e të moshuarës u gjetën shenja dhune në kokë dhe në fytyrë. Nga sa mësohet, 23-vjeçari jetonte me gjyshen që vrau. Ai është dërguar në Komisariatin e Kavallës dhe gjatë hetimeve paraprake ka rrëfyer se ka përdorur forcën për të shkaktuar lëndime trupore ndaj gjyshes për një arsye të parëndësishme, me pasojë vdekjen. Autori i krimit do të dërgohet sot në…
Sipas kryeministrit Edi Rama, çelja e bisedimeve në tryezë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ka gjasa të realizohet në muajin qershor, por ai thotë se edhe nëse nuk arrihet, Shqipëria do të vijojë të punojë për detyrat që e afrojnë atë me standardet europiane. Këto fjalë Rama i tha gjatë një konference që po zhvillon me përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv.Presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell. Gjithashtu, Rama u shpreh se tashmë integrimi i Shqipërisë është një çështje që mbetet në fushën e Këshillit të Europës. “Integrimi është çështje e…
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëheresh edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka vizituar këtë të martë Tiranën ku është takuar edhe me kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e përbashkët në shtyp me kryeministrin Rama, Borrell është shprehur se Shqipëria tashmë i ka përmbushur kushtet dhe është plotësisht e gatshme që të integrohet në Bashkimin Europian. Ai tha se vendi ynë do të ketë mbështetjen e tij deri në fund të këtij rrugëtimi. Gjithashtu, ai është shprehur mes të tjerash se është e rëndësishme…
Një zyrtar lokal bëri me dije se afro 350 mijë njerëz ndodhen të bllokuar në Mariupol, një qytet i cili gjendet në jug të Ukrainës, dhe që po vuan rrethimin nga trupat ruse që prej 1 marsit. Këshilltari i Bashkisë së Mariupolit , Petro Andriushchenko, është shprehur se në tre ditët e kaluara janë evakuuar rreth 150, 000 qytetarë. “Duke marrë parasysh që Mariupol ka rreth 540,000 banorë, në tre ditët e kaluara janë evakuuar rreth 150,000 njerëz, si pasojë e sulmeve ruse”, ka thënë ai.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me zv. presidentin e KE-së, Josep Borell, kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij se Shqipëria është tashmë gati për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian, por kjo e fundit po vazhdon të mos mbajë premtimet, duke theksuar faktin se puna po çalon tek vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Rama e vuri theksin tek fakti se Shqipëria është e gatshme për anëtarësimin, por “s’do të humb gjumin” , pavarësisht vonesave nga ana e BE, pasi puna do të vijojë me të njëjtin ritëm. “Kemi diskutuar mbi shqetësimin e madh që është…
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Natyrës kanë vendosur t’i bashkohen protestës e cila ka nisur që prej disa ditësh kundër rritjes së çmimeve. Ata thonë se rritja e çmimeve ka shtuar shpenzimet edhe për ta, ndërsa i kërkojnë qeverisë të marrë disa masa. Një përfaqësi e studentëve thanë sot për mediat që studentët do të jenë masivisht në shesh dhe nga nesër do të nisë organizimi për të strukturuar dhe mobilizuar revoltën e tyre. “Ne kemi qenë gjithë kohës në protestë. Përgjysmimi i tarifës së masterit sepse është tarifë e lartë. Përgjysmimi i saj do ishte ndihmesë…
Sot, në ditën e 20-të e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, kjo e fundit lëshoi sot një paralajmërim tronditës ku shprehu shqetësimin se vendi mund të pëshkohej i gjithi nga disa sulme ajrore, raporton “Skynews”. Një deklaratë e tille vjen fill pasi kryeqyteti i vendit, Kiev, shpalli një shtetrrethim 35-orësh para pak çastesh për shkak të granatimeve të vazhdueshme. Sulmet ajrore vazhduan në rajonin e Kievit gjatë natës, duke përfshirë në periferitë veriperëndimore të Irpin, Hostomel dhe Bucha.
Japonia, e cila cilësohet su ekonomia e tretë më e madhe në botë heziton prej kohësh që të pranojë refugjatë. Sot autoritete e Japonisë njoftuar se do të pranojë refugjatë e luftës që vijnë nga Ukraina. Refugjatët ukrainas do të jenë në gjendje të konvertojnë vizën e tyre afatshkurtër në një vizë afatgjate që do t’i lejojë ata të jetojnë dhe të punojnë në Japoni. Numri i refugjatëve që janë larguar nga Ukraina deri më tani që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt, ka kaluar 2.8 milionë. Sot, Ministri i Drejtësisë atje, Yoshihisa Furukawa tha se ukrainasit, të cilët…
Një vendim i marrë nga “Bordi i Transparencës” përcaktoi çmimet që do të kenë karburantet sot dhe nesër. Në bazë të këtij vendimi, çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 211 lekë/ litri sot dhe nesër, kurse çmimi i gazit nuk ndryshon, mbetet 93 lekë/ litri. Njoftimi i plotë: ✍️Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa…