Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Kryegjyshatë me rastin e Sulltan Novruzit dhe uroi me këtë rast besimtarët bektashi. Por ndërsa u pyet për dorëheqjen e Bashës, presidenti nuk ka pranuar të komentojë për këtë ndërsa foli për pranverën duke dhënë mesazhe paqeje dhe solidariteti. “Këtu jemi për pranverën dhe unë e dua shumë pranverën sepse dhe unë kam lindur në Pranverë, madje dhe shumë pranë Sulltan Novruzit. Nuk është sekret unë emrin e dytë e kam Novruz nga gjyshi. Nuk kam përgjigje për këto pyetje që nuk kanë vend në oborrin e Kryegjyshatës, ndaj sot…
Author: tirana
Disa të dhënat të bëra publike nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, tregojnë se të paktën 117 fëmijë kanë humbur jetën në Ukrainë ndërsa 155 janë plagosur. Këto shifra shtrihen në gjithë periudhën e luftës, që nga 24 shkurti kur filloi ajo e deri më sot, shkruan “Ukrinform”. Ndërkaq, numri total i viktimave sipas “Reuters” ku përfshihen edhe të rritur shkon në të paktën 19,000, kurse ai i të plagosurve në afro 1900. Po ashtu, mediat bëjnë të ditur se një autokolonë prej 15 autobusësh që mbajnë 1,114 civilë të zhvendosur nga Mariupoli është duke udhëtuar nga Berdyansk-u…
ZMoska zyrtare ka mohuar të gjitha pretendimet se ajo po planifikon një sulm kibernetik si kundërpërgjigje ndaj një vale sanksionesh që mori nga Perëndimi. Përmes një deklarate, zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “ndryshe nga shumë vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusia nuk angazhohet në banditizëm në nivel shtetëror”. Komentet vijnë pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi dje se qeveria ruse po eksploronte opsione për një sulm të mundshëm kibernetik. Mbrëmë presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai besonte se Rusia po përgatitej për operacione të “flamurit të rremë”, një akt i kryer me qëllimin…
Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i PS në Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.Ai është pyetur nga mediat edhe në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës si drejtues i Partisë Demokratike. Gjiknuri ka thënë se ky është akti i pari i një humbësi kronik dhe se kjo duhet të kishte ardhur me kohë.“Është akti i parë fisnik i një humbësi kronik që duhet ta kishte bërë me kohë. Por ne si PS nuk e kemi vëmendjen se çfarë po zhvillohet në PD, por njëkohësisht unë…
Prej disa ditësh, data 22 mars ishte vendosur që të ishte dita pa makina dhe sot qytetarët kanë lëvizur në këmbë, duke shijuar ardhjen e pranverës. Kjo është publikuar në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa foto në të cilat shihen qytetarë të shumtë që kanë nëpër Tiranë dalë me biçikleta. Aty vihen re persona nga të gjitha moshat, që nga fëmijët, prindërit deri te të moshuarit. Ndërkohë, kreu i qeverisë u shpreh se fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave do të jenë pjesë e punës së përbashkët me pushtetin…
Gjatë një daljeje për mediat, Kryetari i Komanduar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, theksoi nevojën se demokratët duhet të bashkohen. Ai u shpreh se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. “Dita e sotme kujton për këdo që 30 vite më parë votuan të bashkuar duke zgjedhur lirinë. Bashkimi tek vlerat është çelësi për ata që vuajnë sot peshën e diktaturës. Respekti ndaj njëri tjetrit bashkimi ndaj regjimit që është instaluar në Shqipëri. Besoj që është thirrja sot më shumë se kurrë. Kësaj do duhet të shpresojmë t’i shërbejmë.” “Bashkimi është ndër demokratë.…
Shkrim nga nga Jane Burbank, “The New York Times” Sulmi i përgjakshëm i Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë është ende i pashpjegueshëm. Raketat që bien në ndërtesat e banimit dhe familjet që po i largohen agresionit rus kanë treguar fytyrën e vërtetë të Rusisë në botë. Çfarë e ka shtyrë Rusinë të ndërmarrë një vendim kaq fatal, duke zgjedhur në mënyrë efektive të bëhet një shtet i “urryer” nga të gjithë? Përpjekjet për të kuptuar pushtimin e Putin ndahen në dy pika: E para fokusohet tek vetë Putin – gjendja e tij shpirtërore, historia e vendit apo e kaluara e K.G.B.…
Përfaqësuesja shqiptare është akomoduar tashmë në Barcelonë dhe ka nisur ditën e djeshme seancat stërvitore në Barcelonë. Ditën e sotme, ekipi pritet të kryejnë një stërvitje me intensitet të plotë. Shqipëria do të ketë dy përballje miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë. Të fundit të cilët i janë bashkuar grupit kanë qënë Armando Broja, Qazim Laçi, Marash Kumbulla dhe Herdi Prenga. Pasdreke, ekipi ka zhvilluar një seancë stërvitore në kompleksin “Royalverd Vall de Bas”, ku është vënë re dhe stërvitja e veçuar e disa lojtarëve pasi ata kanë qënë të aktivizuar ditët e fundit me ekipet e tyre përkatëse.
Një lajm i bërë publik nga parlamenti i Ukrainës bën me dije se disa vatra zjarri janë shfaqur pranë centralit bërthamor të Çernobil. Sipas burimeve zyrtare ukrainase, zjarret mund të jenë shkaktuar nga bombardimet dhe tashmë po vijojnë të përhapen në një zonë të kontrolluar nga forcat ruse. Megjithatë, për Shërbimin Shtetëror të Komunikimeve Speciale të Ukrainës kjo “po ngre shqetësime se tymi i ndotur nga rrezatimi mund të përhapet.” Çernobili ka qenë në duart e Rusisë që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës ndërsa stafi ukrainas në central ka bërë të ditur se kushtet janë të tmerrshme.
Këtë të martë, Bordi i Transparencës ka bërë me dije çmimet e reja të hidrokarbureve për periudhën 22-23 mars 2022. Sipas B=njoftimit të shpërndarë nga Bordi, çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 216 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 199 lekë/liter. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 22 mars -23 mars 2022, të jetë 221 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 22 mars-23 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, disa ditë më parë njoftoi largimin nga çdo pozicion që mbante në Partinë Demokratike. Vendimi i Açkës erdhi menjëherë pas rezultateve zhgënjyese që PD mori në zgjedhjet e 6 Marsit. Açka lajmëroi se jepte dorëheqjen nga të gjitha pozicionet e saj brenda Partisë Demokratike, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë që ‘PD-së t’i hapet rruga për zgjedhje të vërteta dhe rikthimin e saj në forcë e përbashkuar opozitare’. Sipas saj zgjidhja që PD të ringrihet është largimi i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kryetari i PD-së…
Sipas ambasadorit të Ukrainës në Selinë e Shenjtë, Andryi Yurash, Papa Françesku i ka telefonuar presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky. Në një postim të tijin në “Twitter”, ambasadori thotë se gjatë bisedës, Zelensky e ftoi Papën të vizitojë Ukrainën. Ndërkohë, Papa Françesku i telefonoi sërish sot presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e siguroi Papën se “ai është mysafiri më i shumëpritur në vend”. Nga ana e tij, Papa i tha presidentit ukrainas se ai “po lutet dhe po bën gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës, të provokuar pas pushtimit të Rusisë”, tha ambasadori ukrainas në…