Kina urdhëroi të Premten një bllokim të 9 milionë banorëve të qytetit verilindor të Changchun mes një rritjeje të re të rasteve me COVID-19 në zonën që i atribuohet variantit shumë ngjitës omikron. Banorëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, me vetëm një anëtar të familjes që lejohet të dalë për të blerë ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme çdo dy ditë. Të gjithë banorët duhet t’i nënshtrohen tre raundeve të testimit masiv, ndërsa bizneset jo thelbësore janë mbyllur dhe lidhjet e transportit janë pezulluar. Bllokimet e fundit, të cilat përfshijnë gjithashtu Yucheng me 500,000 njerëz në provincën lindore…
Author: tirana
Pas përfundimit të ndërtimit të Pediatrisë së re në QSUT e cila vlen për shërbimin e urgjencës, reanimacionit dhe kirurgjisë, nisi puna edhe për rikonstruksionin e Pediatrisë Infektive, e cila pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i afro 3 viteve më parë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa inspektoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e kësaj godine, tha se do të vijojë puna për përfundimin e plotë të projektit madhor të pediatrisë së QSUT. “Ne kemi filluar një rehabilitim pjesor të godinës infektive, këtu ku kanë qenë dhe ish ambientet e urgjencës. Besoj që do t’i…
Këtë të premte, NATO publikoi në faqen e saj zyrtare në “Twitter” disa pamje nga avionët luftarakë të Danimarkës dhe të Suedisë të cilat po bënin stërvitje në ajër. Në postimin e saj në faqen për Komandën Ajrore, NATO shkruan se këto trajnime të tilla janë jetike për partnerët e NATO-n dhe për aleatët e saj. “Ky trajnim është jetik, kështu që pilotët aleatë dhe partnerë të NATO-s kanë njohuri për aftësitë e njëri-tjetrit duke siguruar kohezion më të mirë në operacionet e ardhshme”, theksohet në postimin e NATO-së. Ndërkaq, në “hashtag”-et poshtë këtij shkrimi janë përdorur “NATO, Sigurojmë qiejt,…
Nga Ferruccio Michelin, “Formiche.net” Një analist i FSB-së, shërbimit sekret rus, shkruan në një raport mbi dyshimet e tij për pushtimin e Ukrainës të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin. Ky dokument është shfaqja e parë e kritikës nga brenda, duke dëshmuar më tej se Rusia nuk është një regjim monolit, dhe se aty ekzistojnë në fakt pozicione komplekse, si dhe një ndarje midis hierarkive dhe organeve të sigurisë. Sidomos shërbimet sekrete ruse dhe Ministria e Jashtme, nuk ishin shumë të bindura për sulmin, ndryshe nga Ministria e Mbrojtjes e cila mbante pozicione më agresive. Kjo gjë ka ndodhur edhe për raste të tjera, si për shembull në Libi ku ushtria ruse ushtroi presion që të jepte mbështetje për milicët në Bengazi, ndërsa diplomatët mbajtën një linjë më dialoguese ndaj qeverisë së njohur nga OKB-ja, të cilën rebelë…
Vijojnë luftimet e ashpra në Ukrainë ku sot kemi hyrë në ditën e 16-të të tyre. Një video e publikuar orët e fundit nga “Sky News” ka kapur momentin kur një raketë goditi qytetin lindor ukrainas të Dnipro. Raportohet se ishin tre sulme ajrore ruse që goditën Dnipro-n të premten në mëngjes, një qendër e madhe industriale dhe qyteti i katërt më i madh i Ukrainës në një pozicion strategjik në lumin Dnieper. Sulmet lanë të vdekur një person, sipas këshilltarit të Ministrisë së Brendshme Anton Heraschenk. Момент ракетного удара по Днепру. pic.twitter.com/rxhbamj1JY— Donetsk2022 (@donetsk2022) March 11, 2022
Shoferët e autobuzave të shkollave në Fier kanë dalë ditën e sotme në protestë ku i kërkojnë bashkisë së qytetit të plotësojë kërkesat e tyre. Ata thonë se kanë aplikuar për autorizme për t’u futur në qytetet në orare të caktuara, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Por nëse bashkia nuk u siguron një zgjedhje, ata deklaruan se do të fikin automjetet dhe nuk do të dërgojnë asnjë fëmijë në shkollë. “Nuk lejohen autobusat e nxënësve. Kanë muaj na janë qepur, nuk thonë çfarë problemi kanë. Ne punojmë me të keq, me gjoba, ditë për ditë. Të martën nuk del…
