Author: tirana

Një video e një oficeri policie në Mariupol, ku përleshjet janë intensifikuar, ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në rrjet. Oficeri, Michail Vershnin, i drejton lutjet e tij Joe Biden dhe Emmanuel Macron duke thënë se qyteti i tij është “fshirë nga faqja e dheut”. “Fëmijët, të moshuarit po vdesin. Qyteti është shkatërruar dhe është fshirë nga faqja e dheut”, tha ai në rusisht në videon e filmuar të premten. “Ju keni premtuar se do të ketë ndihmë, na jepni atë ndihmë. Biden, Macron, ju jeni udhëheqës të mëdhenj. Bëhuni udhëheqës të mëdhenj deri në fund”, tha ai.

Read More

Dashi: Sot do të jeni pak nervozë pasi gjërat mund të mos shkojnë ashtu sic duhet në dashuri. Tregohuni të kujdesshëm në investime apo lëvizje të tjera financiare. Zgjidhjet që kërkoni nuk janë të thjeshta. Demi: Sot është një ditë e mirë për dashurinë. E diela është e rëndësishme, veçanërisht me një Peshore ose Bricjap. Mos harroni seriozitetin në punë edhe nëse jeni tepër të emocionuar. Binjakët: Falë ndikimit të Hënës, do të jeni mjaft të lumtur nga ana sentimentale. Bëni kujdes me paratë, por mos i nënvlerësoni propozimet e ardhshme. Gaforrja: Jeni nervoz në dashuri, por duhet të ruani…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për aksidentin e rëndë në galerinë e kromit në Tropojë që u mori jetën dy personave dhe për rastin tjetër në Tiranë ku humbi jetën një tjetër punëtor. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se humbja e tyre është një dramë e madhe për një vend si Shqipëria, ku sot duhet të jetë një ditë e zezë. Braçe shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave, teksa u kërkon ndjesë që puna në këtë vend nuk u bë kurrë e sigurt. Postimi i Erion Braçes: Humbëm sot tre punëtorë! Tre punëtorë…

Read More

Një stërvitje midis tre aeroplanmbajtëseve më të rëndësishme të NATO është duke u zhvilluar në Gjirin e Tarantos. Ditët e fundit, aeroplanmbajtëjsja Cavour, flamuri i Marinës Italiane ka lundruar në jug, ku ka arritur dhe aeroplanmbajtësja amerikane Truman dhe aeroplanmbajtësja franceze De Gaulle. Kjo e fundit është aktualisht anija e parë dhe e vetmja me energji bërthamore që është ndërtuar në Evropën Perëndimore. Stërvitja përshkruhet si mjaft komplekse dhe është pjesë e një aktiviteti stërvitor që do të testojë sistemet e ndërveprimit midis tre marinave, të cilat ndër të tjera nuk janë të gjurmueshme nga sistemet satelitore pasi kanë fikur…

Read More

Profesori Michael Clarke, analist i mbrojtjes, thotë për Sky News se Rusia do të duhet të bashkojë forcat e saj në jug dhe veri të Ukrainës nëse do të bëjë progres real. Ai thotë se trupave ruse me gjasë do t’u duhet të bashkohen rreth qytetit antik të Poltava në mënyrë që të rrethojnë forcat ukrainase. “Nëse ky rrethim fillon të ndodhë, atëherë ukrainasit duhet të vendosin të lëvizin drejt perëndimit për të shpëtuar veten, për të jetuar, për të luftuar një ditë tjetër dhe me gjasë për të mbrojtur Kievin”, thotë ai. “Por nëse e bëjnë këtë, ata do të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ka sakrifikuar shumë për t’u rikthyer në garë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ai tha se e kishte ndërtuar jetën e tij me projekte të tjera, teksa tregoi se të afërmit kishin dyshime mbi vendimin e tij. Berisha u shpreh se fëmijët e kishin pyetur nëse ishte i sigurt do të kishte sërish mbështetjen e qytetarëve dhe ai ishte përgjigjur se nuk kishte asnjë siguri. “Vetë rikthimi është sakrificë. Kisha ndërtuar jetën time me projekte të tjera. Unë pothuajse i kam sakrifikuar ato dhe mora rrugën e rikthimit. Nuk ishte një rrugë…

