Author: tirana

Mëngjesin e kësaj të hënë, një shpërthim shumë i fortë ka tronditur zonën e Iteas, Grevena në Greqi. Shpërthimi konfirmohet se ka ndodhur në një fabrikë në zonë. Nga informacionet paraprake të raportuara në mediat vendase, si rezultat i kësaj ngjarjeje janë zhdukur tre persona, me siguri roje të repartit. Shërbimet zjarrfikëse dhe autoritetet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë. Ende nuk është zbuluar se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Read More

Sipas raportimeve, të paktën 4 persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bomba në një lagje tregtare në Kiev. Edhe shërbimet e urgjencës së Kievit konfirmojnë se të paktën katër persona janë vrarë në sulm. Ndërkohë, përmes një postim në kanalin e tij “Telegram”, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko u shpreh se ekipet e shpëtimit ishin ende duke shuar një zjarr të madh në vendin e sulmit. Disa pamje të cilat janë publikuar nga “BBC” tregojnë shërbimet e urgjencës teksa kryejnë operacionin e shpëtimi në një qendër tregtare në Kiev.

Read More

Shqipëria ka talent. Ajo mund ta vrasë një ngjarje duke e hedhur në fund të oqeanit të harresës, ose ta kryqëzojë duke e mbajtur, për ditë me radhë, në sytë e një turme që aq magjepset nga pretekstet morale, që jep po vetë për të ngulurin në hurin e linçimit publik, sa rri e kundron, me dorën nën mjekër, në pozën e përhumbur të atij që, mazeallah, nuk po merr pjesë në krim, por në një filozofi.  Dy ngjarje, që i ndajnë pak muaj nga njëra tjetra, e rëndojë kalendarin e hipokrizisë së përbashkët shoqërore. Më e reja, arrestimi në…

Read More

Dashi Do të favorizoheni në nisjen e një sipërmarrjeje të re. Mos humbisni kohë, por përpiquni të vini në zbatim projektet tuaja. Parashikimi për ditën e nesërme sa i përket financave do të jetë pozitiv. Demi Aftësia juaj për t’i pranuar gjërat që nuk mund të ndryshoni në jetën tuaj është për t’u pasur zili. Por nesër, do të ishte gjëja e duhur nëse tregoni më shumë vullnet për risi. Në dashuri, yjet ju favorizojnë. Binjaket Shfrytëzoni çdo gjë që është rreth jush për të arritur aty ku duhet te jeni, por mos u keqkuptoni. Kjo nuk ka të bëjë…

Read More

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i njërit prej makinave dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetet. “Më datë 21.03.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin H. N., 28 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin E. L., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi H. N., dhe pasagjerët e dy mjeteve, shtetasit M. F., dhe E. S., të cilët ndodhen në…

Read More

Bordi i Transparencës do të mblidhet sërish këtë të hënë për të caktuar çmimin e karburanteve. Për herë të fundit çmimi i karburanteve ndryshoi më 16 mars, ku u vendos që deri ditën e sotme çmimi i naftës të jetë 203 lekë/ litri, kurse i benzinës 206 lekë/ litri. Vendimi për të mbledhur një Bordit të Transparencës erdhi pas një rritjeje të fortë të çmimit të karburanteve dhjetë ditë më parë në treg duke kapur çmimin maksimal prej 270 lekë/ litri si për naftën ashtu edhe për benzinën.

Read More

Policia e Shtetit vazhdon punën e saj në kryerjen e operacioneve policore kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri e të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, krimeve ekonomike, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë në territor. Uniformat blu njoftuan se gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar 445 persona, nga këta: 151 janë arrestuar dhe 294 janë proceduar penalisht. Janë shpallur në kërkim 28 persona.Janë kapur…

Read More

Në një deklaratë të dhënë këtë të dielë, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire deklaroi se sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë po dëmtojnë ekonominë ruse dhe presidentin Vladimir Putin. Ministri Le Maire tha gjithashtu se ndalesa e importeve të naftës dhe gazit rus në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një opsion për Parisin. “Sanksionet po e dëmtojnë shtetin rus dhe po e dëmtojnë Vladimir Putinin. A duhet të ndërpresim menjëherë blerjen e naftës ruse, apo duhet të presim edhe pak dhe të ndalojmë importin e gazit rus? Presidenti i Francës, Emmanuel Macron] asnjëherë nuk i…

Read More

Gjatë kësaj të diele, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dha një intervistë për “CNN” ku theksoi se është plotësisht i gatshëm që të ulet dhe të negociojë me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Lideri rus i mëshon shumë këtyre negociatave pasi, si ç’tha dhe ai vetë, nëse përpjekjet për bisedime mes palëve nuk funksionojnë, kjo mund të shkaktojë një luftë edhe më të gjerë, duke nënkuptuar “një Luftë të Tretë Botërore”. “Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte,”  deklaroi Zelensky. “Nëse…

Read More

Së fundmi, zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se me mijëra njerëz janë dëtyruar forcërisht të largohen nga Mariupol duke u dërguar në qytete të ndryshme në Rusi. Sipas Këshillit të qytetit të Mariupolit, Rusia “merrte ilegalisht njerëz” nga rrethi i Livoberezhniy dhe nga një ndërtesë e klubit sportiv që përdorej nga më shumë se një mijë njerëz si strehë nga bombat. Nga Moska pretendojnë se autobusët që transportonin “refugjatë” nga Mariupol filluan të mbërrinin në Rusi të martën, por nuk i ka adresuar drejtpërdrejt këto pretendime. Tani, janë shfaqur akuza të tjera të kësaj natyre. Pyotr Andryuschenko u shpreh…

Read More

Vetëm para pak ditësh, moderatorja e njohur e ekranit shqiptar Dojna Mema bëri publik lajmin se është në pritje të ëmbël për të parën herë. Gjatë kohës që Mema prezantonte “Fun Club”, ajo në fakt ishte shtatzënë dhe mundohej të ‘kamuflohej’ disi, pasi publiku ende nuk e dinte këtë gjë. Përmes një pyetësori të clin e zhvilloi ditën e sotme me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, bukuroshja Dojna ka rrëfyer edhe disa të pathëna lidhur me shtatzëninë e saj. Dojna tha se meqënëse ajo dhe motra e saj janë të vetmet vajza në familje dhe nuk e kanë patur fatin…

Read More

Lufta e ashpr në Ukrainë ka detyruar njerzit që të marrin rrugët për t’iu larguar rrezikut. Mësohet se numri i personave që kanë braktisur tashmë vendin ka arritur në dëhjetë milionë njerëz, pra më shumë se një e katërta e popullsisë. Këto janë shifrat më të fundit të përditësuara ditën e sotme nga shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Read More