Author: tirana

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme do të mbahen protesta në shumë qytete të vendit, paralelisht me atë të Tiranës. I pari qytet që ka nisur protestën ka qenë Lezha. Në ditën e tretë të protestës në këtë qark, tubimi është zhvendosur në kryqëzimin e Zejmenit. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se protestuesit kanë bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër në orën 10:00, ndërsa protesta pritet të zgjasë për rreth një orë. Gjate këtyre ditëve rreth 25 protestues janë ndaluar nga policia për proteste te pa ligjshme dhe bllokim te rrugëve.

Read More

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta para protestës së madhe të njoftuar përballë kryeministrisë duke theksuar se ka bërë gati paketën e rezistencës sociale për të përballuar pasojat e krizës së çmimeve. Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me foto nga mbledhja e qeverisë, kryeministri shprehet se janë në përfundim të punës për këtë paketë, të cilën do ta shpalosin në ditët në vijim. “Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare“, shkruan Rama në Facebook. Qytetarët pritet të protestojnë pak minuta më…

Read More

Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Maliq, pasi akuzohet se ka përndjekur një të re. Policia bën me dije se shtetasi A. D., 21 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Vreshtas, pasi dyshohet se prej 1 muaji ky shtetas ka përndjekur një 18-vjeçare. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, të shtetasit A. D., 21 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Vreshtas, pasi dyshohet se prej 1 muaji ky shtetas ka përndjekur një 18-vjeçare”,…

Read More

Biznesmeni më i pasur rus ka paralajmëruar Kremlinin kundër konfiskimit të aseteve të  kompanive që kanë ndërprerë aktivitetet e tyre në vend pas pushtimit të Ukrainës, duke thënë se një hap i tillë do ta kthente vendin pas në 1917, shkruan CNN Vladimir Potanin, president i gjigantit të metaleve Norilsk Nickel ( NILSY ) dhe aksioneri i tij më i madh, tha se Rusia rrezikonte të kthehej në ditët e trazuara të revolucionit të vitit 1917. “Vendimi i shumë kompanive për të pezulluar aktivitetet në Rusi mund të jetë si rezultat i presionit të paprecedentë nga opinioni publik jashtë vendit, shtoi…

Read More

Sipërmarrjet, që për shkak të sulmit ndaj Ukrainës ndërprenë biznesin në Rusi janë në shënjestër të Prokurorisë së Përgjithshme ruse. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme ruse duhet të verifikohet respektimi i detyrimeve që kanë këto sipërmarrje ndaj punonjësve rusë dhe të drejtat e tyre, komunikoi të premten (11.03) ky autoritet. Çdo ndërprerje e punës në këto sipërmarrje duhet të verifikohet gjithashtu nëse paraqet një falimentim të qëllimshëm apo fiktiv. Për shkak të sulmit ndaj Ukrainë një sërë kompanish ndërkombëtare – ofrues të artikujve të modës apo mallrave të konsumit, prodhues automobilësh, banka apo sipërmarrje të teknologjisë së informacionit – kanë ndërprerë…

Read More

Çdo shenjë e zodiakut ka të metat e veta. Për disa, kjo e metë është paaftësia për të mbajtur lidhjet afatgjata të dashurisë. Natyra e tyre me shpirt të lirë, personaliti dominant dhe mendja e paqëndrueshme i pengon. Sipas astrologjisë këto shenja të zodiakut kanë më shumë shanse t’ju thyejnë zemrën. Ujori Personat e lindur nën shenjën e Ujorit karakterizohen nga një rrjedhshmëri sensuale dhe natyrë flirtuese. Ky instinkt e bën të vështirë për një Ujor të mbajë sytë vetëm tek një person kur janë në një lidhje. Luani Njerëzit e lindur nën këtë shenjë të zodiakut janë të njohur…

Read More

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi kanë marrë pjesë në protestën e djeshme. Gjithashtu, 16 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas poicisë, ata penguan dje qarkullimin e automjeteve në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi. Me dhjetëra persona janë proceduar edhe në qytete të tjera të vendit, pas protestave për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Njoftimi i policisë Penguan qarkullimin e automjeteve duke bllokuar rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi dhe nuk iu bindën e kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, procedohen penalisht 16 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të…

Read More

Ashtu siç ishte lajmëruar, Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 11:00 grupin parlamentar, të thirrur vetë nga kryedemokrati Lulzim Basha.Mbledhja e ditës së sotme pritet të sjellë zhvillime me rëndësi për situatën dhe të ardhmen e kampit blu. Ky takim vjen pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD-ja nuk ka fituar asnjë prej bashkive. Rezultati ka sjellë pakënaqësi në radhët e deputetëve të PD, disa prej të cilëve kanë kërkuar zgjedhje në parti dhe doreheqjen e Lulzim Bashës. Këtë të enjte, kujtojmë që në një komunikim me gazetarët Basha u shpreh: “Ka pasur një mbledhje të…

Read More

Trupat ruse kanë bombarduar një spital onkologjik në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolayiv, tha kreu i Autoritetit Rajonal të Shëndetësisë, Maksym Beznosenko, shkruan BBC “Vetëm një i pabesë mund të sulmojë të dobëtit. Ata janë pacientët tanë. Këta përbindësha sulmuan spitalin onkologjik. Një spital që ofron kujdes për pacientët me kancer nga i gjithë rajoni i Mykolayiv”. “Nëse urrejtja e armikut i bashkon njerëzit, ne jemi tashmë kombi më i bashkuar në botë”, shtoi ai. Sipas informacioneve, nuk janë raportuar dëme të mëdha.

Read More

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 6 persona, të cilët morën pjesë në protestën e djeshme kundër rritjes së çmimeve. Sipas uniformave blu të kryeqytetit këta persona penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, dhe prishën rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës. Njoftim i plotë: Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, dhe prishën rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës së ditës së djeshme, procedohen penalisht 6 shtetas. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje…

Read More

Rusia është bërë objektivi i vendosjes së një sërë sanksionesh gjatë shtatë dekadave, shkruan ukrinform Sipas Qendrës Kundër Dezinformimit, Rusia është bërë vendi më i sanksionuar gjatë tetë viteve të fundit më shumë se Koreja e Veriut, Mianmari, Kili, Kuba, Kina, Irani dhe Siria gjatë 70 viteve. Pas vendosjes së sanksioneve në vitin 2014, produkti i brendshëm bruto i Rusisë ra me 2%; pas sanksioneve të fundit, vendi pritet të falimentojë. Sipas parashikimeve më optimiste për Rusinë, falimentimi i vendit mund të ndodhë jo më herët se në muajin maj.

Read More

13 persona janë vënë në hetim pasi gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve bllokuar rrugën në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”. Report Tv mëson se janë proceduar penalisht A. Ç., 30 vjeç; F. T., 49 vjeç; S. Rr., 50 vjeç; Sh. Z., 52 vjeç; Sh. S., 55 vjeç, B. Gj., 47 vjeç; S. V., 51 vjeç; B. S., 34 vjeç; B. K., 49 vjeç; K. K., 22 vjeç; S. K., 67 vjeç; A. T., 65 vjeç; R. H., 35 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Read More