Në afërsi të TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin V. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Author: tirana
Masat ajrore me origjinë nga Verilindja e kontinentit Europian kanë përfshirë vendin tonë. Pritet të kemi dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash të cilat në zonat malore do të sjellin reshje të pakta dëbore, por edhe pse do të kemi kthjellime të shpeshta në një pjesë të mirë të ditës Shqipëria do të jetë në mbizotërimin e temperaturave shumë të ulëta. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga…
Gjyqtari Bevis Shehaj i Gjykatës Administrative të Vlorës u përball të enjten më 10 mars me pyetje mbi kriterin profesional në një seancë dëgjimore 4-orëshe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në seancë u konstatuan gjithashtu balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve të subjektit, përpara se ky i fundit të emërohej si gjyqtar. Shehaj këmbënguli se nuk mund të ngarkohej me përgjegjësi për pasurinë e prindërve. Në seancë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Bevis Shehaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën…
Ekspertët e gjumit pohojnë se një artikull i thjeshtë mund t’ju ndihmojë që të flini gjumë më shpejt nëse keni probleme me pagjumësinë. Shumë faktorë mund të ndikojnë kur bëhet fjalë për pagjumësinë, prandaj është mirë të të zbatoni këto këshilla.Vishni çorape të ngrohta për t’ju zënë gjumi më shpejt. Ekspertë besojnë se rritja e temperaturës për shkak të çorapeve ka efekte pozitive. Por përveç kësaj, mund të provoni dhe metodën e frymëmarrjes 4-7-8. Kjo metodë i ndihmon njerëzit të bien në gjumë brenda 60 sekondave. Merrni frymë thellë për 4 sekonda dhe mbajeni për 7 sekonda të tjera. Më…
Një tjetër sulm rus në Ukrainë. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër kërkimore shkencorë në Ukrainë, duke shkaktuar frikë nga ekspozimi ndaj rrezatimit të substancave radioaktive. Mirror raporton se rusët kanë pasur në shënjestër Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në qytetin e Kharkiv. Video nga vendi i ngjarjes tregon flakët e mëdha. Msëohet se bombardimi rus ndodhi rreth orës 20:20 me orën lokale, sipas dëshmitarëve. Qendra e Ukrainës për Komunikimet Strategjike dhe Sigurinë e Informacionit postoi në Twitter: “Në Kharkiv, dëshmitarët okularë raportojnë një zjarr në ndërtesën e Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkiv. Ndërtesa përmban pajisje…
Frenimi i Vladimit Putinit nga Ukraina sipas Boris Johnson mund të shtyjë Rusinë të përdorë armët e ndaluara, pasi forcat e tij nuk kanë arritur të bëjnë përparimin e pritur. Kështu tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Ai e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për një përpjekje “cinike” për të krijuar një pretekst për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Johnson tha se ka frikë se regjimi “barbar” i Kremlinit mund të jetë gati të përdorë armët e ndaluara. “Ata nisin e thonë se ka armë kimike, që janë grumbulluar nga kundërshtarët e tyre ose amerikanët. Dhe,…
Komisioni i Rithemelimit të PD: Kuvendi Kombëtar mblidhet në datën 30 Prill Njoftimi i plotë: Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtepisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale. Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi: Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale, Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave…
Teksa mbërrinte më herët në një samit të BE-së në Versajë, presidenti francez Emmanuel Macron i tha BBC-së se ai mbetet optimist për bisedimet, por nuk e sheh armëpushimin si realist në orët e ardhshme. I pyetur nga redaktori i BBC Europe, Katya Adler nëse ai pa shenja shprese pas bisedës së tij të mëparshme me presidentin rus, Macron tha se ai ishte “padyshim optimist – por unë përpiqem të jem gjithashtu realist”. Ai hodhi poshtë kushtet që Presidenti Putin kishte vendosur në tryezë si “të papranueshme për askënd”. Tani ishte një çështje nëse Putin ishte “gati të riangazhohej me…
Ministria ruse e mbrojtjes i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se do të hapë një numër korridoresh humanitare në Rusi për qytetarët ukrainas pa miratimin e Kievit. Zyrtarët thanë se korridoret do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës çdo ditë gjatë kohëzgjatjes së konfliktit. Ofertat për hapjen e korridoreve humanitare drejt Rusisë janë kritikuar më parë si “cinike”. Ukraina hodhi poshtë një ofertë të ngjashme më herët dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka quajtur propozime të tilla absurde.
Ukrainasit janë të përgatitur në çmo mënyrë për t’i bërë ballë agresionit rus, duke nisur nga lufta në format e deri tek ajo guerrile. Banorët e qytetit Ivano-Frankivsk kanë përgatitur mbi 10 mijë kokteje molotov, për të cilat thonë se do t’i përdorin në rastin më të para sapo të shfaqen ushtarët rusë. Ndërkohë që vetë banorët gjithashtu kanë ngritur barrikada me thasë me rërë dhe kanë vendosur mitraloza në çdo rrugë për tu përleshur me rusët, ndërsa thonë se pushtuesit në qytetin e tyre do të përjetojnë makthin më të madh. Ne kemi 10,000 kokteje molotov në çatitë mbi…
Ervin Salianji i shtohet listës së gjatë të deputetëve demokratë që kërkojnë largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës si kryetar të PD. Përmes rrjeteve sociale ai shkruan se basha po përpiqet të manipulojë demokratët duke u përgjëruar që t’i japin edhe një shans. Salianji shprehet se PD s’mund të jetë aset personal. Postimi i plotë: Lulzim Basha duhet të ikë! Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit! Ai thote qe “po lufton”,…
Gazetari Blendi Fevziu ndërsa ka komentuar situatën e rëndë brenda Partisë Demokratike, por dhe tkurrjen e saj në zgjedhjet e 6 Marsit, ka theksuar se kjo vjen për shkak të lidershpit. Fevziu zbuloi dy gabimet e mëdha të Lulzim Bashës, të cilat sipas tij nuk e sollën PD-në në pushtet. Sipas tij Basha nga fillimi e ka projektuar veten e tij nën hijen e Sali Berishës, ndërsa gabimi i dytë lidhet me sjelljen e tij kakofonike. ‘Lulzim Basha kishte dy gabime të mëdha. Gjithë jetën e projektoi veten nën hijen e Berishës. E dyta ka një sjellje kakofonike, tregoi se…