Author: tirana

Shumë këngëtarë me famë botërore si Ed Sheeran, Emeli Sandé, Camila Cabello, Gregory Porter dhe Snow Patrol kanë pranuar të këndojnë për koncertin i cili do të zhvillohet për të ndihmuar Ukrainën. Pritet që këtij koncerti t’i bashkohene dhe artistë të tjerë. Data e zhvillimit të tij është caktuar më 29 mars dhe do të zgjasë dy orë, në mënyrë që të kontribuojë për mbledhjen e fondeve që do të dërgohen në Ukrainë. Ky organizim vjen si një bashkëpunim me Komitetin e Emergjencave të Fatkeqësive. Ajo do të zhvillohet në Resorts World Arena në Birmingham dhe biletat do të dalin…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi se gjatë pasdites së sotme do të mbledhet Grupi Parlamentar i PD-së. Mbledhja është programuar të nisë në orën 17:00 dhe pritet me interes të mësohen rezultatet e kësaj mbledhjeje. Duhet theksuar se gjatë ditëve të fundit, pjesa më e madhe e deputetëve të PD-së i kanë kërkuar Bashës të dorëhiqet, ndërsa ai kishte kërkuar kohë për ta konsultuar këtë me strukturat e partisë. Si duket, koha tashmë ka përfunduar dhe Bashës duhet medoemos të marrë një vendim, i cili pritet të shpallet në mbledhjen e sotme.

Read More

18 persona, në mesin e tyre edhe 3 fëmijë të moshave të ndryshme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë ndërmjet 4 veturave në Grabanicë të Klinës. Sipas njoftimit të sotëm të policisë, transmeton Gazeta Express, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar. Policia ka njoftuar se “deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt”. Njoftimi…

Read More

250 mijë shpend të kompanisë Aiba janë të ngordhur e po mundohen të groposen në fshehtësi për ti shpëtuar përballjes me ligjin. Kompania është jashtë çdo kushti veterinar e standarti minimal dhe duke marrë parasysh se është dhe eksportues në këtë fushë, ajo mund të përballet me mbylljen e aktivitetit e heqjen e licencës përgjithmonë.

Read More

Në kuadër të kursimit të naftës, dita e martë është menduar që të jetë një ditë pa makina në Tiranë. Kjo ditë përkon edhe me 22 marsin ecila është Festa e Novruzit dhe si një ditë pushimi zyrtar nuk do të lejohet përdorimi i makinës. Ky vendim vjen me qëllim kursimin e naftës si pasojë e krizës që ka pushtuar gjithë botën. Ishte vetë Kryeministri i vendit, Edi Rama ai që paralajmëroi 3 ditë më parë se në kuadër të kursimit të naftës do të riktheheshin ditët pa makina. Këtë të hënë, bashkia e Tiranës ka bërë me dije se…

Read More

Së fundmi janë publikuar disa pamje të trishta që tregojnë momentin e rëniës së avionit “Boeing” të kompanisë “China Eastern Airline” i cili kishte 133 pasagjerë në bord dhe i transportonte ata nga Kunming në Guangzhou. Këto video po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe shihen qartë momentet e rënies së tij pingul nga rreth 10 mijë metra lartësi duke u shkatërruar tërësisht në tokë. #BREAKING: A China Eastern Airlines Boeing 737 airline flight #MU5735 with 133 people on board crashed in Tengxian County, Wuzhou, Guangxi. pic.twitter.com/23kEiQoRDQ— Moshe Schwartz (@YWNReporter) March 21, 2022 #BREAKING: A Boeing 737 plane operated by China…

Read More

“The Guardian” njofton se bazuar në një deklaratë të Kremlinit, rusët pretendojnë se “Embargoja ndaj naftës ruse do të ishte një goditje shumë e rëndë për Evropën, po nuk do të ndikonte tek Shtetet e Bashkuara.” Ky reagim nga Moska zyrtare vjen direkt si një kundërpërgjigje ndaj propozimeve të disa ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për vendosjen e embargos si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë. “Progresi në bisedimet e paqes me Ukrainën nuk po ecën aq shpejt sa ne presnim, dhe nevojitet më shumë përparim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Pretendimet se…

Read More

Sot pritet që Bashkimi Evropian të mblidhet për të vendosur sanksione të tjera shtesë për Rusinë në sektorin e energjisë. “Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot sanksionet që do të vendosen në sektorin e energjisë.” Ishin fjalët e shprehura sot nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell përpara se të mblidhej këshilli i çështjeve të jashtme. Madje edhe disa shtete si Lituania dhe Irlanda kanë ndrysuar së fundmi qëndrim duke deklaruar që tani që janë pro sanksionimit të pushtuesit. “Ajo që po ndodh në Mariupol është një krim i jashtëzakonshëm lufte, diçka e tmerrshme, duhet ta…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona të cilët ishin protagonistë në ngjarjen e ndodhur mbrëmë në zonën e njohur si ish-Kombinati në kryeqytet, ku ndodhi një konflikt me armë. Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga shtetasit: A. Sh., 60 vjeç, E. G., 27 vjeç dhe M. G., 42 vjeç. Sipas burimeve policore, A. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. Më pas E. G., së bashku me M. G., kanë goditur A. Sh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjeti rastin të falenderojë dy aktorët e hollivudianë, Mila Kuins dhe Ashton Kutcher të cilët arritën të mblidhnin rreth 35 milionë dollarë për të mbështetur refugjatët që po largohen nga Ukraina. Zelenskyy ka zhvilluar një video-telefonatë me çiftin e famshëm, ku diskutuan për punën e tyre. Ndërkohë shifra e refugjatëve ukrainas rritet çdo ditë më shumë duke shkuar në 3.2 milionë, sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara. Presidenti 44-vjeçar postoi në “Twitter” fjalë falënderuese për çiftin. Zelensky shprehej se ata ishin “ndër të parët që iu përgjigjen pikëllimit tonë”. “Ata kanë mbledhur…

Read More

Tre persona janë arrestuar nga Policia Lezhës pasi rezultuan të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve me finalizimin e operacionit të koduar policor “Zadrima”. Blutë bëjnë me dije se, bazuar në informacionet se disa persona po transportonin lëndë narkotike me dy automjete në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, u lokalizuan dhe ndaluan dy makinat në fjalë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues I. D., policia gjeti 5 thasë plastmasi të mbushur me material bimor të dyshuar lëndë narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi 40 kilogramë. Në automjetin tjetër tip “Seat” ndodheshin dhe dy persona të…

Read More

Kombëtarja shqiptare ka bërë disa ndryshime në listën e të grumbulluarëve për dy miqësoret e muajit mars, ku trajneri Edoardo reja ka thirrur në kombëtare dy lojtarë të tjerë. Dy lojtarët e fundit që i janë bashkuar listës janë Herdi Prenga dhe Endri Çekiçi, të cilët do të jenë nën urdhrat e teknikut italian për ndeshjen me Spanjës më 26 dhe për Gjeorgjinë më 29 mars. Shkak për këtë ndryshim të listës është bërë situata e dy lojtarëve të tjerë, ku Enea Mihaj ka rezultuar me covid-19 dhe është dashur të karantinohet, ndërsa lojtari tjetër është Nedim Bajrami i cili…

Read More