Author: tirana

Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë Saimir Kuçi, i cili ishte një nga anëtarët e grupit të grabitjeve “Hijet e Natës”. Ai është gjetur i vetëvarur brenda banesës nga familjarët e tij. Kuçi u vu në pranga në muajin nëntor të vitit të kaluar nga prokuroria e Krujës pasi cilësohej si person i dyshuar në grabitjen dhe torturimin brenda në banesë të Nazmi Çangut, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës. Mësohet se prej datës 10 dhjetorit të vitit të kaluar, 37-vjeçari qëndronte në banesë, pasi gjykata e Apelit në Tiranë,…

Read More

Avokatja ndërmjetësuese Eni Çobani ka paditur asistentin e saj duke e akuzuar se i ka marrë 30 mijë euro të një klienti. Çështja ka përfunduar në gjykatë dhe sot jepet masa e sigurisë për Erik Çoratin, i cili është arrestuar më 19 mars 2022, pas kallëzimit nga avokatja. “Kjo shtetase në cilësinë e administratores së studios ligjore ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike”, thuhet në kallëzimin penal,…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë sot një mbledhje me gjithë strukturat drejtuese. Ajo që bie në sy është numri i pjesëmarrësve, duke e bërë mbledhjen më të madhe të organizuar që nga humbja e 6 Marsit. Informacione të dala nga disa burime brenda selisë blu bënë me dije se kreu i demokratëve nuk është mjaftuar me thirrjen e grupit parlamentar. Përveç asaj, kryedemokrati ka thirrur për të qenë në mbledhjen e orës 17:00 edhe kryesinë e partisë si dhe Kolegjin e Kryetarëve. Mbetet akoma e paqartë se çfarë drejtimi do të marrë mbledhja e sotme, megjithatë disa zëra…

Read More

Shumë spekulime kanë qarkulluar kohët e fundit rreth shëndetit të liderit rus, Vladimir Putin. Por sidomos tani që ai ka pushtuar Ukrainën dhe po ushtron një luftë të ashpër atje, aludimet për shëndetin e tij kanë nisur të përhapen sërish. Gjithsesi Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo pretendim të tillë. Sakaq, prestigjozja “Mirror” ka renditur një sërë arsyesh të cilat tregojnë se përse mendohet që presidenti rus është i sëmurë. A është Vladimir Putin i sëmurë rëndë? ‘Steroidet’ Fotot e fundit të Putinit duket se e tregojnë atë me një fytyrë më të fryrë, gjë që disa sugjerojnë se ai mund…

Read More

Berat Gjimshiti është padyshim një nga nga lojtarët më të mirë shqiptarë i cili aktualisht luan në Serie A. Ai gjithashtu është edhe një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Itali. Mbrojtësi së fundmi ka bërë me dije edhe një lajm se ku ai do të vijojë karrierën. Prej kohësh ai ishte përfshirë në orbitën e Inter, me zikaltërit të cilët u interesuan disa herë zyrtarisht në dyert e Atalantës për shërbimet e tij. Gjimshiti kishte një kontratë të vlefshme deri në 2023, por qendërmbrojtësi ka vendosur ti qëndrojë besnik bergamaskëve. Me anë të një postimi në faqen e tij…

Read More

Sot, në ditën e 26-të të luftës, mediat e huaja bëjnë me dije se negociatorët ukrainas dhe ata rusë kanë zhvilluar një bisedë 90-minutëshe mes tyre. Kjo bisedë është realizuar përmes video-lidhjes dhe pritet që ekipet përkatëse të takohen nga afër gjatë ditës. Lajmin e konfirmojnë autoritetet zyrtare ukrainase, të cilat pohojnë se gjatë ditës pritet një takim mes dy delegacioneve. “Sot do të punojmë gjithë ditën”, u shpreh delegati ukrainas, njëheresh dhe ligjvënësi, David Arakhamia.

Read More

U zhvillua këtë të hënë mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv, i dalë nga Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së, që u mbajt më 15 mars. Në fillim të mbledhjes që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, anëtarët e rinj të KE-së miratuan rendin e ditës, ndërsa më pas vijuan me pikat e rendit të ditës. Zgjedhja e dy zëvendës-presidentëve të rinj ishte çështje e parë e diskutuar, ku 11 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv vendosën që Lutfi Nuriu të vijojë të mbajë pozicionin e zëvendëspresidentit të parë, ndërsa Arben Dervishaj të jetë në pozicionin…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetun e Beratit. Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat, babi ka plagosur rëndë me thikë djalin e tij pas një zënke në familje. Policia njofton: “Pas një konflikti në familje, motivet e të cilit nuk dihen ende, 66-vjeçari Ramo Sheroku ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32-vjeç Andrea Sheroku, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup. I plagosuri është transportuar me ambulancë fillimisht në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje…

Read More

Një masakër ka ndodhur në shtetin fqinj të Italisë, ku është gjetur trupi i një gruaje i cili ishte i ndarë në disa qese të zeza dhe i hedhur në një shkëmb. Mediat vendase bnjoftojnë se trupi i pajetë i saj është gjetur i copëtuar dhe i fshehur në disa thasë të zinj në zonën e Borno-s. Ndërkaq, policia italiane e drejtuar për këtë ngjatje nga prokurorja Lorena Ghibaudo, po hetojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje makabre, ku përmes të dhënave të fundit të zbulojnë edhe identitetin e viktimës. Momentalisht është e pamundur të përcaktohet mosha e viktimës. Mediat thonë se kufoma,…

Read More

Me gjithë rritjen e inflacionit, paga minimale në Kosovë mbetet e pandryshuar – edhe atë qysh në vitin 2011. Vlera e kësaj page është 170 euro – sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, më e ulëta në Evropë. Inflacioni, në anën tjetër, ka arritur në 7.5 për qind muajin e kaluar, krahasuar me 0.7 për qind sa ka qenë në shkurt të vitit 2021. Këshilli Ekonomik Social i Kosovës, sipas Ligjit të punës, propozon vlerën e pagës minimale në fund të çdo viti kalendarik, e cila më pas kalon për miratim te Qeveria. Ai ka bërë përpjekje për rritjen e saj,…

Read More

Ukraina po zgjohet çdo ditë nga sulme të reja, me bombardimet që jehojnë si bubullima në vend.  Kharkvi, viktimë e dy javësh bombardimesh është shkatërruar.  Gjithashtu një pjesë e Mariupol është  rrënuar tërësisht. Por është shumë herët për të ditur nëse nga kjo luftë do të ketë një fitues. Por, në anën tjetër të planetit, superfuqia në zhvillim e botës po peshon opsionet e saj. Disa argumentojnë se Kina do të ruajë marrëdhëniet e ngushta me Rusinë edhe pas luftës, për të krijuar një bosht autokracie, raporton abcnews.al Të tjerë thonë se Amerika mund ta detyrojë Kinën që të shkëputet…

Read More

Plot 1 miliardë euro është shifra e përditësuar së fundmi që Bashkimi Evropian do të akordojë si ndihmë financiare për Ukrainën. Mësohet se këto para do të shkojnë për blerjen e armëve nga shteti ukrainas për të përballuar luftën. Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock konfirmoi lajmin në fjalë teksa mbërrinte në Këshillin e Çështjeve të Jashtme në Bruksel. “Sot ne po vendosim politikisht t’i ofrojmë mbështetje të mëtejshme financiare ushtarake Kievit për të rritur kapacitetin e tij financiar për prokurimin e mjeteve ushtarake në një miliard euro”, tha Baerbock ndërsa theksoi se solidariteti për Ukrainën dhe për…

Read More