Duke qenë se Britania e Madhe ka ndërmarrë sanksione të shumta ndaj pronarit aktual të Chelsea-t, Roman Abramovich duke i bllokuar dhe asetet e tij, qeveria britanike bëri thirrje se çdokush që ka interes të blejë klubin londinez duhet të kontaktojë qeverinë. “Meqenëse kushtet e licensës u shkruan sot, shitja e klubit të Chelsea nuk do të lejohet. Megjithatë, nëse shfaqet një blerës, do të ishte që ai blerës t’i drejtohej zyrave të qeverisë për të paraqitur një ofertë zyrtare dhe kështu qeveria do të miratojë shitjen”, u shpreh Ministri i Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Philp. Qeveria ngriu…
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda u shpreh se ndihet i zhgënjyer për faktin se Bashkimi Europian nuk po përshpejton proicedurën për anëtarësimin e Ukrainës në bllok. Kjo deklaratë e tij vjen pas vendimit që morën liderët e BE-së në një samit në Versajë, ku nuk i ofruan Ukrainës një rrugë të shpejtë për statusin e kandidatit në BE, pas kërkesës së Volodymyr Zelenskiy. Teksa mbërriti në ditën e dytë të takimit, Presidenti Nauseda tha në fjalën e tij se ai besonte që “mund të bëhej më shumë”, por vendet e tjera anëtare kishin shqetësime të ndryshme midis elektoratit të tyre,…
Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për migracionin njoftuan se ka shkuar në mbi 2.5 milionë njerëz numri i të larguarëve deri më tani nga Ukraina. Ndërkohë që numri i atyre që po ikin për për t’i shpëtuar agresionit rus sa vjen e rritet. Në bazë të të dhënave të publikuara, 116,000 janë shtetas të vendeve të tjera. Ndërsa shumica e refugjatëve, rreth 1.5 milionë njerëz, janë zhvendosur në Poloni. Zyrtarët në Varshavë, ku kanë mbërritur tashmë rreth 300,000 refugjatë, u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të marrin masat dhe të ndihmojnë refugjatët.
Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Pogradec pasi akuzohet se ka prishur qetësinë publike duke kërcënuar me armë zjarri tre të rinj. Mësohet se i prangosuri është E. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec. Ky person ka kërcënuar me fjalë dhe me armë zjarri shtetasit K. L., 26 vjeç; D. L., 22 vjeç dhe R. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.” Njoftimi i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,…
Regjimi “barbar” i Rusisë mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, ka thënë Boris Johnson. Kryeministri u bëri jehonë paralajmërimeve nga Uashingtoni mes frikës se një sulm i tillë mund ta tërheqë NATO-n më tej në konflikt. “Ata fillojnë të thonë se ka armë kimike që janë ruajtur nga kundërshtarët e tyre ose nga amerikanët. Dhe kështu, kur ata vetë vendosin armë kimike, siç kam frikë se mund të kenë, ata janë si një lloj maskirovka, një histori e rreme gati për t’u nisur. E keni parë në Siri. E keni parë edhe në Mbretwrinw e Bashkuar, në Salisbur. Thjesht…
Këngëtarja shqiptare Blerina Braka është bërë së fundmi nënë për herë të dytë. Artistja solli në jetë një djalë të cilin e ka quajtur Bluid, një emër shumë unik. Lajmin për ardhjen në jetë të birit të saj dhe emrin e tij, këngëtarja e bëri publik vetë nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo publikoi dorën e vogëlushit, shoqëruar me një dedikim shumë emocionues. “Zemra plot… Kjo ndjenje nuk ka fjale, eshte mrekulli. Mire se na erdhe Bluid, na plotesove familjen dhe na mbushe shpirtin. Faleminderit Zot”, shkroi Blerina krahas fotos.