Ditën e sotme, çmimi i naftës ka shënuar sërish rritje në pikat e karburanteve. Nëse ditën e djeshme, një litër naftë tregtohej me 203 lekë, sot ka shkuar në 211 lekë për litër. Po ashtu edhe një litër benzinë po tregtohet sot me 211 lekë, nga 206 lekë për litër që ishte më parë. Qarkullojnë zëra në media që thonë se ndryshimi i çmimeve erdhi pas vendimit të djeshëm të Bordit, por ky bord edhe pse i quajtur “Bordi i Transparencës” nuk ka bërë publik deri më tani vendimin e marrë si çka bërë në rastet e mëparshme. Nafta ka…
Author: tirana
Mbrëmjen e djeshme është larguar avioni i parë me afganë nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se avioni me 212 afganë u nis në orët e paratë mëngjesit të sotëm. Këta shtetas pritet që të rifillojnë jetën e tyre në tokën amerikane. Selia diplomatike amerikane thekson se për t’i përcjellë në Rinas ishin të pranishmë ambasadorja Yuri Kim, si dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Kim ka falenderuar popullin shqiptar për mikpritjen. Shqiptarët i treguan edhe njëherë botës btraditën e “besës”, thotë Kim. “Një avion…
Në qytetin e Mariupol i cili është edhe më i godituri nga luftimet, ka ndodhur diçka e bukur. Pavarësisht rrethimit prej javësh nga rusët the terrorit të luftës, një çift ka zgjedhur të kurorëzohet në këtë situatë aspak normale. Ky moment lumturie është shpërndarë edhe nga qeveria ukrainase. Fotografia më poshtë tregon një martesë e cila u mbajt në një strehimore brenda portit të Detit të Zi së fundmi. “Dashuria fiton gjithmonë”, shkruhet në diçiturën e fotos. This wedding was held in a bomb shelter in #Mariupol, besieged by the #Russian occupiers.Love always wins! 💙💛#StandWithUkraine️ pic.twitter.com/46EishRyYK— MFA of Ukraine 🇺🇦…
Sipas asaj që raporton “Ukrinform”, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka firmosur sot një dekret i cili përcakton mbajtjen çdo ditë të një minute heshtje në orën 09.00 të mëngjesit. Ky ritual do të shërbejë si nderim për kujtimin e viktimave të luftës në Ukrainë. “Për të nderuar kujtimin, guximin qytetar dhe përkushtimin, forcën e shpirtit, qëndrueshmërinë dhe veprat heroike të ushtarëve të vrarë në misione luftarake për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, civilëve të vrarë në agresionin e armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës”, shkruhet në dekret. Bazuar në të dhënat e “Reuters”, si pasojë e…
Mijëra pulat e ngordhura në pularitë e Durrësit për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve janë groposur gjatë natës së djeshme. Mësohet se groposja e tyre është bërë larg zonave të banuara. Ndërkaq, vendi më pas është dezinfektuar me solucionet përkatëse, për të bërë të mundur shmangien e përhapjes së ndonjë infeksioni.
Një banore e Mariupolit equajtur Victoria, 27 vjeç, e cila arriti të largohej nga ky qytet, dha një intervistë për “5 Live Breakfast” ku tregoi se si e la familjen e saj e më pas ndërsa u zhvendos në një fshat rreth 20 km larg qytetit. “Qyteti im është shkatërruar absolutisht,” u shpreh ajo, me një zë që i dridhej teksa përshkruante zhurmat e përditshme të sulmeve ruse. “Njerëzit po qëndrojnë në bodrum, por nuk janë të sigurt. Ata po lëshojnë bomba gjatë gjithë kohës kështu që bodrumet po shkatërrohen.” Victoria thotë se shumë banorë në Mariupol nuk kanë ushqim apo…
Një 46-vjeçar është prangosur sot nga Policia e Tiranës, pasi është kapur nga uniformat blu me armë në makinë. Sipas burimeve policore, shtetasi i arrestuar është P. D., 46 vjeç. Gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Më tej, në vijim të kontrollit, në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Thoma Koxhaj”, policia gjeti edhe një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”, për goditjen e…
Kundërshtari më i fortë i Vladimir Putinit, Alexei Navalny është shpallur fajtor për mashtrim nga një gjykatë ruse. “The Guardian” njofton se Prokurorët rusë kërkojnë transferimin e tij në një burg të sigurisë maksimale. Ai do të vuajë një dënim të gjatë prej 13 vjetësh burg. Ndërkohë, aktualisht Navalny po vuan një tjetër dënim prej dy vjetësh e gjysmë burg po me akuzën për mashtrim që ai e ka cilësuar si “politik”. Gjithashtu, kritiku i Kremlinit akuzohet se ka përvetësuar rreth 356 milionë rubla (4 milionë euro) në donacione nga disa organizata joqeveritare. Ai u arrestua pas kthimit të tij…
Së fundmi është përfolur goxha për gjendjen shëndetësore të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Hamendësimet nisën fill pas një videoje të re që tregon se ai ka vështirësi në të folur. Gjatë fjalës së tij e cila tregohet në videon në videon në fjalë, presidenti turk u shfaq i ngjirur dhe kjo ishte ajo që “ndezi” skenarët për gjendjen e tij shëndetësore. Megjithatë, ai është kujdesur të sqarojë se zëri i tij është i ngjirur pasi është ftohur gjatë inaugurimit të urës së re në Dardane, teksa temperaturat ishin të ulëta atë ditë. Pavarësisht aludimeve të ditëve të fundit për…
Sipas asaj që shkruan “BBC”, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka deklaruarf se forcat ruse kanë rezerva municionesh dhe ushqimesh që do të zgjasin “jo më shumë se tre ditë.” Ndërkohë, gjatë këtyre 24 orëve të fundit, Forcat Ajrore të Ukrainës kanë goditur nëntë objektiva ajrore ruse – një avion, gjashtë mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe dy helikopterë. Në Okhtyrka, një qytet i vogël në rajonin Sumy në Ukrainën qendrore, forca ukrainase zmbrapsën 300 ushtarakë rusë. Forcat ukrainase shkatërruan 14 tanke, tetë automjete luftarake, tre sisteme artilerie dhe katër automjete të tjera.
Gazeta pro Kremlinit, Komsomolskaya Pravda (KP), ka publikuar një artikull në të cilin e ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që ka thënë se 9,861 ushtarë rusë kanë vdekur gjatë luftës në Ukrainë. Ndërkaq, numri i të plagosurve u tha se ishte 16,153. Disa minuta më vonë, ky artikull është fshirë nga ueb-faqja e kësaj media. Ndërkaq, redaktori i Komsomolskaya Pravda, i tha BBC-së se ky informacion i postuar në ueb-faqen e këtij mediumi, ishte rezultat i një hakimi dhe tha se gazeta do të publikonte një shpjegim më vonë. Pas këtij lajmi, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhaylo Podolyak, tha…
Sekrertari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri shkruan:“Në këtë ditë të shënuar, që simbolizon lindjen e shpresës dhe ringjalljen e natyrës, uroj të gjithë besimtarët bektashinj Gëzuar festën e Sulltan Novruzit”.