Author: tirana

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka përcjellë një tjetër mesazh të rëndësishëm pas pranimit të vendit të tij për t’u integruar në Bashkimin Europian. Zelenskyy theksoi se kjo është një “pikë kthese strategjike” në konflikt dhe shprehet i bindur se Ukraina tani mund të fitojë. “Është e pamundur të thuhet se sa ditë kemi ende për të çliruar tokën ukrainase. Por mund të themi se do ta bëjmë. Sepse ne kemi arritur tashmë një pikë kthese strategjike,” deklaroi ai në një fjalim televiziv. Ai gjithashtu hodhi akuza ndaj Rusisë për vendosjen e mercenarëve sirianë në Ukrainë, gjë që vjen pasi Vladimir Putin…

Read More

Bazuar në një deklaratë të Agjencisë së Ushqimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, konflikti në Ukrainë mund të ndikojë që çmimet ndërkombëtare të ushqimeve të rriten nga 8% deri në 20%. Sipas një vlerësimi paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë tha se Ukraina nuk do të mund të prodhojë për shkak të luftës. 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mund të mbillen, njofton “BBC”. Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta. Së bashku, ato sigurojnë…

Read More

Pandemia ka shkaktuar ndikimin e saj në industrinë e turizmit. Tani lufta në Ukrainë mund të sjellë probleme për turizmin në Evropën Qendrore dhe Lindore. Vitet 2020 dhe 2021 ishin sfiduese për industrinë e turizmit. Pandemia e koronavirusit shkaktoi humbje të mëdha në mbarë botën. Të gjitha shpresat u kthyen në vitin 2022. Ndërsa kufizimet e lidhura me pandeminë filluan të zbuteshin, dukej se industria do të rikthehej. Pastaj erdhi 24 shkurti, kur Rusia nisi invazionin ndaj Ukrainës. A e ka zëvendësuar lufta pandeminë si një kufizim pushimesh në Evropë? Turistët mund të shmangin udhëtimin në Evropën Qendrore dhe Lindore,…

Read More

Këtë të premte, Ministrja e Brendshme e Italisë, Luciana Lamorgese dha një intervistë për “Corriere della Sera” ku deklaroi se të gjithë refugjatët ukrainas që do të mirëpresë vendi i saj do të strehoheshin në 283 prona që shteti italian i ka sekuestruar organizatave kriminale. Ndër të tjera, Lamorgese deklaroi se plot 28,000 refugjatë ukrainas kishin mbërritur deri më tani në Itali, ku shumica prej tyre ishin gra dhe fëmijë. Refugjatët do të kenë gjithashtu askese në kujdesin shëndetësor, fëmijët do të kenë mundësi të shkollohen dhe të rriturit do të lejohen të punojnë. Mes fëmijëve që kanë mbërritur në…

Read More

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore kanë marshuar drejt qendrës së Tiranës dhe më pas drejt Kryeministrisë. Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat” ata janë nisur në këmbë nga universiteti, drejt Tiranës. Të gjithë njëzëri, duke përsëritur thirrjet ‘Poshtë qeveria’ të rinjtë ecin drejt qendrës së kryeqytetit, ndërkohë që turmës i janë bashkuar edhe qytetarë. Ndërkohë, policia iu ka kërkuar protestuesve që të qëndrojnë vetëm në një korsi, në mënyrë të tillë që të…

Read More

Ka patur tensione gjatë protestës së zhvilluar në Korçë për rritjen e çmimeve. Të pranishëm në të ishin edhe 2 deputetët e Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Serina Koti dhe Edmond Spaho, ku ky i fundit ka patur përplasje me policinë. Kujtojmë që protesta e qytetarëve në Korçë filloi paraditen e kësaj të premteje ndërsa mësohet se ka patur edhe bllokim të disa rrugëve të qytetit. Ata paralajmërojnë se do të ketë vijimësi të protestave nëse nuk merren masa. Kjo është dita e tretë e protestave në vend. Sot, protesta në Tiranë do të vijojë sërish në orën 17:00…

Read More

Ditën e shtunë në orën 16:45, Vllaznia do të presë në shtëpinë e saj në “Loro Boriçi” kryesuesit e Tiranës për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 25-të të Abissnet Superiore. Në kuadër të këtij takimi, tranjeri i shkodranëve, Thomas Brdaric tha në një konferencë për shtyp se takimi me bardheblutë është shumë i vështirë. Megjithatë, skuadra është e uritur për pikë dhe do të bëjë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje. Gjatë zhvillimit të konferencës ka ndodhur edhe diçka interesante, ku energjia elektrike u ndërpre për një moment. Prishje tersi apo fat, kjo pritet…

Read More

Pas plot 5 orë diskutimesh, liderët e Bashkimit Europian i kanë thënë “po” integrimit të Ukrainës në bllok. Një status i Presidentit të Lituanisë, Gitanas Nausėda bën me dije lajmin e rëndësishëm. “Një natë historike në Versajë. Pas pesë orë diskutimesh të nxehta, liderët e BE-së i thanë “po” integrimit europian të Ukrainës. Procesi filloi. Tani është në dorën e BE-së dhe Ukrainës ta kryejnë sa më shpejt atë. Kombi heroik i Ukrainës meriton të dijë se ata janë të mirëpritur në BE”, shkruhet në postimin e Gitanas Nausėda.

Read More

Qeveria ruse ka shënjestruar një blogere shtatzënë ukrainase pasi e akuzon për lajme të rreme. Para pak ditësh, rusët bombarduan një maternitet në qytetin e Mariupol duke pretenduar se objekti ishte bosh dhe ishte pushtuar nga forcat e ekstremit të djathtë. Gjithashtu zyrtarët rusë thanë se një foto që tregonte një grua shtatzënë të plagosur dhe që kishte gjakderdhje nga kokë ishte e rreme. Por pretendimet e tyre u rrëzuan poshtë menjëherë. Gruaja është identifikuar si një blogere e njohur ukrainase Marianna Podgurskaya. Komentet në Instagramin e bukuroshes Marianna Podgurskaya tregojnë qartë se ajo është bërë objektiv talljeje në mediat sociale duke…

Read More

Presidenti kroat Zoran Millanoviç paraditen e kësaj të premtje ka reaguar në lidhje me rrëzimin e dronit ushtarak në Kroaci mbrëmjen e së enjtjes së Zagreb. Millanoviç në deklaratën e tij ka bërë me dije se droni ka fluturuar mbi Hungari për 40 minuta dhe shtatë minuta tjera i ka kaluar mbi territorin e Kroacisë. “E ndjej obligim t’i drejtohem opinionit. E dimë çfarë objekti është dhe nga ka ardhur. Ajo ka fluturuar mbi Hungari për 40 minuta dhe shtatë minuta tjera i ka kaluar mbi territorin e Kroacisë. Është një incident serioz dhe ashtu po e trajtojmë. I bëjë thirrje…

Read More

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është diçka që duhet të ndodhë urgjentisht. Kjo pasi situata e re që ka krijuar lufta në Ukrainë, sipas Lajçak lind nevojën e përshpejtimit sa më të madh të këtij procesi. Ai e bëri këtë deklaratë pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. “Situata aktuale gjeopolitike konfirmon urgjencën dhe rëndësinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE”, theksoi Lajçak në “Twitter”. Nga ana tjetër, ministri Osmani tha se s’ka…

Read More