Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për mediat bëri me dije se grupi parlamentar vlerëson aktin e dorëheqjes të Lulzim Bashës nga kreu i PD, ndërsa theksoi se grupi parlamentar ka kërkuar që të ndiqet i njëjti mekanizëm për ish-kryeministrin Sali Berisha . QËNDRIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit dhe për…
Author: tirana
Regjisorja dhe producentja e mirënjohur Vera Grabocka feston sot ditëlindjen. Mes shumë urimeve të artistëve të njohur një prej më të veçantëve është ai i moderatores dhe bashkëpunëtores së saj më të ngushtë, Alketa Vejsiut. “Shumë njohin Verën si një super woman. Unë njoh Verën, super njeriun. Happy Birthday to my forever inspiring role model,” shkruan Alketa Vejsiu në postimin e saj në Instagram. Aktualisht Vera Grabocka është regjisore dhe producente artistike në spektaklin “Love Story” në Tv Klan. Spektakle dhe programe të suksesshme në Tv Klan si “Dance with Me”, “X Factor”, “Në Kurthin e Piter Pan” etj., mbajnë…
Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur vendimin e Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD. Postimi i Ambasadës Amerikane Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë…
Deputeti socialist Besian Ajazi është bërë baba i dy binjakëve, Drenit dhe Glorit.Lajmin e ka ndarë vetë Ajazi teksa shprehet se kjo është dita më e lumtur dhe e veçantë në jetën e tij.“Për herë të parë nuk di çfarë të shkruaj e si ta shkruaj.Kjo është dita më e lumtur dhe më e veçantë në jetën timeDren dhe Glor më bënë baba për herë të parë, më dhanë emocionin më të fortë që kam përjetuar ndonjëherëJonida sakrifikoi shumë javë në spital por ia doli ta mbushë shtëpinë tonë me gëzim e hare ndërsa degës gjenealogjike të Selmanit i dha…
Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike! Pasi shpalli vendimin e tij, Basha mblodhi mbështetësit e tij për t’i dhënë “darkën e fundit” në një restorant në rrugën e Elbasanit. Por për pak rrezikoi që të përplasej nga makinat. I hutuar duke ecur me telefon në dorë, Basha po kalonte rrugën, por pa e parë semaforin, e duket se u përmend në momentin që drejtuesit e mjeteve i ranë borive të mjeteve.
Lulzim Basha konsiderohej si i “përkëdheluri” i ish-Kryeministrit Berisha, i cilin e futi Bashen në politikë dhe e promovoi gjatë tetë viteve të tij në pushtet. Ndërsa në fund i besoi edhe partinë të cilën e drejtoi që nga themelimi i saj.Më 8 janar 2015, Basha do të anëtarësohej në KOP duke nisur dhe betejat e para politike. Pas fitores gjatë 8 viteve provon disa poste si Ministër i Punëve Publike ose më saktë ministri i rrugës Durrës – Kukës; Ministër i Jashtëm, ose siç njihet ministri i Paktit Detar me Greqinë dhe posti i fundit në qeveri, si Ministër…
Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Basha nga funksioni i kryetari të PD-së. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se bashkimi i Partisë Demokratike mund të realizohet vetëm nga njohja e kontributeve të demokratëve në këtë parti. Berisha u bën thirrje të gjithë demokratëve që të punojnë për të forcuar Partinë Demokratike. ” Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe…
Nënkryetarja e dorëhequr e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas largimit të Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të PD-së. Më anë të një statusi në Facebook, Grida Duma thekson se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës PD mund të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe. “Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe! Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!”, thekson Grida Duma.
Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, ku njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së. Topalli, megjithatë, nuk e quan si dorëheqje largimin e Bashës, por me ironi thotë se ai “u ngri për së dyti”. “U ngri për së dyti!”, shkruan me ironi Topalli në rrjetet sociale. Basha vendosi të “ngrijë” funksionet e tij në PD në vitin 2015 pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, megjithatë ai u rizgjodh sërish kryetar në zgjedhjet brenda partisë. Edhe këtë herë, Basha tha se do të jetë pranë PD-së duke punuar për ta rikthyer të…
Kërkesa për prezervativë ka arritur pikun në Rusi teksa njerëzit janë trembur nga rritja e çmimeve dhe mungesës në treg për shkak të sanksioneve të Perëndimit. Shitësi më i madh online i tyre në Rusi, shënoi një rritje të shitjeve me 170% vetëm në dy javët e para të Marsit. Rrjeti i farmacive raportoi një rritje prej 26% të shitjeve të prezervativëve, ndërsa supermarketet 30%. Ndërkohë, çmimi për konsumatorin është rritur deri në 50%, në varësi të markës prodhuese, por kjo nuk e ka ndalur blerjen e tyre. Pikat e shitjeve janë detyruar të ngrenë çmimet për shkak të rënies…
Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD. Neni 46 i statutit përcakton se një nga nënkryetarët do të marrë drejtimin e PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Neni 46: 1.Kryetari i Partisë kryeson organet qendrore të Partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre. Ai përfaqëson Partinë në të gjitha veprimtaritë publike e politike, të brendshme dhe ndërkombëtare. 2.Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen në aktet nënstatutore. 3.Kryetari i Partisë ndihmohet nga Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Kryetari…
Producenti dhe artisti Ermal Mamaqi feston sot 40-vjetorin e lindjes, por në fakt tregon se ndihet si një 23. Ermali ka postuar një status ku tregon se të gjithë i thonë të mos e festojë 40-vjetorin, por përkundrazi ai feston çdo ditë të jetës, mirënjohës për gëzimet e sukseset që ka arritur. “Më thonë shumë mos e festo 40 vjetorin se është keq. Por unë jo vetëm 40 vjetorin, por do festoj çdo ditë të jetës time.Jam mirënjohës për të gjitha gëzimet, për të gjitha sfidat, sukseset, dështimet dhe për çdo njeri që kam njohur këto 40 vjet. Nuk di…