Nga Lorenc Vangjeli Për të qenë politikisht korrekt, pohimi që protestat janë kurdoherë të drejta, duhet thënë që në krye të herës. Protestat paqësore dhe qytetare janë ushqim i domosdoshëm për një shoqëri, janë “palestra” dhe salla e forcës me qeverisjen, cilado qoftë kjo. Janë pasqyrë shpesh reale e problemeve përballë vetëkënaqësisë që jep bindja e rreme e zgjidhjeve përfundimtare. Në rastin shqiptar, nuk është gjithmonë kështu sepse Shqipëria ka një demokraci hibride dhe për më shumë, shoqëria nuk i ka shpëtuar ende qasjes bolshevike të saj në raport me shtetin. E gjithë ngrehina shtetërore në Shqipëri shihet me paranojë…
Author: tirana
Është tensionuar situata në protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve përpara Kryeministrisë. Policia ka tentuar të largojë protestuesit nga sheshi. BR0UOEL5 Sipas policisë, leja e protestuesve ka mbaruar. Ndërkohë që protestuesit pretendojnë se ata kanë bërë një njoftim tek policia për vijimin e protestës.
Dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë, janë gjobitur për shkak se kishin rritur çmimin e naftës mbi atë që kishte përcaktuar Bordi i Administrimit. Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale. Kreu i qeverisë bën me dije se ata janë ndërshkuar me masën më të ashpër administrative. Rama shton se duke nisur nga java tjetër, do të hyjë në fuqi vendimi për sekuestrimin e çdo pike karburanti për ngritjen e çmimit. Postimi i Edi Ramës: Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin…
Ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar nje fitore të opozitës dhe mbarë shqiptarëve rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Berisha tha se 6 marsi shënoi edhe rikthimin e tij në skenën politike dhe në opozitë. “Kjo ishte një fitore e opozitës dhe mbarë shqiptarëve. Me 6 mars afirmohet përfundimisht opozita e vërtetë në Shqipëri. Nuk ka shqiptar që nuk thotë se Shtëpia e Lirisë është opozita e vërtetë e Shqipërisë. Në këtë situatë dëshpëruese e kaotike për shqiptarët zhvillimi pozitiv ishte rezultati i 6 marsit. A kishte kjo lidhje me…
Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit, janë kryer 1,145 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll. Janë 614 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në…
Dy automjete, tip furgon, janë përfshirë nga flakët në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier. Banorë të zonës kanë njoftuar reparin zjarrfikës, ndërsa dy automjetet janë shkrumbuar totalisht. Jashtë kamerës banorët kanë treguar se dy makinat ishin të parkuara aty prej disa kohësh, ndërsa nuk kanë arritur të shohin se kush mund ti ketë vendosur flakën. Mësohet se fillimisht zjarri ka përfshirë njërën prej makinave e më pas, favorizuar edhe nga era, është djegur edhe automjeti tjetër. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke evituar përhapjen e tyre në këtë zonë të banuar. Shkaqet e zjarrit ende nuk…
Dremitja e shpeshtë ose dremitja e rregullt për periudha të gjata gjatë ditës mund të jetë një shenjë e demencës së hershme tek të moshuarit, zbuloi një studim i ri. Të moshuarit që dremisnin të paktën një herë në ditë ose më shumë se një orë në ditë kishin 40% më shumë gjasa për të zhvilluar Alzheimer sesa ata që nuk dremisnin çdo ditë ose më pak se një orë në ditë, sipas studimit të publikuar të enjten në Alzheimer’s and Dementia: Gazeta e Shoqatës së Alzheimerit. Rezultatet i bëjnë jehonë gjetjeve të një studimi të mëparshëm nga ekspertët, të…
Një bazë e vjetër ajrore në Shqipëri do të shndërrohet në një bazë taktike operacionale të NATO-s. Në muajin janar filloi puna në bazën ajrore të Kuçovës për ta bërë atë një nyje moderne operacionale për disa lloje avionësh luftarakë të teknologjisë më të fundit. Agjensia Mbështetëse e Prokurimeve të NATO-s ka angazhuar një fond prej 55 milionë dollarësh për rinovimin e pistave të avionëve, depozitave të karburantit dhe depove të armatimit. Pritet që baza të bëhet operacionale deri në vitin 2023. Viktor Vangjeli, tashmë në moshën 83 vjeçare, shërbeu për 27 vite si pilot me avionët MiG-19, përpara se…
Të evakuuarit nga qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar nga sulmet e ushtrisë ruse që gjenden prej javësh të bombarduar.ludfa “Nuk ka Mariupol,” thotë 54 vjearja Lyudmyla, një mësuese e gjuhës angleze, ndërsa mbërrin në Zaporizhzhia, rreth 250 km larg Mariupolit. “Kemi ndenjur 10 ditë në bodrum dhe nuk kemi dalë asnjë herë, s’kemi pasur as ujë, as energji elektrike”. Lyudmyla thotë se i mungojnë vërtet fëmijët që i mësonte. “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë të bëj tani.” Një tjetër i evakuuar, Sergiy, 44 vjeç, thotë se ka udhëtuar nga Mariupol me familjen, qenin…
Parlamenti ka votuar pardje me 80 vota pro dhe 26 kundër, ligjin që parashikon penalitetet për bizneset që do të vijojnë të përdorin qeset plastike që nga 1 qershori, por jo për qytetarët. Lidhur me këtë, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, thotë për gazetaren Klementina Cenkollari në edicionin e lajmeve në MCN Tv, se tashmë sfidë në vete paraqet së pari vetëdijesimi i qytetarëve që nuk duhet të përdorim më këto qese të pareciklueshme, të cilat kthehen në dëm për shëndetin tonë. “Disa amendime që ju bënë ligjit, gjatë debatit edhe në komisione, përfshirë edhe heqjen e gjobës…
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët shqiptarë që jetojnë në Rusi të kontaktojnë përmes numrave të telefonit në rast se ndodhen në situata emergjente ose nëse kanë kërcënim real për sigurinë dhe jetën e tyre. MEPJ njofton se ambasada e Shqipërisë në Rusi e ka të pamundur aksesin në profilet e saj për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale. Njoftimi i MEPJ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në…
Ukraina i ka bërë rezistencë të fortë Rusisë gjatë 24 ditëve luftë. Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka deklaruar se ushtarët rusë po i detyrojnë burrat ukrainas t’i heqin bluzat e tyre për t’i kontrolluar nëse kanë tatuazhe me simbolika nacionaliste në trupat e tyre. Sipas saj, kjo po ndodh në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ndërsa ka publikuar edhe fotografitë në Twitter.