Ditën e sotme, një 50 vjeçar ka rënë nga një lartësi në vendin e tij të punës. Policia sqaron se ngjarja në fjalë ka ndodhur në Qytetin e Nxënësve, ku dyshohet se shtetasi I. L., 50 vjeç, ka rënë në mënyrë aksidentale nga një lartësi ku ishte duke punuar. Për pasojë, ai ka marrë dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë: “Më datë 17.03.2022, në Qytetin e Nxënësve, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital,…
Author: tirana
Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila dënoi sulmet e kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov. Ajo e përgënjeshtroi këtë lajm duke thënë: “Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë…
Gjatë seancës së sotme në Parlament, diskutimi i rezolutës për agresionin rus në Ukrainë ka bërë bashkë Berishën dhe Bashën. Demokratët e ndarë bashkojnë votat për ta futur rezolutën në rend të ditës, por kjo gjë është hedhur poshtë nga votat e mazhorancës të cilët ishin shumicë. Deputetët demokratë të PD-së dhe ata të Sali Berishës bashkuan votat duke u bërë së bashku për të diskutuar rezolutën. Nga deputetët e Bashës iu bashkuan edhe Arbi Agalliu, Sorina Koti, Bujar Leskaj, Ferdinand Xhaferraj duke mbledhur gjithsej 17 vota, por votat e tyre u rrëzuan nga 48 votat e mazhorancës, me këta…
Mëngjesin e sotëm është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur 23-vjeçari shurdh-memec Llazar Palla,i zhdukur disa ditë më parë.Ai u gjet nga polumbarët e Reneas, pas kërkimiit në vendin ku edhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë. Familjarët e 23-vjeçarit Llazar Palla,kishin denoncuar në polici se vëllai i tyre shurdh-memec ishte zhdukur dhe dyshimet e tyre ishin se ai mund të ishte mbytur. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve, që pas 3-ditësh kanë mbërritur dhe e kanë gjetur trupin e pajetë të djalit,që është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat për t’ju nënshtruar ekspertizës…
Këngëtarja shqiptare Elsa Lila u arrestua një ditë më parë në Itali, si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës. Mediat italiane shkruajnë se Lila, ishte ajo që mbante “kutinë e babagjyshit”, duke nënkuptuar këtu arkën me para që fitohej nga rrjeti. Ata po ashtu kanë bërë publike disa përgjime, në të cilën implikohej këngëtarja. “Shko, shko atje, ndërro vend”, mësohet ti ketë thënë Lila një trafikanti. Më shumë se sa policëve, Lila i frikësohej hajdutëve, që sipas saj mund t’i vidhnin kasafortën me para, produkt të trafikut të drogës. Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u…
Nga Genc Kojdheli/ Një ndër lajmet që kanë qarkulluar së tepërmi në kuadrin e luftës Rusi – Ukrainë ka qenë sekuestrimi i disa jahteve luksoze në pronësi të pasanikëve rusë të cilët mbështesin regjimin në pushtet. Kurioziteti më shtyu të kërkoja listën e jahteve më të mëdha e më të shtrenjta në botë; gati gjysma ishin në pronësi të oligarkëve rusë, e pjesa tjetër i përkiste kurorave nga vendet e Gjirit Persik. Në anën tjetër të këtij fakti, në listën e personave më të pasur në botë, duhet të zbresësh diku poshtë vendit të 50-të për të gjetur rusin e…
Rusia ka reaguar menjëherë duke hedhur poshtë akuzat për bombardimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Përmes një deklarate të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, kjo e fundit deklaroi se Rusia mohon me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare. “Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Më 7 mars, Ministria jonë e Jashtme njoftoi në Twitter se konsullata e nderit është shkatërruar…
Nga Britania e Madhe bëjnë medije se është vendosur të dërgohet një sistem raketash “Sky Saber” dhe 100 trupa ushtarakë në Poloni. Ky lajm është komunikuar nga vetë Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace. Si të gjitha vendet anëtare të NATO-s edhe Britania ka refuzuar të çojë ushtrinë e saj në Ukrainë, megjithatë Anglia ka përforcuar me trupa ushtarakë vendet fqinje të NATO-s. Sekretari britanik i Mbrojtjes ndodhet aktualisht në Varshavë të Polonisë, për bisedime dypalëshe mbi krizën në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg këtë të enjte ka reaguar sërish për gjendjen e krijuar nga pushtimi rus në Ukrainë. Në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në Berlin ai ka theksuar se lufta e Presidentit Putin kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen në botë. Stoltenberg ka nderuar forcat e Kievit dhe ka theksuar se nuk do të ndalet mbështetja për to. “Lufta e Presidentit Putin kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen dhe ka tronditur botën”, ka thënë ai. Ndër të tjera ai ka shprehur mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen e saj ushtarake dhe humanitare ndaj Ukrainës, dhe…
Gjatë një takimi që po zhvillon aktualisht me përfaqësues të furnizuesve të ushqimeve bazë me shumicë dhe shitjes me pakicë, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria po sheh mundësinë që të rishikohet fatura e energjisë elektrike për ata abonentë familjarë që harxhojnë shumë. Në fjalën e tij, Rama nuk dha detaje konkrete në lidhje me fashën e harxhimit, por theksoi se ky është një detaj që po merret në konsideratë. “ Ne po i mbrojmë të gjitha familjet dhe bizneset nga shtrenjtimi i energjisë elektrike duke i ofruar të njëjtin çmim pavarësisht çfarë po ndodh në treg. Do t’i heqim nga…
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss tha se ka prova se presidenti rus Vladimir Putin është një “kriminel lufte”, shkruan BBC Presidenti i SHBA Joe Biden e cilësoi liderin rus Vladimir Putin si të tillë në një lëvizje që ka gjasa të përshkallëzojë edhe më tej tensionet diplomatike. “Ka prova shumë se në Ukrainë janë kryer krime lufte dhe se Vladimir Putin është përgjegjës.” “Por kjo është një çështje që duhet ta vendosë Gjykata Ndërkombëtare Penale, se kush është dhe kush nuk është kriminel lufte dhe është detyra jonë të sjellim provat dhe kjo është ajo që…
Në një kohë kur PD nuk po del dot nga një krizë të brendshme e cila po mbizotëron prej kohësh, një zgjidhje e mundshme duket se po vjen ga jashtë vendit. Kështu, ish-eurodeputeti Elmar Brok thuhet se ka mbërritur në Tiranë për të negociuar me palët dhe për t’u përpjekur të gjendet një zgjidhje mes tyre. Në axhendën e ish-Eurodeputetit të CDU-së, pritet se bëjnë pjesë një sërë takimesh si me përfaqësues të PD, ashtu edhe me anëtarë të Komisionit te Rithemelimit. Ndërkohë, deputetët e PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, por bashkë me të…