Ekoparku me fokus sportet ujore në Ulëz Mat, do ta transformojë zonën në një destinacion të shumëdëshiruar turistik, që respekton natyrën dhe ruan biodiversitetin. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “brenda vitit do të jetë gati projekti ku harmonizohen tradita, ekoturizmi dhe trashëgimia industriale e liqeneve Ulëz-Shkopet”. “Me shtimin si kurrë më parë të sipërfaqes së zonave të mbrojtura, tani jemi një fazë tjetër ritmike për zhvillimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, gjithçka sipas planeve dhe asgjë kuturu”, tha Rama, ndërsa ndau videon e inspektimit në Ulëz të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela…
Author: tirana
“Skynews” bën me dije se mbi 40 fëmijë të një jetimoreje në Ukrainën lindore janë detyruar të shpërngulen për shkak të bombardimeve ruse duke shkuar në Lituani. Mësohet se udhëtimi për në destinacionin e ri ka zgjatur plot 36 orë me autobus. Sakaq, Agjencia e OKB-së për refugjatët njoftoi më herët se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti kujtoi sot Aleksandër Prosin, një nga aktorët më të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, që ka lënë pas figura të paarritshme. Sandër Prosi, një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar, personazhet e të cilit kanë mbetur në kujtesën e brezave dhe në arkivën e artë të kinematografisë, lindi më 6 janar të vitit 1920 lindi në Shkodër. Pasi mbaroi shkollën fillore, ai vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Mori pjesë në dramën “Vilhelm Teli”. Shkoi për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit…
Miliarderi Elon Musk është bërë baba për herë të shtatë. Këtë vajzë ai e ka nga lidhja me partneren Grimes dhe mësohet se ajo ka lindur në dhjetor nga një nënë surrogato. Musk e ka pagëzuar vajzën e tij me një emër shumë të veçantë, duke e quajtur Exa Dark Sideral. Gjithashtu dyshja ka edhe një djalë i cili ka lindur në maj të 2020. Ky lajm u bë publik gjatë një interviste për Vanity Fair Usa ku ishte e ftuar pikërisht nëna e re. Ndër të tjera, ajo zbuloi edhe disa detaje të tjera nga raporti me shefin e…
“The Guardian” njofton se Bashkimi Europian ka vendosur të dyfishojë shpenzimet për mbështetjen ushtarake për Ukrainën në 1 miliard euro. Kjo u bë me dije edhe nga një deklaratë e liderëve gjatë një samiti në Versajë. Po ashtu, edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell u shpreh se marrëveshja midis 27 liderëve nuk ka qenë e vështirë për t’u arrirë. “Të gjithë ishin plotësisht të vetëdijshëm se ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për të rritur presionin ndaj Rusisë”, deklaroi Borrell.
BBC ka publikuar video nga sulmet ajrore në Dinipro. Qyteti është shënjestruar për herë të parë nga forcat ruse dhe dëmet shihen kolosale. Në videon e publikuar shihen dhjetëra banesa të rrënuara, si dhe zjarr e flakë ngado. Zyrtarët thonë se pati tre sulme ajrore: goditën një fabrikë këpucësh, një bllok apartamentesh dhe një kopsht fëmijësh, ndërsa raportohet për një viktimë. Kujtojmë se pushtimi rus në Ukrainë është futur në ditën e 16-ë të saj. Deri më tani janë shënuar viktima të shumta nga të dyja kampet, shumica prej të cilëve civilë. Момент ракетного удара по Днепру. pic.twitter.com/rxhbamj1JY— Donetsk2022 (@donetsk2022)…
Ditën e djeshme, Southampton humbi ndaj Newcastle në shtëpi me rezultatin 1-2. Lojtari shqiptar Armando Broja ishte në fushë që nga minuta e parë ku luajti për 73 minuta e më pas u zëvendësua nga tekniku i “The Saints”. Por performanca e tij në fushën e blertë ishte larg pritshmërive duke bërë që mediat britanike të mos i kursenin kritikat për djaloshin e talentuar. Në një përmbledhje të ndeshjes të bërë nga “Hampshire”, aty u dhanë edhe notat e lojtarëve ku mes tyre vihet re Armando Broja që është vlerësuar me notën 4. “Lojtari i huazuar nga Çelsi humbi një…
I cilësuar si një ndër kundërshtarët e ashpër të Putin, opozitari rus i burgosur, Aleksei Navalny, ka bërë thirrje për protesta këtë fundjavë kundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska. Kritiku më i zëshëm i Kremlinit më 11 mars i kërkoi lëvizjes kundër luftës që të linte mënjanë frikën e arrestimit dhe të dilte në rrugë në atë që “padyshim nuk është një luftë e kotë”. “Maniaku i çmendur Putin do të ndalohet më shpejt nga populli i Rusisë nëse ata kundërshtojnë luftën”, tha ai në postim. Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt, duke shënuar…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar sot në një samit në Versajë, planin për të “eliminuar” gradualisht varësinë e BE-së nga karburantet ruse deri në vitin 2027. Është një datë më e hershme dhe më specifike se ajo e propozuar nga komisioni të martën, kur u diskutua për ta bërë Evropën të pavarur nga karburantet ruse “shumë përpara vitit 2030”. Von der Leyen postoi në Twitter fotografi të “silde-ve” që ajo u prezantoi liderëve të BE-së mbrëmë – duke përfshirë 2027, si vitin e “shpëtimit” nga varësia ndaj karburanteve ruse. Më vonë pritet një “Deklaratë e…
Seksioni i Krimit Ekonomik në policinë e Durrësit vuri në pranga një 36-vjeçar në sajë të operacionit në një tjetër Call Center. “Blutë” e Durrësit bëjnë me dije se, pas finalizimit me sukses të këtij operacioni është arrestuar L. K., 36 vjeç, banues në Durrës, ndërsa janë proceduar penalisht tre të tjerë. Nga njoftimi i policisë, mësohet se arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, 36-vjeçari kryente mashtrime dhe transaksione financiare duke përfituar shuma të konsiderueshme parash nën mbulimin e aktivitetit si call center. Njoftimi i plotë i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Call me…
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka një vajzë të birësuar e cila quhet Polina Kovaleva. 26-vjeçarja bën një jetë përrallore duke shijuar luksin në çdo aspekt. Mësohet se bukuroshja jeton në Londër dhe se jeta e saj është një festë pa fund. Këtë gjë e dëshmojnë më së miri fotot që vajza e Lavrov poston në Instagram. Zbulimi se ministri i Jashtëm rus ka një vajzë të birësuar është bërë nga Maria Pevkic, kryekërkuesja e institutit të themeluar nga lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është burgosur nga qeveria e Vladimir Putin.
Policia e Bulqizës, ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe shantazhuar në vajzë. Sipas policisë është prangosur A. C., 29 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 31- vjeçare, si dhe e ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve në telefon. Njoftimi i policisë: Përndiqte dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, arrestohet në flagrancë nga Policia 29- vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 29 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij…