Nga Lulzim Basha Të dashur qytetarë shqiptarë,Të dashur demokratë, Thellimi i krizës që përjetojmë prej vitesh ka për shkak kryesor mungesën e një qeverisje të përgjegjshme dhe të llogaridhënies. 25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët, për demokracinë dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh te pambajtura, korrupsion dhe tallje me dhimbjet dhe hallet e njerëzve. Sepse vetem nje qeveri qe vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e halleve të tyre dhe të kuptoje e ofrojë zgjidhje reale per njerezit. Nje qeveri e tillë, me program dhe ofertë konkrete u…
Author: tirana
Një shefe agjencie marrëdhëniesh me publikun që pretendon se punonte për qeverinë ruse tregon së funmi se si i mësoheshin teknikat seksuale në akademi për të arritur objektivat e joshjes së personave me interes. 37 vjeçarja Aliia Roza, e lindur në kohën e BRSS, thotë se është stërvitur për t’u bërë agjente sekrete në një akademi ushtrake pranë Moskës kur ishte vetëm 18 vjeç, shkruan britanikja The Sun. Ajo thotë se është dërguar më tej në misione të vërteta kur ishte në të 20-at për t’u infiltruar në bandat e trafikut të drogave dhe të njerëzve, para se prej problemeve…
Son ishte protagonist në fitoren e djeshme të Tottenham ndaj West Ham, por sulmuesi është duke u përfolur shumë në internet për gjestin e tij të shëmtuar që bëri në fushën e lojës. Kur sulmuesi i Spurs ishte drejtuar për te këndi që të ekzekutonte një goditje këndore, Zouma i West Ham goditi topin në drejtim të këmbës së Son me një fuqi shumë të lehtë. Në këtë moment, Son rrëzohet në tokë sikur topi e kishte goditur atë fortë. Simulimi i pastër dhe i turpshëm nga një lojtar si Son, u bë me shpejtësi virale në internet. Did Son…
Lulzim Basha ka deklaruar sot se ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. “Të dashur qytetarë shqiptarë, të dashur demokratë. Thellimi i krizës ka për shkak mungesën e një qeverisje të përgjegjshme, qeverisje të llogari dhënies. 25 prilli ishte goditje e rëndë për demokracinë, dhe për ndryshim pas 8 vitesh tallje. Një qeveri me program konkrete u pengua nga masakra zgjedhore që ndali ndryshimin më 25 prill. Shpresa për ngritjen e një opozite të fortë, ka marrë goditje të njëpasnjëshme. Përpjekjeve tona për t’i ofruar një ndryshim të tillë, përmes goditjes së korrupsionit, i është…
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias së fundmi ka nënvizuar qëndrimin e prerë të Greqisë për fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, si dhe Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në të njëjtën kohë, ai theksoi mbështetjen e Greqisë në perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor, që do të konsolidojë në një klimë sigurie dhe prosperiteti. Ministri i Jashtëm vuri në dukje edhe rrezikun që paraqet aksioni i destabilizimit të vendeve të treta në rajon, veprim i cili ka mundësi serioze të intensifikohet, në vazhdën e zhvillimeve në Evropën Lindore. Me forcimin e rolit të…
Një aksident ka ndodhur në fshatin Selitë, Cërrik. Një 28-vjeçar duke drejtuar motomjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar 28-vjeçari, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë për shëndetin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Disa orë pasi raketat ruse goditën qytetet ukrainase më 24 shkurt, 5 luftanije gjermane u urdhëruan të lundronin drejt Letonisë anëtare të NATO-s, për të ndihmuar në mbrojtjen e atij që strategët e kanë cilësuar si pikën e dobët të aleancës, kahun lindor. Dërgimi i shpejtë i luftanijeve gjermane tregoi se si ofensiva ruse në Ukrainë e shtyu NATO-n dhe Berlinin drejt një realiteti të ri, teksa përballeshin më kërcënimin më serioz të sigurisë kolektive qe prej Luftës së Ftohtë. Në bordin e anijes Elbe në portin e Rigës, komandanti i marinës gjermane Terje Schmitt-Eliassen tha se qëllimi i misionit…
Nga mbrojtja e syve dhe rritja e sistemit imunitar deri tek mbrojtja e trupit tuaj kundër qelizave të kancerit.Nuk ka rëndësi se si i konsumoni, nuk mund të mohohet që avokadot janë po aq të shijshme sa dhe të dobishme për trupin tuaj, sipas “Bright Side”.Avokadot janë të pasura me kalium, kështu që nëse keni ndonjë lloj problemi me veshkat, mund ta përfshini këtë frut në dietën tuaj.Studimet kanë vërtetuar se ngrënia e avokados rregullisht është një mënyrë e shëndetshme për të përmirësuar funksionimin e veshkave.Nëse jeni duke kërkuar një freskues natyral të gojës, është koha të mendoni për avokadot.…
Dashi Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të refuzojnë kompromiset gjatë ditës së nesërme. Ndoshta këto kompromise mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni me sukses një konflikt që mund të jetë ngritur mes kolegëve ose me një prej të afërmve tuaj. Kjo e martë nuk është e përshtatshme për projekte që kanë qëllim rritjen financiare. Demi Demët do të jenë në gjendje të forcojnë autoritetin profesional. Për ta bërë këtë mund të merrni disa përgjegjësi shtesë. Do të ndiheni në formë mjaft të mirë fizike, megjithatë bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm për shëndetin tuaj dhe të mos i neglizhoni…
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë për seancë paraprake grupin e dytë të të pandehurve që akuzohen për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit. Objekti 8-katësh i ndërtuar në zonën e Kasharit, nuk përmbushte asnjë nga kushtet teknike të ndërtimit, e po ashtu nuk ka asnjë studim sizmologjik të lëshuar nga instituti përkatës. Të pandehur për këtë çështje janë sipërmarrësja Vjollca Izeti Hoxholli dhe dy kompanitë e saj Jon dhe Gora. Po ashtu Mark Gjinaj, administrator i kompanisë “Rafaelo 2002”, si dhe Artur Skela, raporton Vizion Plus. Për Hazhollin dhe Gjinin rëndojnë 3 akuza, ajo e mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër tabelë, ku tregon se në Shqipëri TVSH për biznesin e vogël është zero, duke shtuar se ky është një tjetër tregues se si qeveria po e mbron dhe do të mbrojë biznesin familjar. Në tabelën e publikuar nga kreu i qeverisë shihet se në rajon vetëm Shqipëria e ka zero tvsh-në për biznesin e vogël, ndërkohë që më të lartin e ka Mali i Zi, ku bizneset paguajnë 21%. Postimi i Ramës: Ja edhe ngarkesa e TVSH mbi biznesin e vogël, të cilin do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit…
Çiljeta Xhilaga së fundmi u bë pjesë e një sfilate të modës myslimane që u organizua në Tiranë E pyetur në fund të sfilatës se si ka qenë kjo eksperiencë për të, këngëtarja e hitit “Të dy qajmë të ndarë”, tha se shpreson që ta vërë sa më shpejtë havalen në kokë një herë e përgjithmonë. “Unë uroj ta vë sa më shpejt komplet krejt shaminë, një herë e përgjithmonë. Ndjehem shumë mirë, pa diskutim që po”, ka thënë Çiljeta. Tutje, ajo ka treguar se është një myslimane e devotshme dhe se i praktikon të gjitha ritet fetare.“Unë falem pesë…