Author: tirana

Nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ardhur lajmi se është konfirmuar rasti i parë i Influencës Aviare i tipit H5N8, në një stabiliment në Durrës ku mbarështohen shpendë. Menjëherë sapo Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë sinjalizimin e parë për ngordhje të pulave, ka nisur gjurmimi i sëmundjes nga autoritetet ligjzbatuese duke kryer si fillim një hetim të thelluar epidemiologjik. Analizat e njëpasnjëshme, në ditë të ndryshme, në kampione të ndryshme, në stabilimente të ndryshme, në të gjithë vendin, marrë gjatë kësaj periudhe konfirmonin sëmundjen e laringotrakeik gjendur vetëm në dy stabilimente në Durrës. Ndërsa gjurmimi…

Read More

Ditën e sotme, Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi dha një reagim nëpërmjet të cilit theksoio se koha do të provojë pozicionin e tyre. Ai është shprehur i bindur se vendi i tij po mban qëndrimin e duhur dhe kjo do provohet me kohë se është ana e duhur e historisë lidhur me luftën në Ukrainë. “Kina do të vazhdojë të bëjë gjykime të pavarura bazuar në meritat e çështjes dhe në një qëndrim objektiv sa i takon të drejtave. Ne kurrë nuk do të pranojmë asnjë shtrëngim dhe presion të jashtëm, dhe gjithashtu kundërshtojmë çdo akuzë dhe dyshim të…

Read More

Autoritetet lokale në Kharkiv deklaruan se të paktën 5 civilë mbetën të vrarë nga granatimet e fundit të ftrupave ruse. Nga sa bën me dije policia rajonale në Kharkiv, në mesin e viktimave nga sulmet me artileri ruse në orët e para të së dielës është edhe një djalë 9-vjeçar. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë. Ai është rrethuar nga trupat ruse që prej datës 24 shkurt kur Putin urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës. Vazhdimisht, ky qytet ka qenë cak i sulmeve të njëpasnjëshme ruse.

Read More

Në juglindjen e vendit janë regjistruar reshje dëbore gjatë orëve të fundit. Intensiteti i tyre ka qënë i ulët, megjithatë duhet të tregohet kujdes. Këtë sugjeron edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se drejtuesit që kalojnë në aksin Qafë Thanë –Kapshticë duhet që të jenë të kujdesshëm, pasi në orët e fundit ka pas reshje bore dhe temperatura të ulëta. ‘Në Qafë Thanë-Kapshticë ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët🌨 ❄️Temperaturat kanë qenë -5°C⚠️ U punua me mjete borëpastruese 🚧dhe për shpërndarjen e kripës🛣 Qarkullimi kryhet pa…

Read More

Gjatënjë daljeje publike në emisionin “Sophy Ridge” në televizionin “Sky News”, zvendëskryeministrja e Ukrainës lëshoi akuza të rënda ndaj Rusisë ku i bëri përgjegjës ata për kryerjen e akteve të “gjenocidit” gjatë pushtimit të vendit të saj. Zv. kryeministrja ukrainase, Olha Stefanishyna deklaroi se ajo “beson absolutisht” se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin “janë kriminelë lufte”. Stefanishyna tha se numri i “viktimave civile” të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë “shumë më i madh se forcat e armatosura të Ukrainës” dhe pretendoi se “gratë…

Read More

Rust kanë bombarduar së fundmi edhe fabrikën e hekurit dhe çelikut në Mariupol, e cila konsiderohej si më e madhja në Europë. Në fillim u raportuan për shpërthime por ende nuk diheshin dëmet reale në të, ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe ligjvënësit ukrainas konfirmuan lajmin duke thënë se “po ajo u shkatërrua nga granatimet ruse”. Drejtori i përgjithshëm i Azovstol (ky është emri me të cilin njihej fabrika) u shpreh në “Telegram” se fabrika u godit nga bombardimet ruse, por pa specifikuar konkretisht shkallën e dëmit që ishte shkaktuar atje. Ai shtoi ndër të tjera se punëtorët e fabrikës…

