Author: tirana

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Hungaria ka hequr të gjitha masat kufizuese anti-covid për hyrjet në vend. Qytetarëve shqiptarë nuk do t’iu kërkohet më të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose shërimi, si dhe janë gjithashtu të përjashtuar nga kërkesa për të paraqitur një rezultat negativ të testit PCR para hyrjes. Ministria thekson se të gjithë do të lejohen të hyjnë pa kufizime në Hungari, për sa kohë që disponojnë dokumente të tjera të vlefshme udhëtimi, si një pasaportë, ose një vizë për ata që nuk mund të hyjnë në vend pa viza.

Read More

Kohët e fundit Shqipëria po përjeton një fenomen tjetër të kultivimit të kanabisit, atë në ambiente të mbyllura apo siç njihen ndryshe “shtëpitë e barit”. Duke folur për këtë fenomen gazetari investigativ Artan Hoxha, shprehet se kriza po e favorizon kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura. Hoxha ka shtuar se tashmë trafikantët shqiptar kanë investuar me mjete të sofistikuara për të mos u kapur nga policia. Sipas tij, inxhinerë elektrik po përdoren për të kryer lidhjet në shtëpitë e barit. Po ashtu një investim tjetër sipas Hoxhës është ai i llambave që nuk harxhojnë shumë energji në mënyrë që…

Read More

Sëmundja kronike e veshkave është një sëmundje e zakonshme dhe e dëmshme, e cila prek rreth 10 për qind të popullatës. Mungesa e shenjave të dukshme që në stadet më të hershme, fatkeqësisht ka bërë që pacientët të cilët vuajnë nga ndërlikimet kronike të veshkave të diagnostikohen në stadet më të rënduara, çka ka çuar në rritjen e vdekshmërisë së shkaktuar prej tyre. Kjo situatë është rënduar edhe më tepër gjatë dy viteve të fundit si shkak i pandemisë ku kujdesi në kryerjen e kontrolleve rutinë ka qenë edhe më i ulët. Kategoritë e rrezikuara Sëmundjet kronike të veshkave prekin…

Read More

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayip Erdogan në forumin diplomatik të Antalias. Numri një i qeverisë ka ndarë një video në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale ku përshëndetet me Erdogan. “Me Presidentin Ergodan në forumin diplomatik të Antalias”, ka shkruar kryeministri Edi Rama krahas videos në rrjetet sociale.

Read More

Çmimet ndërkombëtare të ushqimit për njerëzit dhe kafshët, mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, ka thënë agjencia e ushqimit në OKB. Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin rus NË Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë thotë se nuk është e qartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje të korrë të korra gjatë një konflikti potencialisht të zgjatur, me pasiguri që rrethon edhe eksportet e ushqimeve ruse. Vlerësimi i tij sugjeron se 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mbillen ose nuk do…

Read More

Luftëtaret e Republikës së Afrikës Qendrore janë zotuar për besnikëri ndaj Kremlinit dhe kanë deklaruar se po përgatitet të përfshihen në luftën në Ukrainë, krah rusëve. Një grup prej dhjetë ushtarësh të armatosur rëndë u shfaq në një video duke thënë se së shpejti do të bashkohen me ” vëllezërit e tyre rusë ” në vijën e frontit për të sjellë “paqe dhe rend”. Presidenti Putin ka dhënë gjithashtu dritën jeshile për të sjellë mijëra “vullnetarë” nga Lindja e Mesme. Në një takim këtë mëngjes, Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, tha se kishte 16,000 “vullnetarë” në Lindjen e Mesme,…

Read More

Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Egnatias, në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, i cili ka analizuar këtë takim për të kuqtë: “Ndryshimet kanë ardhur gradualisht sepse kanë ndryshuar dhe ndeshjet. Kanë ndryshuar mënyra e lojës, ritmi dhe në këto ndeshje duhet të kishim marrë më shumë për çfarë kemi dhënë në fushë. Ndeshja që unë kam debutuar me Egnatian, nesër është një histori tjetër. Egnatia është përmirësuar shumë, prandaj ndeshjet janë të paparashikueshme dhe duhet t’i japim…

Read More

Situata në Mariupol, që është nën rrethim ditët e fundit, po bëhet gjithnjë e më kërcënuese për popullsinë civile, ndërsa rusët bombardojnë vazhdimisht qytetin-port strategjik të Ukrainës. Objektet e konsiderueshme të furnizimit janë shkatërruar dhe të gjitha përpjekjet për të evakuuar popullsinë civile përmes korridoreve të sigurta deri më tani kanë dështuar. Deklaratat e nënkryetarit të bashkisë së Mariupolit, Sergei Orloff, në revistën e rrjetit gjerman ARD, pasqyrojnë tmerrin e luftës. “Qyteti është nën bombardim të vazhdueshëm dhe rrugët përreth qytetit janë dëmtuar rëndë. Kamionët e ndihmave humanitare, për shembull, nuk mund të arrijnë në qytet, ashtu siç nuk mund…

Read More

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 48-vjeçar i cili ishte punonjës punonjës i ASHK Vlorë. Ky person, i cili identifikohet me inicialet H. Gj, akuzohet për “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Nga sa raportohet, ai ishte shpallur në kërkim për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Kallëzimi ndaj tij është bërë nga shtetasi I. K., 52 vjeç, banues në Gjilekë,…

Read More

Sot është votuar presidenti i ri i “Serie A” në Itali dhe ai është Lorenzo Casini. Gjatë votimeve të zhvilluara ditën e sotme, shefi i kabinetit të Ministrisë së Kulturës mori 11 vota, 8 kundër dhe një abstenim. Vetëm një votë shkoi për të dorëhequrin Paolo Dal Pino, i cili u largua nga zyra në datën 1 shkurt të këtij viti. Pritet që në orët në vijim, pas përfundimit të Kuvendit, Casini të japë edhe deklaratat e para në media.

Read More

Teksa studentët e UTB-së, vijojnë marshimin e tyre drejt qendrës së Tiranës, policia e kryeqytetit ka ndërhyrë për zhvendosjen e tyre nga rruga. Madje një polic dëgjohet teksa iu drejtohet studentëve, duke iu lutur që të largohen nga rruga, pasi bllokojnë rrugën e Durrësit. Ndërkohë, studentët i janë kundërpërgjigjur:“Protestojmë paqësisht. Hapni rrugën”, thirrën në kor të rinjtë.

Read More