Një ditë pasi dha dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ngjit sërish në zyrën e tij, kësaj radhe si një deputet i thjeshtë, pa pushtetin e karriges, në të cilën u ngjit 8 vite më parë. Ashtu si një ditë më parë, sërish refuzoi t’i përgjigjet interesit të medias nëse do të garojë për kreun e Partisë Demokratike. Kriza që Basha la pas kërkon zgjidhje dhe barra e përgjegjësisë ka rënë mbi kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj, një ndër besnikët e Bashës. Në ditën e parë të detyrës, Alibeaj u mundua të japë mesazhe bashkuese në radhët…
Author: tirana
Një automjet tip “Renault” ka qenë duke ecur në autostradën Vlorë – Fier, ndërsa èshtë përfshirë nga flakët. Ekipi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ,ndërsa është angazhuar për shuarjen e flakëve. Makina është djegur thuajse totalisht . Paraprakisht dyshohet shkëndije elektrile.
Bashkia e Tiranës ka mbyllur edhe fazën e dytë të aplikimit për kredi të butë në kryeqytet. Aplikantët kanë pasur afat deri më 21 Mars për të dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë dhe tashmë . Drejtoria e e Strehimit Social do të kalojë në filtër të gjitha dosjet e dorëzuara për të parë përputhshmërinë e tyre me kriteret e vendosura dhe më tej do të shpallet lista finale e fituesve, të cilëve do t’u hapet drita jeshile për të përfituar kredi me interes fiks prej 3 për qind dhe me afat mbi 15…
Një 63-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi dyshohet se po tentonte të sulmonte me thikë një grua. Policia njofton se ai është vënë në pranga teksa ndodhej prapa derës së 50-vjeçares me iniciale A.A., me kapuç në kokë teksa në dorë mbante edhe një thikë. Nga hetimet ka rezultuar se palët kishin konflikt me njëri tjetrin për shkak se 50-vjeçarja i kishte para borxh. Njoftimi i policisë Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Kishte siguruar mjetet për të kryer vrasje, kapet dhe arrestohet autori. Sekuestrohen një armë e ftohtë (thikë) dhe një palë…
Arrestimi i këngëtares Elsa Lila dhe komentet që pasuan lajmin, u trajtuan në emisionin e djeshëm “Rrugëtim me Anilën” të gazetares Anila Çela në News 24. Gazetari Milaim Zeka tha se sulmet ndaj saj janë të patolerueshme dhe se moral po bëjnë disa personazhe që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip. “Këngëtare të njohura të lidhura me bosat e drogës, këngëtare të njohura të sponsorizuara nga bosat e drogës. Po të ishte Shqipëria dhe Kosova një vend normal perëndimor ku ne do mund të merrnim lekë, ne do të flisnim edhe me emër e mbiemër, por ne nuk marrim.…
Zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka folur për përhapjen e gripit të shpendëve në Shqipëri. Gjeci deklaroi se kjo është një sëmundje stinore që përhapet nga shpendët e egër. Ajo tha se ka nisur puna për asgjësimin e shpendëve të ngordhur ndërsa shtoi se konsumatori nuk është i rrezikuar. “340 mijë shpendë, ka nisur procesi i 120 mijë shpendëve që ndodhen në të njëjtat kapanoneNë çdo dalje që ne kemi bërë kemi konfirmuar që procesi është bërë në bazë të legjislacionit në fuqi. Gripi i shpendëve. Është stinore. Kryesisht transmetohet nga shpendët e vjetër që fluturojnë. Ne nuk pretendojmë që…
