Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Policia njofton se është ndaluar një 26-vjeçar me iniciale B. H. i cili ishte shpallur në kërkim. I riu më 18 mars ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke kanosur një 18-vjeçar me iniciale A. P . Më pas ai është ndihmuar nga një 21-vjeçar që të largohet. Ngjarja ka ndodhur në periferi të kryeqytetit, Babrru. Ndërsa Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë kapur E. Ç., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi”,…
Author: tirana
Mbrëmjen e djeshme, Parku Arkeologjik i Bylisit është përfshirë egërsisht nga flakët të cilat vunë në rrezik gjithçka. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Hekal i cili ndodhet shumë pranë këtij parku. Zjarri është përhapur me shpejtësi në kodrat me shkurre e pemë, kjo edhe për faktin se është favorizuar nga era. Për fat të mirë, flakët e zjarrit nuk kanë rrezikuar banesat dhe deri më tani është raportuar vetëm për djegie bimësh, kryesisht pemë ulliri. Nga dyshohimet paraprake, mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Sunday Times”, kryeministri britanik, Boris Johnson i është drejtuar me një thirrje Kinës që të heqë dorë nga neutraliteti dhe të shprehë qëndrim duke dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Johnson ka deklaruar gjithashtu se të dalësh në krah të Rusisë do të thotë që të zgjedhësh “anën e gabuar në Luftën e Dytë Botërore”, ndërsa e k cilësuar këtë të fundit si betejë mes të mirës dhe së keqes. “Me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të mizorive ruse, mendoj se bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe politikisht e…
Në videomesazhin e mbajtur gjatë mbrëmjes së djeshme, psresidenti i Ukrainës njoftoi se janë vënë kufizime sa i përket aktivitetit të 11 partive politike në vend të cilat janë me prirje pro ruse. Këtu përfshihen edhe disa personazhe të politikës për lidhje me shtetin rus. Në fjalën e tij në videomesazh, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky renditi disa emra, duke përfshirë Platformën e Opozitës ‘Për Jetën’, një nga partitë më të mëdha pro-ruse me përfaqësues në parlamentin e Ukrainës. Sakaq, partitë e tjera politike të kufizuara përfshijnë Bllokun e Opozitës, Partinë e Sheriatit, Jonën, Opozitën e Majtë, Bashkimin e Forcave të…
Të shtunën, autoritetet raportuan se ushtarët rusë kanë depërtuar thellë në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe ka pasur luftime në rrugët e këtij qyteti. Ndërkaq, të dielën, zyrtarët ukrainas thanë se një shkollë, që po strehonte 400 persona, është bombarduar nga Rusia. Më poshtë mund të mësoni pse Rusia e konsideron të rëndësishëm këtë qytet-port në jug të Ukrainës? Nëse Mariupoli bie nën kontrollin e trupave ruse, atëherë Rusia do të kishte nën kontroll një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve lindore ukrainase Donjeck dhe Luhansk, pjesë…
Ndërkohë që po i afrohemi gjithnjë e më shumë fundit të vitit kalendarik 2021-2022, gara në Abissnet Superiore sa vjen e bëhet edhe më e nxehte dhe interesante. Klubet janë nën presion për të arritur objektivat e tyre në këto javë të mbetura megjithë vështirësitë dhe rivalitetin që qëndrojnë në mes. Një nga përballjet më të forta të kësaj jave është edhe Laçi-Teuta e cila konsiderohet si një finale. Fitoret e Kastriotit dhe Egnatias një ditë më parë e kanë vënë në pozitë të vështirë klubin durrsak, që sot do të kërkojë maksimumin në transfertën e vështirë ndaj kurbinasve në…
Shqipëri Sipas meteorologëve, ditën e sotme mbetet moti i qëndrueshëm prezent në pjesën më të madhe të vendit tonë duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash në zonat Veriore dhe Qëndrore. Por në zonat Jugore të Shqipërisë vranësirat do të zhvillohen herë pas here duke gjeneruara reshje të pakta dhe të izoluara. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C. Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. Kosova Vijojnë vranësirat e…
Sot kemi hyrë në ditën e 25-të tëluftimeve që po zhvilloen mes Rusisë dhe Ukrainës. Në prononcimin e tij të fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sulmet e rusëve ndaj qytetit të rrethuar të Mariupolit janë krime lufte dhe “akte terrori” që do të “mbahen mend për shekuj me radhë. Mariupoli do të mbahet mend gjatë në histori si shembulli i krimeve të luftës”, tha ai. Nëpërmjet një video-mesazhi të cilin e publikoi në orët e para të kësaj të diele, Zelenskyy tha mes të tjerash edhe:L “T’ia bësh këtë një qyteti paqësor, atë që pushtuesit e bënë, është…
Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama ka menduar të ndajë me qytetarët disa fotografi me pamje nga një prej atraksioneve turistike më të mëdha të Shqipërisë, Valbona e bukur. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Rama ka publikuar imazhe nga Valbona të cilat janë të mrekullueshme. Në shkrimin e tij krahas fotove, Rama thekson se Valbona dimërore destinacioni kryesor për personat që pëlqejnë aventurat e majave me dëborë. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me Valbonën dimërore që është kthyer në një nga adresat e preferuara jo vetëm për vizitorët vendas, po edhe të huajt që pëlqejnë aventurën e…
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), bëhet me dije se minimumi 847 civilë kanë rënë viktimë e sulmeve ruse. Mes tyre, 64 ishin fëmijë. Bazuar gjtihmonë në raportin e OKB-së, 1,399 civilë të tjerë, duke përfshirë mes tyre 78 fëmijë, janë plagosur deri më tani, kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore. Shumica e viktimave u shkaktuan nga armët shpërthyese, të tilla si granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë tyta, si dhe nga raketat dhe sulmet ajrore, thuhet ndër të tjera. Besohet…
Një deklaratë e Kshillit të qytetit të Mariupolit bëri të ditur lajmin se trupat ruse kanë bombarduar një shkollë brenda sv cilës strehoheshin 400 persona. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e shtunë. Këshilli i qytetit, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, theksoi se godina e shkollës është shkatërruar dhe se banorët ndodhen ende nën rrënoja. Mes tyre ka patur gra, fëmijë dhe të moshuar të cilët kanë qenë duke u strehuar në këtë shkollë, njoftojnë zyrtarët ukrainas. Megjithatë, akoma nuk është regjistruar ndonjë viktimë nga ky sulm. Madje ky lajm për sulmin ende nuk është konfirmuar në mënyrë…
Deputeti i PD Edi Paloka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se demokratët duan rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të partisë. Teksa është pyetur nëse ka ambicie për të marrë drejtimin e PD, Paloka u shpreh në një intervistë televizive se edhe ia mund të garojë, por ripërsëriti se rikthimi i Berishës erdhi si nevojë e demokratëve. “Këto 30 vite eksperiencë më kanë bërë realist dhe të kem një nuhatje politike. Në këtë moment demokratët e kanë bërë zgjedhjet e tyre brenda PD dhe është Berisha. Rikthimi i Berishës erdhi si nevojë i demokratëve. Unë do të mbështesë…