Read More

Policia ka arrestuar 2 persona në Krujë me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Nga burime zyrtare të policisë njoftohet se në sajë të operacionit të koduar “Derveni”, u bë i mundur arrestimi i shtetasve Ll. L., 57 vjeç dhe E. L., 24 vjeç të cilët ishin babë e bir. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambienteve përreth saj në pronësi të babë e bir, banues në Derveni, policia ka gjetur një stallë të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Po ashtu, brenda ambienete u gjetën dhe u sekuestruan 316 fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar…

Read More

Mënyra më e mirë për të raportuar një luftë është ta shihni vetë. Kjo ishte arsyeja pse, jo shumë kohë pasi mbërrita në Kiev, e gjeta veten të shtrirë përtokë pranë një ure në periferinë veriperëndimore të qytetit, ndërsa predhat hynin nga pala ruse. Kisha filmuar dhe intervistuar civilë teksa dilnin nga Irpin, një qytet i vogël në buzë të kryeqytetit. Ushtria ukrainase e kishte hedhur në erë urën për të ndaluar rusët ta përdornin atë nëse depërtonin. Qindra njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë dhe të moshuar, si dhe qen dhe mace, po grumbulloheshin mbi një sërë dërrasash të rrëshqitshme…

Read More

Mbrë mja e sotme pritet të na dhurojë emocione të forta pasi në fushë do të zbresin 2 rivalë të përjetshëm, Real Madrid dhe Barcelona. Dueli i lavdishëm dhe i shumëpritur i El Clasicos do të luhet në shtëpinë e madrilenëve, në stadiumin Santiago Bernabeu. Los Blancos do të duhet të bëjnë pa sulmuesin e tyre kryesor, Karim Benzema i cili nuk mundi të rikuperohej në kohë për shkak të një dëmtimi. Megjithatë në vend të francezit, tranjeri Ancelotti pritet të hedhi nga minuta e parë brazilianin Rodrygo. Nga krahu tjetër, tekniku i blaugranasve, Xavi pritet të startojë me skemëm…

Read More

Këtë paradite, kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbritur vetë në terren për të inspektuar personalisht çmimet e ushqimeve nëpër markete. Kjo vizitë e kryeministrit në market vjen në kuadër të administrimit të çmimit të ushqimeve nëpër markete. Gjatë kësaj vizite, Rama theksoi ëse në këtë situatë e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm ndërsa marzhi i fitimit në këto momente duhet me patjetër të jetë super minimal. Kreu i qeverisë shoqërohej në këtë vizitë edhe nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Mes të tjerash, Rama theksoi gjithashtu se shteti nuk mund të ndërhyjë…

Read More

Deri në ditën e 2-të të luftës që është shënuar sot, janë raportuar qindra shpërthime dhe civilë të vrarë, mes tyre edhe shumë fëmijë. Për fat të keq, numri i të miturëve që mbeten viktimë e luftës në Ukrainë po rritet çdo ditë e më shumë. Parlamenti ukrainas ka publikuar një përditësim të fundit i cili thekson se që nga fillimi i konfliktit, për shkak të bombardimeve ruse kanë humbur jetën 115 fëmijë ndërsa rezultojnë të plagosur 140 të tjerë. Ndërkohë mëngjesin e sotëm autoritetet e Ukrainës kanë theksuar se në Mariupol është sulmuar një shkollë arti, brenda së cilës…

Read More

Pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë ku për pasojë humbën jetën 2 minatorë, policia ka arrestuar drejtuesin teknik të minierës në Tropojë. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit. Arsyeja e arrestimit të tij lidhet me ngjarjen e datës 19.03.2022, në fshatin Lajthizë, ku për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën dy punëtorë, shtetasit A. D., 41 vjeç dhe A. Zh., 40 vjeç. Njoftimi…

Read More