Shumë njerëz në Zvicër kërkojnë dëbimin e të dashurës ish-gjimnaste të Vladimir Putinit. Ata kanë nënshkruar një peticion ku janë mbledhur me mijëra firma. Peticioni e përshkruan Kabaevan si “gruaja e një diktatori delirant” dhe thotë se “Eva Braun u kthye te Führeri i saj”. Mbi 56,000 njerëz e kanë nënshkruar atë deri më tani. Kabaeva, 38 vjeç, tërhoqi vëmendjen e shtypit zviceran dhe atij ndërkombëtar në vitin 2015, kur thuhet se lindi një vajzë në qytetin italishtfolës të Luganos, në kantonin zviceran të Ticino. Putin besohej gjerësisht se ishte babai i fëmijës. Një nga gjimnastet më të dekoruara të…
Author: tirana
Enca vazhdon të qëndrojë në Dubai ku po kalon disa ditë pushime. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjeksit disa shkrepje të tjera provokuese. Në këto foto dhe video tregohen momentet e këndshme që këngëtarja po shijon atje. Ndër të tjerash së fundmi, Enca publikoi për ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi provokuese në bikini. Ajo ka pozuar me bikini të kuqe duke shijuar çaste të këndshme freskuese në pishinë me qytetin e Dubait në prapavijë. “Ndjenja ime në këtë moment është thjeshtë jeto”, ka shkruar këngëtarja Haxhia në mbishkrimin e fotografive në Instagram.
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet në selinë blu, ku Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i partisë, post që e mbante që nga vitit 2013. Deklaratat e mbështetësve të Sali Berishës për ardhjen e këtij të fundit në krye të PD, Ngjela i cilëson si komedi. Megjithatë, avokati ndalet në një tjetër detaj. Sipas tij, që pas dorëheqjes së Bashës, Berisha nuk po artikulon më kthimin e tij si kryetar. Dhe kjo siç thotë, ai e ka një arsye: “Po Saliu pse nuk flet? Saliun e trembi politika amerikane me kryetarin e komanduar të Partinë Demokratike.” Reagimi i plotë:…
Dy gra kanë vdekur pasi kanë qenë “subjekte të dhunës” në një shkollë në qytetin suedez, Malmo, ka thënë Policia. Një nxënës 18-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje. Mediat lokale kanë raportuar se nxënësi ka qenë i armatosur me thikë dhe sëpatë, ndonëse Policia ende nuk ka bërë të ditura hollësitë. Dy gratë, të punësuara në Shkollën Latine të Malmos, janë dërguar në spital, mirëpo kanë vdekur nga plagët e marra. Rreth 50 persona, nxënës dhe mësues, kanë qenë në ndërtesë kur ka ndodhur sulmi. “E them me dhimbje të madhe se kemi humbur jetët e dy personave në…
Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Me anë të një fotoje të zgjedhur nga Sari Salltiku, kryeministri Edi Rama ka uruar këtë ditë të shënuar për bektashinjtë. “MIRËMËNGJES dhe me teqenë magjike të Sari Salltikut e me urimin për besimtarët bektashinj në këtë ditë të shënuar sot për ta, ju uroj të gjithëve një ditë me dritë brenda vetes” shkruan Rama.
Sipas MeteoAlb, nuk do të ketë reshje shiu, duke e bërë një ditë tipike pranvere. Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Deputeti Socialist Erion Braçe ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Ai ironizon përmes një video nga festa e Barcelonës, pas fitores dje kundër Real Madritit. “Thonë Barça; mos e dëgjoni Basha! Është gëzim fitoreje; nuk është gëzim humbjeje”, shkruan Braçe dhe ndan videon e mëposhtme ku lojtarët e ekipit të Barcelonës shfaqen duke festuar pas së thellë 4-0 kundër Real Madritit.
Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të shteteve anëtare të BE-së kanë miratuar në takimin e tyre në Bruksel dokumentin strategjik për vizionin e sigurisë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm të titulluar si “Kompasi strategjik”. Edhe pse puna në përpilimin e këtij dokumenti kishte nisur para dy vjetësh, agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zënë vend në këtë dokument dhe ka ndikuar edhe në versionin përfundimtar të tij. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se kur është nisur puna në këtë dokument strategjik, askush nuk ka mundur ta marrë me mend…
Einxhel dhe Beniada u bënë mikesha brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por pas daljes nuk u panë më bashkë në asnjë moment. Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se vajzat kanë hatërmbetje me njëra tjetrën dhe nuk kanë biseduar pas daljes nga BB VIP. Kryesisht hatërmbetja ka filluar nga Einxhel, teksa ka lexuar komentet e mamit të Beniadës që fliste kundër saj. Duket se kaq ka mjaftuar që vajzat të ndërpresin miqësinë.
Nga Artan Fuga Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëheqje. Kjo është e vërteta. Një herë ajo që thuhet dhe ajo që bën mund të përputhen. Deputetët, anëtarët e kryesisë ja kërkuan zotit Lulzim Basha dorëheqjen duke e vendosur me shpatulla pas murit. Ishte shkarkim. Cfarë do të bënte? Deputetët nuk i bindeshin. Nënkryetarët i lanë pendët. Militantët e lagur me gaz nuk e njihnin më për kryetar. Zgjedhjet në gjashtë bashkitë e degraduan partinë edhe më keq. Ishte shkarkim. Me pamjen e dorëheqjes!Ishte një dështim i plotë. Pse? Sepse partia demokratike e përsëris pa fund herë…
Kantautori Flori Mumajesi ka qenë i ftuar së fundmi në një dasmë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me grupin e tij “Three Dots”, ku ndër të pranishmit në event ishte edhe moderatorja kosovare Liberta Spahiu. Një video e kapur nga të pranishmit e tjerë në dasmë po bën xhiron e rrjetit. Në pamjet e publikuara, këngëtari po këndon në mes të sallës ndërsa Liberta Spahiu po bën një video me celularin e saj, ku në një moment shkon pranë moderatores duke shkëmbyer një puthjes përmes celularit. Kujtojmë se Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu kanë qenë në…
Lulzim Basha, pasi dha dorëqeqjen si kryetari Partisë Demokratike, i ka ftuar krerët e degëve të PD-së, për të konsumuar një darkë. Para se Basha të largohej nga selia e PD-së, ai iu tha krerëve të ndërpresin bisedën në seli dhe të vazhdonin në një mjedis tjetër, ku do të konsumonin darkë me një bisedë të çliruar. “Ju ftoj të vazhdojmë biseden jo këtu, por në një mjedis afër, të ndajmë bukën bashkë, të bisedojmë të çliruar”. Basha ka vijuar bisedën me anëtarët, ku ka kërkuar bashkëpunim dhe takime të veçanta, por ka pasur edhe replika. Jemin Gjana: PD shumë…