Author: tirana

Në dosjen e prokurorisë italiane lidhur me bandën ku bënte pjesë edhe këngëtarja Elsa Lila, tregohet qartë dhe roli i kësaj të fundit. Elsa Lila e kishte vënë shtëpinë e saj në shërbim të organizatës, kua ata fshihnin paratë. Në një moment të bisedës Elsa Lila duke folur me shtetasin tjetër shqiptar të identifikuar si Arind Boçi, i thotë këtij të fundit se i ka lënë një kopje të çelësit të shtëpisë, ndërsa e prezanton edhe me planin e rrugëve hyrëse dhe dalëse për në shtëpinë e saj, në mënyrë që veprimet e personave që hynin në banesë mos viheshin…

Read More

Presidenti francez Emanuel Macron zhvilloi këtë të premte një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, në lidhje me luftën në Ukrainë. Sipas deklaratës së lëshuar nga Elysée biseda telefonike zgjati një orë e dhjetë minuta, ndërsa bëhet e ditur se Macron adresoi situatën e përkeqësuar në Ukrainë, bombardimet e vazhdueshme të civilëve, mungesën e respektimit të ligjit humanitar, si dhe kërkoi që të merren masa konkrete dhe të verifikueshme për t’i dhënë fund rrethimit të Mariupolit. Ndërkohë që Kremlini në një deklaratë pas bisedës, thekson se presidenti Putin e siguroi Macron që forcat ushtarake ruse do të bëjnë gjithçka…

Read More

“Vrapojmë pas arit, se nga ari varet gjithçka. Ah ne të mjerët,”- shkruante Goethe tek Fausti për arin që është gjithnjë atraktiv në kohë krizash. Fjali që shëmbëllen fort mirë atë çka pa ndodh jo vetëm me të huajt por edhe me shqiptarët që kanë nisur të investojnë e të blejnë flori që pas pushtimit të Ukrainës. Ari, që konsiderohet gjithnjë si strehë e sigurt gjatë kohërave të pasigurisë gjeopolitike dhe inflacionit në rritje, me konfliktin që i shtohet presionit ekzistues, po ‘luan’ rolin e tij tradicional për të gjithë qytetarët që janë përfshirë në ethet e panikut. Operatorët e…

Read More

Modelja Beniada Nishani është zhvendosur në Tiranë, ku po kalon pjesën më të madhe të kohës, për shkak të angazhimeve në Shqipëri. Finalistja e “Big Brother VIP Albania 1”, para se të bëhej pjesë e ‘reality show-t’ jetonte në Itali, por vazhdimisht ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në atdhe. Një shtysë drejt këtij vendimi ka qenë dhe projekti në emisionin “Procesi Sportiv”, që bukuroshes i erdhi si dhuratë kur ishte brenda shtëpisë së “BBV”.

Read More

Pas sanksioneve të vendosura nga blloku Perëndimor, Moska e ka pasur shumë të vështirë që të gjejë blerës dhe për këtë arsye është duke ulur çmimin e lëndëve të saj të para. Duke përfituar nga situata, që nga fillimi i Marsit, India ka blerë 360 mijë barela nafte ruse, një sasi katër herë më e madhe se në të njëjtën periudhë në vitin 2021. Por, përveç të qenit një mundësi ekonomike, duke i ofruar mundësinë Rusisë që të kursejë në shpenzimet publike dhe në bilancin tregtar, blerja e naftës ruse konsiderohet një gjest politik. Kjo pasi gjiganti aziatik ka abstenuar…

Read More

Kanë dalë pamje të reja të luftimeve mes ukrainasve dhe rusëve. ‘The Sun’ ka bërë publike një video ku shihet momenti kur raketat ‘Stugna-P’ të përdorura nga ana ukrainase hedhin në erë tanket ruse. Videoja e publikuar nga ‘The Sun’ është marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës së bashku me një deklaratë ku thuhej se sistemet e armëve të përdorura ishin sistemet raketore antitank PTRK “Stugna-P”. Stugna-P është një sistem raketor antitank i gjeneratës së dytë, i drejtuar me lazer, i cili u zhvillua nga byroja e projektimit në Kiev, Luch. Zakonisht lëshojnë raketa të…