Read More

Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit në Departamentin e Shtetit në raportin e fundit të publikuar thekson Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje.about:blank DASH thekson se Shqipëria ka një ekonomi të madhe “cash” dhe një sektor informal, me remitanca të konsiderueshme dhe flukse parash investimesh nga jashtë. Trafikimi i narkotikëve dhe aktivitetet e tjera të krimit të organizuar janë burimet kryesore të fondeve të pastruara. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjete që veprojnë gjerësisht në të…

Read More

Tirana forcoi pozitën në krye të renditjes, duke arritur fitoren e radhës. Bardheblutë mundën 1 – 0 Dinamon në derbin e zhvilluar të shtunën në Elbasan Arena. Dinamovitët që kishin në stol për herë të parë italianin Rodolfo Vanoli patëm më shumë shanse në pjesën e parë, madje iu anulua një gol me ndërhyrjen e sistemit VAR. Tirana rriti ritmin në të dytën dhe De Silva realizoi në minutën e 69’. Bekaj bëri mrekullinë në minutat e fundit, duke i pritur penalltinë Ibraimit. Egnatia mundi Vllazninë me rezultatin 3 – 0 me golat e braziliani Pedro Augusto. Shkodranët nuk reaguan…

Read More

Napoli fitoi me përmbysje 2 – 1 sfidën me Udinezen e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin Diego Maradona. Pas golit të miqve në pjesën e parë, në të dytën vendasit u kundërpërgjigjën me nigerianin Osinmeh. Me këtë rezultat Napoli barazohet me pikë me Milanin që do të luajë sot në mbrëmje takimin në fushën e Kaljarit.

Read More

Luigj Vathi ,Zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit në një deklaratë për mediat ka mohuar akuzat se efektive të policisë kanë shpërndarë qytetarët që po protestonin në shesh. Vathi tha se ata kanë marrë një njoftim me letër për lirimin e saj. “Në bazë të njoftimit nga organizatorët policia ka marrë masat për mbarëvajtjen. Pas një kërkese të dytë ne u kemi kërkuar lirimin e rrugës. Policia e shtetit nuk i ka shpërndarë protestuesit. Ne thjesht kemi liruar rrugën për mbarëvajtjen e automjeteve. Garantoj që çdo qytetar ka të drejtë të protestojë pa cënuar të drejtat e të tjerëve”, tha…

Read More

Kina i ka përshkruar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë si “duke i cilësuar gjithnjë e më të egra. Duke folur në një forum sigurie në Pekin, zëvendësministri i Jashtëm Le Yucheng tha: “Sanksionet kundër Rusisë po bëhen gjithnjë e më të egra”. Ai shtoi se shtetasve rusë po privoheshin nga pasuritë jashtë shtetit pa asnjë arsye. “Historia ka dëshmuar vazhdimisht se sanksionet nuk mund të zgjidhin problemet. Sanksionet do të dëmtojnë vetëm njerëzit e zakonshëm, do të ndikojnë në sistemin ekonomik dhe financiar… dhe do të përkeqësojnë ekonominë globale”. Le pranoi gjithashtu frikën e Moskës nga NATO, duke thënë se aleanca…

Read More

Ukrainsja Yaroslava Mahuchikh fitoi medaljen e artë emocionale në kërcim për së larti në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Beograd të Serbisë. 20-vjeçares iu deshën tre ditë për të arritur nga Ukraina në kryeqytetin serb. Turma brohoriti teksa ajo mbante lart flamurin e vendit të saj. “Është një gjë shumë e rëndësishme për vendin tim”, tha Mahuchikh për BBC Sport. “Për mua, ardhja këtu ishte e vështirë, tre ditë me makinë dhe të kërceja këtu ishte shumë e vështirë psikologjikisht sepse zemra ime mbetet në vendin tim. Është shumë e vështirë, por mendoj se kam bërë shumë mirë për vendin…

Read More