Author: tirana

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez beson se katalonasit janë ende në garë për titullin e La Ligas, por e pranon se lideri, Real Madridi ka një avantazh të madh. Ekipi i Carlo Ancelottit ka një avantazh prej tetë pikëve në krye të renditjes tabelare në La Liga. Pas 27 ndeshjeve të luajtura, “Los Blancos” kanë 63 pikë, kurse Sevilla 55. Barcelona gjendet e treta me 48 pikë, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Ta shkrish një deficit prej 15 pikëve (12 nëse Barcelona fiton ndeshjen e mbetur) në pjesën finale të sezonit duket e pamundur për t’u arritur.…

Read More

I pari i qeverisë, Edi Rama njoftoi sot se situata e jashtëzakonshme e krijuar, imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit. Për këtë arsye po ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit. Mes të tjerash kryeministri Edi Rama u shpreh se nesër do të përcaktohet edhe kuadri i detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës. Nga ana tjetër gjatë fjalës së saj kryeministri Edi Rama theksoi se shteti do të nis të krijojë rezervat e naftës…

Read More

Zyrtarët lokalë në Kharkiv thanë se forcat ruse kishin sulmuar spitalin psikiatrik në qytet. “The Guardian” shkruan se deri më tani nuk raportohet për viktima. Ndërkohë, sipas informacioneve që qarkullojnë rreth 300 persona ndodheshin brenda spitalit në momentin e sulmit. Kharkiv është qytet i cili ndodhet afër kufirit Ukrainë-Rusi, është i rrethuar nga forcat ruse, në të cilin janë raportuar vazhdimisht bombardime që nga fillimi i pushtimit rus.

Read More

“Skynews” njofton se në një deklaratë të tij, presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë një ftesë të hapur kujtdo që dëshiron të luftojë kundër forcave ukrainase. Ai tha se të gjithë ata që duan të mbështesin trupat ruse, janë të mirëpritur. Ndërkaq, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu hodhi idenë se të gjithë ushtarët në rajonet rebele të Luhansk dhe Donetsk duhet të pajisen me sisteme raketore- antitank të prodhimit amerikan si Javelin dhe Stinger . Nga ana e tij, Putin shprehu mbështetjen e tij për një ide të tillë gjatë një fjale të mbajtur në një takim të…

Read More

Nga Edmond Arizaj Trishtimi për Partinë Demokratike vjen me pyetjen: Po më pas? Nëse kjo parti, shpreson të ngjallet e fitojë sërish me Sali Berishën, është për të ardhur keq. Berisha vetë mund të luajë Gjergj Elez Alinë që bën mundimin e fundit, përballë bajlozit, por PD e gjithë, nuk mund të jetë motra që vetëm qan duke rënkuar: Ah që s’po çohesh nga shtrati se do më përdhunojë bajlozi. Kjo parti duhet të marrë fatin e saj në dorë, sepse mjaft e ka lënë të vendoset pas dyerve të blinduara nga pak njerëz. Lulzim Basha është një gafë e…

Read More

Nga Thomas Mackinson “Il Fatto Quotidiano” Ukrainasit flasin për 11 mijë të vrarë, ndërsa shifrat e raportuara nga Moska janë më pak se 500. Por edhe sipas këtyre të fundit “operacioni ushtarak special” i Putinit po rezulton të jetë ferr edhe për të. Vetëm në 6 ditët e para të “operacionit”, pra midis 24 shkurtit dhe 1 marsit, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi vdekjen e 498 burrave. Një shifër në pamje të parë modeste. Por nëse e shohim më nga afër, nuk është aspak e tillë. Në historinë e saj të dekadave të fundit, ushtria ruse nuk ka pasur kurrë…

Read More

Çifti i njohur i “SHowBizz”-it shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë disa ditësh që po kalojnë pushimet e tyre në SHBA së bashku me vajzën e tyre Ajka, e cila duket se është kënaqur pafund. Kjo kuptohet nga fotot e ndryshme qe Xhensila dhe Besi kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Madje së fundmi, Xhensila i ka bërë edhe një dedikim të bijës së saj. Në disa foto të publikuara me Ajkën nga Disney World, Florida, ku vogëlushja shihet e veshur si Borëbardha, këngëtarja nuk ka ngurruar t’i dedikojë disa fjalë të ndjera vajzës së saj të vogël. “Deri në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të miratohet akti normativ që qeveria të ulet në një tryezë me furnizuesit për të vendosur çmimet e naftës në vendin tonë. Rama tha se pjesë e bordit do të jenë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja Belinda Balluku, dy drejtorët e Tatimeve dhe Doganave, si dhe kreu i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba. Nga ana tjetër do të jenë 5 përfaqësues nga vetë biznesi, të cilët sipas Ramës duhet të jenë pjesë e sakrificës për përballimin e luftës. Rama tha se nëse një pikë karburanti do të ketë një çmim…

Read More

Nga Lutfi Dervishi  Për luftën nuk duhet të paguajnë vetëm blerësit!Protestuesit në Tiranë dhe në rrethe nuk kanë dalë në rrugë vetëm pse u rrit çmimi i karburantit. Janë rritur çmimet e artikujve të konsumit të përditshëm dhe spekullimi galopant me çmimin e naftës ishte pika e fundit që derdhi gotën e zemërimit.Nëse do të shikonte me vëmendje protestuesit në kryeqytet, qeveria duhet të ketë kuptuar se nuk bëhet fjalë për protestën e radhës, do të shihte protestues të rinj dhe familjarë që dalin në rrugë për të përçuar mesazhin: nuk shtyhet më!Në vend që të lexonte situatën, kryeministri bashkë…

Read More

Fjalët që janë përfolur së fundmi kryesisht nga Rusia se Ukraina është duke zhvilluar armë të shkatërrimit në masë u mohua nga presidenti Volodymyr Zelensky. Përmes një mesazhi të tij, presidenti ukrainas tha: “Ne jemi një vend i mirë”. Gjithashtu, Zelenskyy i dërgoi një paralajmërim Rusisë duke i bërë thirrje që të mos përdorë armë kimike në Ukrainë pasi ajo do të përballet me sanksione edhe më të rënda në këmbim. Ndërkaq, luftimet në Ukrainë vijojnë sot në ditën e 16-të. Dy ministrat e Jashtëm Kuleba dhe Lavrov të cilët u takuan dje në Antalia me ndërmjetësimin e Ministrit të Jashtëm…

Read More

Një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit i miratuar nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e krizës energjitike dhe rritjen e çmimeve të naftës apo produkteve të tjera, do të përcaktojë që nesër kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit. Rama tha se çdo furnizues që do të abuzojë me çmimet, do të ndëshkohet. Ky informacion u bë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me furnizuesit e naftës i cili po zhvillohet aktualisht. Kryeministri ka shtuar gjithashtu se akti normativ do të jetë në fuqi për një afat dy mujor,…

Read More

Kryeministri Edi Rama me ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj ka nisur takim me furnizuesit e naftës. Në rrjetin Facebook, Rama ndër të tjera shkruan: Situata e jashtëzakonshme imponon ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit, prandaj ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të KarburantitNjë Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e kësaj emergjence, do të përcaktojë që nesër edhe kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit, për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës.

Read More