Disa korridore humanitare në Ukrainë, duke përfshirë ato në Mariupol dhe Zaporizhzhia, janë rihapur sot, sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk, shkruan skynews. Ajo tha se shpresonte se Rusia do t’i respektonte premtimet e saj për një armëpushim. Vereshchuk tha se Ukraina ka planifikuar të evakuojë banorët e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet e Kievit dhe Sumy-t dhe disa zonave të tjera ku ka luftime të vazhdueshme. “Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë, të gjitha rrugët e planifikuara do të jenë të hapura dhe shpresojmë se Rusia do të përmbushë detyrimet e saj për të garantuar regjimin e armëpushimit”, tha ajo…
Author: tirana
Policia e Korçës ka dalë sot në një njoftim zyrtar në lidhje me protestën që u zhvillua dje në këtë qytet. Sipas burimeve zyrtare, ka nisur procedimi penal për 10 persona, të cilët akuzohen se penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme për çmimet dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë. NJOFTIMI I POLICISEPenguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të zhbllokuar rrugën, procedohen penalisht 10 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan…
Protesta të shumta janë zhvilluar thuajse në të gjithë qytetet e vendit pas rritjes së çmimeve për ushqimet dhe të karburanteve. Qytetarë, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit, janë organizuar në protesta masive, kundër rritjes së çmimit të naftës, të produkteve ushqimore dhe taksave. Prej tre ditësh protestat qytetare janë fokusuar kryesisht në pika strategjike, kryesisht akse rrugore, duke ndërprerë qarkullimin e mjeteve në disa prej tyre në shenjë revolte ndaj situatës ekonomike në të cilën gjendet Shqipëria.
Teksa e gjithë kryefjala e këtyre ditëve është rritja e çmimeve, sidomos e karburantit, kryeministri Edi Rama ka thyer sërish heshtjen për këtë çështje. Kur sot pritet që në orën 11:00 të nisë një tjetër protestë para kryeministrisë, Rama thekson se duke nisur nga sot Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit do të kalojë në filtër marzhin e fitimit të çdo kompanie karburanti. MESAZHI I RAMESMIRËMËNGJES 😊dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të…
Forcat e ushtrisë ruse ndodhen 25 km larg qendrës së Kievit. Ky ka qenë paralajmërimi i fortë që bëhet nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Duke marrë shkas nga kjo situatë, siç duket ‘laku’ rreth Kievit po ngushtohet. Mësohet se forcat tokësore ruse ndodhen vetëm 15 milje nga qendra e kryeqytetit të Ukrainës, ndërsa në rrethinat e tij ka pasur edhe bombardime. Britania thotë se kolona e madhe ruse në veri të kryeqytetit është shpërndarë, pasi ka gjasa të mbështesë një përpjekje për të rrethuar qytetin. “Mund të jetë gjithashtu një përpjekje e Rusisë për të reduktuar cenueshmërinë…
Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës priten vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që kjo situatë e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulën në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga…
Presidenti Ilir Meta reagoi mbrëmjen e sotme në ditën e tretë të protestës kundër rritjes së çmimeve, në kryeqytet dhe në disa qytete të vendit. “I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore”, u shpreh Meta. “Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, përfundoi mesazhi i Presidentit Meta. Protestuesit pas grumbullimit para Kryeministrisë pasditen e sotme, marshuan…
Para luftës, çmimi mesatar i një litri karburant (naftë e benzinë) ishte 175 lekë. Ndërkohë, gjatë luftës çmimi maksimal në Shqipëri shkoi plot 270 lekë. Pra, 95 lekë më shumë! Një rritje historike, teksa jo çdo pikë karburanti ka pasur të njëjtin çmim. Pikat e karburanteve filluan rritjen e menjëhershme, teksa brenda orës çmimi ndryshohej disa herë. Kulmi ishte data 9 mars, teksa në bursë një fuçi naftë shkoi në 130 dollarë. Por, aktualisht çmimi në bursë është ulur ndjeshëm, teksa një fuçi nafte po prek kufirin e 100 eurove. Por, sërish, disa pika karburanti në Shqipëri nuk e pasqyrojnë…
Dashi Duhet të kërkoni pika të tjera referimi. Merrni parasysh se qëllimi për të cilin keni kohë që punoni mund të mos jetë ai që menduat në fillim. Kushtojini vëmendje të veçantë jetës suaj personale. Mund të debatoni me një prej familjarëve tuaj. Demi Disa Demë do të duhet të bëjnë shumë përpjekje për të ruajtur pozicionin e mëparshëm. Mund të përballeni me një sfidë të paparashikuar. Gjatë punës ka gjasa t’iu shfaqen disa probleme, për shkak të gabimit të një prej kolegëve tuaj. Binjakët Kjo ditë për Binjakët do të kalojë shumë shpejt. Ka gjasa që të arrini rezultate…
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje disa prej qytetarëve që kanë komentuar pas reagimit të tij lidhur me protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve.“Thirri mendjes se populli nuk është non grata po ka dalë për të drejtat e tyre që të mos fusi dorën askush në xhepin e tyre.”, shkruan një komentues. Rama nga ana tjetër e ka sqaruar se populli është fjalë e madhe dhe se nuk është dhe as nuk përfaqësohet nga grupi i personave që dëshirojnë vetëm sherr dhe dalin nëpër protesta duke mos pranuar faktet. Sipas kryeministrit njeriut që i preket xhepi nuk duhet…
Qyetarët e kanë zhvendosur protestën tek Zogu i Zi. Ata janë ulur përtokë duke bërë të mundur bllokimin e automjeteve. Të shumë në numër ata bëjnë gjithashtu thirrje për lirimin e protestuesve të cilët janë arrestuar gjatë momentit të protestave. Ndërkohë, FNSH ka ndërhyrë duke shoqëruar në polici protestuesit.
Nesër është lajmëruar protestë përpara Kryeministrisë. Qëllimi ashtu sikurse është bërë me dije është ndërhyrja e shtetit për të ulur çmimet jo vetëm në hidrokarbure, por dhe për ushqimet bazike të cilat ditët e fundit kanë njohur një rritje të konsiderueshme. Garda ka marrë masat që mbrëmjen e sotme duke bërë blindimin e godinës ndërkohë që nesër pritet të jenë në gatishmëri dhe forca të shumta policie. Nga ana tjetër ende nuk dihet nëse do të ketë zhvendosje të protestuesve drejt akseve kryesore për t’i bllokuar ato.