Mësohet se Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim mbi ngjarjen e fundit të ndodhur në qytetin bregdetar ku ngordhën mijëra shpendë në disa pulari. Organi i akuzës thuhet se ka kërkuar informacion për të mësuar se në çfarë kohe është konstatuar rasti i parë dhe a janë vënë në dijeni institucionet përkatëse për këtë fakt apo jo. Ndër të tjera, institucioni i akuzës i ka kërkuar gjithashtu sot policisë që të sekuestrojë dokumente mbi praktiken që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve.
Author: tirana
Mbledhja e radhës e zhvilluar ditën e sotme e Bordit të Transparancës i cili u ngrit për të menaxhuar çmimin e tregtimit të karburantit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, ka përcaktuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vendin tonë, të cilat kanë shënuar rritje në krahasim me nivelin aktual. Sipas informacioneve të dala nga kjo mbledhje, çmimi i naftës do të jetë 221 lekë për litër, nga 203 lekë që ishte deri më sot dhe benzina 211 lekë, nga 206 që ishte më pare. Vendimi hyn në fuqi nga e marta, datë 22 mars deri…
Vijojnë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës ku sot kemi hyrë në ditën e 26-të të saj. Deri më sot, konflikti në Ukrainë ka shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur. Këtë të hënë, Kremlini ka deklaruar se nuk ka asnjë përparim të madh në bisedimet për paqe në mes të Rusisë dhe Ukrainës. Sipas asaj që njoftojnë mediat e huaja, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se duhet arritur përparim i madh në bisedime, para se të jetë i mundshëm takimi i presidentit rus, Vladimir Putin me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Pushtimi i Ukrainës ndaj Ukrainës nga Rusia…
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur vendimin e tij më të fundit lidhur me sjelljen ndaj ndjekësve në rrjetet sociale. Reagimi i plotë: Nga Edi Rama NJE KEQKUPTIM I MADH Ndoshta jam unë gabim kur mendoj se hyrja në debat me komentues që flasin pa fakte, që shajnë e përqeshin informacionet reale, që shfryjnë mllefe e inate politike, vlen për të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje. Prandaj edhe reagoj! Për mua është respekt ndaj njerëzve të zakonshëm që t’i kushtoj kohë dhe energji opinioneve të kujtdoqoftë këtu, duke shfrytëzuar mundësinë e këtij rrjeti social dhe duke i kushtuar individëve…
Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari është bërë sërish nënë. Kjo është hera e dytë për këngëtaren që sjell në jetë një fëmijë. Lajmin e gëzueshëm e ka bërë publik vetë bashkëshorti i Zajminës, Klodian Asllani me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”. “Mirë se erdhe Kamar”, shkruan ai krahas një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin e veçantë që dyshja kanë zgjedhur për të birin. Emri Kamar vjen nga fjala “qamar” që në arabisht do të thotë “hënë”. Sjellim ndërmend që ky është fëmija i dytë për Zaiminën, pas…
Disa shifra të publikuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës tregojnë për humbjet e mëdha që ka pësuar armiku që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt e deri më sot. Sipas të dhënave të raportuara nga ushtria ukrainase, deri më tani ushtria e pushtuesit ka humbur 15 mijë trupa, 97 aeroplanë, 121 helikopterë, 498 tanke, 240 njësi nga artileria dhe 1,535 transportues e personeli të blinduar. Po ashtu bëhet e ditur se që nga fillimi i luftës, Rusia ka humbur 80 lëshues të shumëfishtë raketash, 3 anije, 969 automjete, 60 autobote me karburant, 24 mjete ajrore pa pilot dhe…
Kohët e fundit, edhe pse është një vend prodhues i energjisë, Shqipëria po vuan pasojat e mëdha të krizës energjitike. Kjo gjë varet faktikisht edhe nga moti, për shkak se Shqipëria prodhon energji nëpërmjet hidrocentraleve. Kështu, thatësira ka bërë që në Liqenin e Fierzës, niveli i ujit të bjerë ndjeshëm, kjo ndikuar edhe nga nevoja për të prodhuar energji në kushtet aktuale ku ndodhemi. Aktualisht, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rreth 17 metra larg ‘pikës së vdekjes’. Ndërkohë sipas asaj që raporton KESH, prurjet në Kaskadën e Fierzës janë më pak se 80 m3/s, ndërsa punohet me…
Dy persona kanë përfunduar të plagosur me thikë në Durrës. Raportohet se M. M pas një sherri ka qëlluar me thikë K. H. Duke i shkaktuar plagë të rënda. Policia ka mundur të arrestojë autorin i cili banonte në lagjen nr.8 në Durrës. Ndërkohë sipas policisë është arrestuar edhe S. B., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 5 Durrës, pasi ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin D. K., 51 vjeç.
Ditën e sotme ka ndodhur një fenomen i rrallë në bregdetin e Shëngjinit në Lezhë. Si ç’tregojnë dhe pamjet, deti është tërhequr me disa metra, duke bërë që të dalin në sipërfaqe objektet që ndodheshin në ujë, kryesisht pista lokalesh verore. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e vendasve dhe vizitoreve, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur prej shumë vitesh.
Një shtetas shqiptar i cili ishte arrestuar në Greqi për vjedhje dhe po kurohej prej disa ditësh në spitalin e Rodosit pas infektimit me Covid, ka mundur të arratiset nga ky spital. Shqiptari i cili akuzohet për grabitje të mbetur në tentativë do të gjykohej të premten por për shkak se ai u infektua me covid-19, çështja e tij u shty. Ai u dërgua në spitalin e përgjithshëm të Rodosit ku prej ditës së djeshme po trajtohej për pneumoni. Por, në rrethana ende të paqarta i arrestuari është arratisur nga spitali. Policia ka vënë re mungesën e tij mëngjesin e…
Kievi do të hyjë sërish në një shtetrrethim ditën e sotme. Nga informacionet e bëra publike, shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 8 e darkës deri në 07:00, mëngjesin e së mërkurës. Lajmi u konfirmua edhe nga kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko përmes aplikacionit të mesazheve “Telegram”. “U bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, ose nëpër streha kur të bjerë sirena.” , tha Klitschko.
Ushtria ruse vijon të pësojë humbje të mëdha në tentativën e saj për të pushtuar Ukrainën. Prej kohësh ushtria ukrainase ka publikuar pamjet se si po dërrmon ushtrinë pushtuese. Së fundmi një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se si ukrainasit i bëjnë pritë një tanku rus dhe brenda sekondave e hedhin në erë me një Stugna-P. Stugna-P është një sistem raketor antitank i projektuar dhe prodhuar në Ukrainë. Sistemi i armëve raketore antitank është zhvilluar nga byroja e projektimit Luch me bazë në Kiev për të konkurruar me modelet e huaja të së njëjtës klasë. Ukrainian Stugna-P in…