Adrian Bajrami është lojtari më i ri i grumbulluar nga përfaqësuesja shqiptare. Ai ka marrë për herë të parë një ftesë për t’u veshur kuqezi dhe për këtë tregon se është shumë i emocionuar. Teksa u pyet nga gazetarët se pse zgjodhi Shqipërinë dhe jo Zvicrën, Bajrami deklaroi se arsyeja për këtë është e thjeshtë. Ai thotë se e ndjen veten totalisht shqiptar edhe pse ka lindur dhe është rritur në Zvicër. Gjatë një konferencë për mediat përpara ndeshjes ndaj Spanjës, talenti u shpreh se dëshiron të debutojë sa më shpejt me kombëtaren e tij. Intervista: Si ndihesh që more…
Faqja ukrainase “Onet” ka bërë me dije se Shërbimet e Kundërzbulimit ukrainas parandaluan një operacion të një grupi që po përgatiste eleminimin e Presidentit, Volodymyr Zelensky. Tashmë ky grup është arrestuar dhe duke bërë që plani i tyre të dështojë. “Diversantët u arrestuan mbrëmë në Uzhgorod, afër kufirit me Sllovakinë dhe Hungarinë: një ekip prej 25 personash duhej të përgatiste aksione subversive në territorin e Ukrainës dhe objektivi i tyre më i rëndësishëm ishte vrasja e Zelenskit”, njoftojnë mediat ukrainase. Prej kohësh qarkullojnë zëra se në Ukrainë po hyjnë grupe që synojnë të vrasin qeveritarët e Kievit. Madje kjo gjë…
Sipas “Sky-sport”, Kessie do të jetë një lojtar i Barcelonës sezonin e ardhshëm dhe kjo nuk ka më vend për dyshime. Mesfushori i cili aktualisht është pjesë e Milanit në Serie A ka deklaruar më herët se nuk do të rinovonte kontratën me kuqezinjtë. Ai kishte lënë të hapur mundësinë për tu transferuar në ekipe të tjera ku si fillim u mendua se do të kalonte te Tottenham, por jo. Thuhet se Kessie ka arritur një marrëveshje me Barcelonën dhe ka pranuar transferimin te spanjollët. Mësohet se kontrata e cila ai do të nënshkruaj është 7 milionë euro plus bonuse…
Ilir Bajri është ekstraduar sot drejt shtetit fqinj të Italisë. Nga sa është mundur të mësohet, Bajri ndodhej i burgosur në burgun e Lezhës. Ndërsa tani ai do të vuajë dënimin me 5 vjet e 6 muaj burgim në territorin italian. Sjellim në vëmendje se shtetasi Ilir Bajri u arrestua nga policia në vjeshtën e vitit 2018 pasi u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe u dënua për këtë me 1 vit e 8 muaj burgim. Disa nga ngjarjet kriminale ku është përfshirë Ilir Bajri: Sipas policisë së Shtetit, Me datë 28.01.2000 në fshatin…
“Skynews” shkruan se, duke i’u referuar të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 500,000 refugjatë ukrainas të cilët kanë mbërritur në Poloni rezulton se vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se 30,000 nga ukrainasit që kanë mbërritur në vendet fqinje kanë probleme të shëndetit mendor, ku shumë prej tyre e kanë të detyruar kujdesin e veçantë. Kujtojmë se Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raportoi se numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi ka shkuar në 3.5 milionë. Më shumë se dy milionë prej të larguarëve kanë mbërritur në Poloni, ndërsa pjesa…
Sipas një eksperti të armëve bërthamore, Ulrich Kühn, mundësia që Moska të përdorë armë bërthamore taktike në luftën kundër Ukrainë sa vjen e rritet. Ai thotë se bëhet fjalë për armë me fuqi më të vogël se bomba që shkatërroi Hiroshimën dhe Nagasakin në vitin 1945. “Shanset janë të ulëta, por ato po rriten. Lufta nuk po shkon mirë për rusët dhe presioni nga Perëndimi po rritet.” u shpreh Kühn në një intervistë për “New York Times”. Eksperti deklaron se presidenti rus, Vladimir Putin mund të nisë një sulm bërthamor kundër një zone të pabanuar në vend të trupave ukrainase për…