Nga Rruga e Durrësit, protestuesit në Tiranë janë zhvendosur të Zogu i Zi, duke bllokuar rreth rrotullimin. Policia u ka bërë thirrje protestuesve të lirojnë rrugën, përndryshe do të veprojë. “Të nderur qytetarë lironi rrugën, bllokimi i rrugës është vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin” , thotë policia.
Author: tirana
Ish zv.ministri i Financave Sherefedin Shehu ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shkruan se Basha duhet të largohet, pasi në karrierën e tij politike nuk ka bërë asnjë gjë tjetër, veçse është pasuruar me bizneset që ka ngritur nga mbështetja e Ramës.
Në Kuvend është depozituar nisma për përjashtimin deri me 31 dhjetor 2022 të pagesës së taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit për karburantet. Nisma mban firmën e deputetit Petrit Vasili. “Objektivi i kësaj nisme ligjore është zbutja e efekteve të rënda ekonomike, mbi buxhetet familjare dhe të bizneseve si pasojë e rritjes drastike të çmimit të karburanteve dhe lëndëve djegëse. Situata ekonomike në Shqipëri, në javët e fundit ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe drastik për shkak të rritjes shumë të lartë të çmimeve të karburanteve si pasojë e të cilave janë rënduar në mënyre kritike buxhetet familjare…
Qytetarët e Tiranës janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore dhe duke thirrur “Rama ik”. Ndërkohë që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve. Kujtojmë që ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në ditën e tretë të protestës kundër rritjes së çmimeve, qytetarët kanë qëndruar për rreth 2 orë para kryeministrisë dhe më pas kanë nisur marshimin në bulevard duke bllokuar rrugët. “Populli i bashkuar” dhe “Asnjë lekë më shumë” dëgjohen duke brohoritur njëzëri protestuesit.
Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me protestat e zhvilluara në të gjithë vendin për rritjen e çmimeve duke thënë se janë një përpjekje e ulët e hijeve të së shkuarës. “Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!”, shkruan Rama.
Protesta kundër rritjes së çmimeve në qytetin e Beratit ka degjeneruar në përplasje fizike me policinë. Qindra qytetarë beratas i janë bashkuar kësaj proteste paqësore, e cila filloi me një marshim drejt Prefekturës së qarkut Berat dhe bashkisë së qytetit. Protestuesit bllokuan edhe rrugën kryesore drejt qendrës së qytetit, teksa pati konfrontim me policinë pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin.
Protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar edhe gazetari Marin Mema. Në krah të qytetarëve që po protestojnë para kryeministrisë Mema iu bëri thirrje atyre që të jenë gjithmonë e më të bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të rinjtë dhe të rejat. “Kush ka thënë se nuk bëhet Shqipëria? Shqipëria bëhet. Të gjithë bashkë e bëjmë. Ka vetëm njerëz që duan ta masakrojnë këtë , njerëz që na kanë mbytur na kanë degjeneruar. Sot është koha të jemi bashkë sepse bashkë mund të bëjmë shumë ta bëjmë për të ardhmen tonë…
Një studim i botuar në revistën prestigjioze shkencore The Lancet ka analizuar vdekjet totale të dyvjeçarit 2020-21 në 187 vende të botës. Ato janë krahasuar me vdekjet e pritshme nqs s’do kishte pandemi (bazuar në historikun statistikor të vdekjeve para pandemisë), për të përllogaritur se sa është shtuar numri i vdekjeve gjatë pandemisë (https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(21)02796-3/fulltext ). Shqipëria rezulton me rreth 17400 vdekje më shumë seç do të kishte patur normalisht gjatë dyvjeçarit 2020-21 (në qoftë se s’do kishte ardhur Covid-19 në vend).
Nga Turqia, Kryeministri i vendit Edi Rama në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”, pjesë e Forumit të Diplomacisë ka treguar disa detaje në lidhje me takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan. “Unë sapo dala nga një takim me presidentin Erdogan ku diskutuam lidhur me nevojën për të ruajtur paqen në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të bërë gjithçka mundemi. Është shumë e rëndësishme të punojmë fort për të ruajtur atë që kemi arritur dhe të ecim përpara pa rënë pre e provokimeve pa harruar që në fund të fundit ne jemi aty në mes të…
Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar planet e SHBA-së për të ndaluar importin e ushqimeve të detit, vodkës dhe diamanteve nga Rusia si hakmarrje për luftën e Vladimir Putinit kundër Ukrainës . Biden tha se ndalimi do të ishte pjesë e një lëvizjeje të Amerikës për të revokuar marrëdhëniet normale tregtare, me Rusinë , e njohur gjithashtu si statusi i “kombit më të favorizuar”, me një lëvizje të ngjashme që pritet edhe nga aleatët në grupin e shtatë vendeve kryesore dhe G7 dhe Bashkimi Evropian. Amerika dhe aleatët Perëndimorë do t’i ‘i heqin Rusisë marrëdhëniet e përhershme normale tregtare dhe…
Protesta kundër rritjes së çmimeve janë shtrirë edhe në Bulqizë të Dibrës. Qytetarët i kanë bërë thirrje efektivëve të policisë t’i bashkohen protestës. “E respektojmë uniformën, njerëz jeni ju, keni fëmijë në shtëpi ca jetoni ju, 3 mijë lek një l vaj, 100 mijë lek. Ju duhet të bashkoheni me ne. Po bëhet në gjithë Shqipërinë”, tha një protestues.