Read More

Ka ardhur më në fund koha që Donald Veshaj të rikthehet me projekte të reja. Pas aventurës në “Big Brother VIP”, ku fitoi një popullaritet tepër të lartë, ai ka plotësuar dëshirën e fansave për të qenë më pranë tyre. Nëse të gjithë ishin duke pritur një emision, Donaldi ka zgjedhur një këngë dhe ka paralajmëruar se videoklipi do të publikohet nesër në orën 18:00. “Ok, une duhet te beja dicka, me shume dashuri neser ora 18:00 premiere ne youtube”, ka shkruar ai krahas një pjese të trasmetuar nga videoklipi. Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, është teksti…

Read More

Demokrati Edvin Kulluri tregon synimin e tij për t’u bërë kryetar dhe opinionin që ka për dyshen Basha-Berisha. Kullari tha se në këtë betejë nuk është i vetëm pasi ka mijëra demokratë që mendojnë si ai. Sipas tij në parti mungon gara, pasi palët janë në shumicë dhe kjo shumicë i pengon në një garë reale. “Këta janë njerëz në shumicë se po të mos ishin shumicë do të bënin garë reale. Në parti asnjëra palë nuk ka dëshirë të bëjë garë”, u shpreh Kulluri. Kulluri dyshon se afati pesë ditor për vendosjen e kryetarit të degëve tregon panik nga…

Read More

Bosnja mbetet një nga vendet e pakta europiane që nuk ka vendosur asnjë sanksion kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Por ndryshe nga Serbia apo Bjellorusia, vendi e gjeti veten të ndarë për këtë çështje – një reflektim i ndarjeve të saj të brendshme politike. Ndërsa shumë liderë vendas janë të etur për të dënuar agresionin rus, të tjerë nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga lidhjet e tyre të ngushta me Kremlinin. Mbyllja e brirëve mbi Ukrainën vetëm sa ka përkeqësuar krizën politike disamujore, që mendohet të jetë më e keqja në tre dekadat që kur vendi shpalli…

Read More

Faza aktive e luftës pritet të përfundojë pas 2-3 javësh. Këshilltari i Byrosë së Ukrainës, Oleksiy Arestovych, shkroi në kanalin e tij Telegram se faza aktive pothuajse ka përfunduar pranë Kievit, Kharkivit, Sumy-t dhe Chernihiv-it. “Edhe nëse rusët do të shtonin disa rezerva për të shkuar në ofensivë, përsëri do të përfundojë me humbjen e tyre. Fundi është këtu, humbën strategjikisht, humbën dhe shpejt. Mendoj se në mes ose në fund të prillit, banorët e Kievit që janë larguar do të mund të kthehen në shtëpi,” shtoi më tej ai.

Read More

Pranvera ka ardhur, por jo gjithmonë trupi reagon pozitivisht ndaj ndryshimeve të temperaturës. Lodhje, dhimbje koke, apati, gjendje dobësie, mungesë oreksi, të gjitha këto i atribuohen asaj që në gjuhën e popullit quhet “periudha e ndryshimit të gjakut. Shenjat e mësipërme janë më të theksuara në persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, organizmi i të cilëve jo gjithnjë i përballon aq lehtë. Sistemi që preket më shumë është ai kardiovaskular. Mekanizmi është shumë i thjeshtë, pasi të gjithë e dinë se nga të ftohtit trupi i njeriut tkurret. Për pasojë dhe enët e gjakut. Duke pasur një seksion më…

Read More

Cilat janë punimet që kërkojnë leje nga Bashkia dhe cilat nga njësia administrative? Ka disa punime, si ato të mirëmbajtjes së zakonshme, p.sh. ato që parashikojnë rinovimin apo zëvendësimin e disa strukturave ekzistuese apo impianteve, për të cilat bëhet një kërkesë e thjeshtë në njësinë administrative. Për ta thjeshtuar edhe më shumë për personat e interesuar, mund të bëjmë një listë të këtyre punimeve: riparimi ose zëvendësimi i dyshemesë, rifreskimi i ngjyrave të fasadës apo suvatimi i saj, zëvendësimi i dritareve ose i dyerve të brendshme ose të jashtme. Për të gjitha këto lloje punimesh, të cilat hyjnë në kategorinë…

Read More