Author: tirana

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës që lamë pas duke bërë publike edhe ndëshkimet e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Bazuar në këtë bilanc, në pranga janë vënë 24 persona nga të cilët 15 janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ndërsa 9 të tjerë kanë qenë duke udhëtuar pa patentë. Sipas uniformave blu, janë pezulluar gjithsej 87 patenta si dhe janë 12 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çregjistruara në vendet e origjinës. Gjithashtu policia ka bllokuar edhe 16 automjete luksoze për mungesë dokumentacioni dhe me targa…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kinë, ku për pasojë një avion boeing me 133 pasagjerë në bord është rrëzuar. Ai i përkiste kompanisë “China Eastern Airlines”. Sipas raportimeve të televizionit shtetëror kinez, mësohet se avioni që transportonte 133 pasagjerë nga Kunming në Guangzhou pësoi një aksident në rajonin e njohur si Guangxi dhe shkaktoi zjarr në male. Avioni i përfshirë në aksident ishte Boeing 737 ndërsa numri i saktë viktimave nuk dihet akoma. Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje. Disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se në vendin e përplasjes ka rënë zjarr. China Eastern Airlines…

Read More

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me taksat e biznesit të madh, duke lehtësuar kështu barrën për biznesin e vogël. As këtë herë kreu i qeverisë nuk i ka kursyer ironitë, duke thënë se që prej 2014-ës, Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh. “Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!” ka shkruar kryeministri.

Read More

Nëpërmjet një prononcimi, Roja Kufitare Polake tha se mbi 2.1 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina për në Poloni. Konkretisht, shifra e të larguarëve është 2,114,000 që nga fillimi i luftës. Korrespondenti i “BBC”-së në Varshavë, Adam Easton, bëri me dije se numrat po bien. Vetëm ditën e dielë, 33,800 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia në “Twitter”, 16% më pak nga e shtuna. Deri në orën 06:00 të hënën, 5,700 kishin kaluar, që është 17% më pak nga e njëjta periudhë e së shtunës. Disa nga njerëzit që ikin tashmë janë larguar nga Polonia për në vendet e tjera të destinacionit.…

Read More

Pesë anije që transportonin disa mijëra tonë drithë në portin e Berdyansk në Ukrainën jugore u bllokuan nga ushtria ruse. Ishte vetë Guvernatori i Zaporizhzhia, Oleksandr Starukh ai që pohoi lajmin. Gjithashtu, dëshmitarët okularë të cituar nga “Kiev Independent”, raportojnë se anijet janë rrëmbyer nga rimorkiatorë rusë duke mos u lejuar të shkojnë në desticacion.

Read More

Ukraina vazhdon tëpërjetojë sulme të tmerrshme ku disa shpërthime të forta u raportuan orët e fundit nga Kievi. Autoritetet vendase u shprehën se disa shtëpi dhe një qendër tregtare u goditën, duke shkaktuar katër viktima. Ministria e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ruse që përparojnë në kryeqytet nga verilindja kanë ngecur, ndërsa ndodhen 24 km nga qendra e qytetit. Ndërkohë, ka pasur një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike në qytetin verilindor Sumy, i cili gjithashtu është i rrethuar nga forcat ruse. Zyrtarët u thanë banorëve të qytetit që të largohen në një rreze prej tre miljesh, sepse…

Read More

Sipas “The Guardian”, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë i ofroi qytetit të Mariopulit një afat kohor deri në orën 5 të mëngjesit për t’u dorëzuar, por këta të fundit kanë refuzuar kategorikisht çdo thirrje të tillë. “Lini armët. Në Mariopul po ndodh një katastrofë e tmerrshme humanitare. Të gjithë ata që do të dorëzojnë armët do t’u garantohet kalimi i sigurt nga Mariupol,” tha gjeneral Mikhail Mizintsev, drejtori i qendrës ruse të mbrojtjes kombëtare në një konferencë. Mizintsev shtoi se zyrtarët lokalë do të përballeshin me një “gjykatë ushtarake” nëse nuk do të binin dakord me kushtet e dorëzimit. Megjithatë…

Read More

Policia e Fierit ka njoftuar se ka vënë në pranga një 25-vjeçar, pasi akuzohet për krim mjedisor. Në pranga është vënë E. L., 25 vjeç, banues në Adë, Fier. Po ashtu, uniformat blu kanë shpallur në kërkim një tjetër shtetas me inicialet A. A., 46 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër. 25-vjeçari është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mollaj”, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe marrë inerte me kamionë, ndërsa shtetasi A. A., pronari i kamionit, u shpall në kërkim. Njoftimi i plotë i policisë: Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin…

Read More

Kina është duke u përballur me valën më të rëndë të pandemisë së koronavirusit, prej raportimit të rasteve të para në më shumë se dy vjet. Komisioni shëndetësor i Kinës ka regjistruar më shumë se 4,300 infektime lokale dhe raste asimptomatike të dielën. Disa miliona njerëz janë në izolim në Kinë, pasi shumë qytete kanë vendosur kufizime të pjesshme apo të plota në lëvizje. Shangai, Shenzhen dhe Tangshan janë në mesin e qyteteve më të prekura. Autoritetet kineze janë duke kryer edhe testime masive. Në provincën Henan, studentëve u është thënë në shumë universitete që të mos largohen nga kampuset.…

Read More

Zvicra dëshiron të presë bisedimet mes Kievit dhe Moskës. Lajmi është bërë i ditur sipas Kyiv Independent. Presidenti Ignazio Cassis tha se shpresonte se “armët do të heshtin së shpejti” dhe se Zvicra është e gatshme të ndërmjetësojë ose të presë negociatat. Cassis do të vizitojë sot kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës. Ende nuk dihet nëse palët do të bien dakord për një raund bisedimesh në Zvicër. Ndërkohë Zelensky ka deklaruar së fundmi se shikon Jerusalemin si një vend të përshtatshëm për bisedime.

Read More

Si ç’shkruan “Skynews”, Ministria e Jashtme kineze ka deklaruar se Kryqi i Kuq i Kinës do t’i dhurojë 10 milionë juanë (pra 1.1 milion paund) Ukrainës si ndihmë humanitare. Kjo lëvizje e Kinës vjen menjëherë pas paralajmërimit të presidentit amerikan Joe Biden se Kina do të përballet me pasoja të rënda nëse ndihmon në luftën kundër Ukrainës. Diçka e tillë mund të detyrojë presidentin kinez Xi Jinping të zgjedhë midis një marrëdhënieje të gjatë fitimprurëse tregtare me Perëndimin dhe një partneriteti strategjik në rritje me Moskën. Biden zhvilloi një bisedë telefonike prej gati dy-orësh me Xi të premten, me Shtëpinë…

Read More

Gruaja e një ish-deputeti ukrainas përveç ikjes nga lufta, ka tentuar të marrë me vete gati 30 milionë dollarë. Sipas mediave ukrainase, ajo është përpjekur të nxjerrë nga vendi këtë sasi të madhe parash e cila është pikasur nga rojet në kufirin hungarez. Bashkëshortja e ish-deputetit Kotvisky, u përpoq të dilte nga Ukraina duke ndjekur rrugën përmes Zakarpatska, bashkë me 30 milionë dollarë të fshehur në valixhet e saj të mëdha. Valixhet me shumë e madhe të parave u gjetën nga rojet kufitare, ndërsa origjina e tyre është ende nuk dihet. Media ukrainase shkruajnë se teksa vendi i tyre është…

Read More