Aktori i humorit Florian Binaj për të tretën ditë më radhë ka qenë pjesë e protestës para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Në fjalën e tij para qytetarëve, aktori tha se qeveria ka nxjerrë në fushë beteja patronazhistët për të penguar protestat. “Nga suksesi i protestës fatkeqësisht qeveria në vend të heqë taksat, ka nxjerrë në fushe betejë patronazhistët, sufllaqexhinjtë dhe spiunet duke hedhur vrer mbi këtë protestë, a thua se të gjithë ju që keni ardhur këtu do bëheni Kryeministër apo Presidenti. E kemi edhe KM edhe presidentin që mos i paçim. Të gjithë ne këtu dhe ata që…
Author: tirana
Protestës kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike. Para kryeministrisë është para deputeti demokrat Dashnor Sula. Kujtojmë që qytetarët për të tretën ditë më radhë kanë dalë para kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës.
Forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e Melitopolit, ndërsa ky i fundit ndodhej në qendër të qytetit duke shpërndarë ndihma për banorët. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gershchenko. Ai njoftoi përmes kanalit të tij në Telegram se Ivan Fedorov është rrëmbyer në qendër të qytetit teksa po shpërndante ndihma humanitare për popullin e tij. Ai tha se kryebashkiaku u rrëmbye nga një grup prej dhjetë rusë të cilët i vendosën një qese plastike në kokë.
Qytetarët e Durrësit janë grumbulluar duke bllokuar rrugët në Durrës në shenjë revolte kundër rritjes së çmimit të naftës. Protestuesit kanë bllokuar hyrjen dhe daljen nga qyteti i Durrësit, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve. Qytetarët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë edhe autostradën Tiranë-Durrës. Protestës qytetare i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Durrësit.
Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë para Kryeministrisë. Në ditën e tretë të kësaj protestë kërkesat janë po të njëjtat, ulja e çmimit të karburantit, por edhe të produkteve të tjera. Qytetarët me pankarta në duar i bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të mos rrinë në kafe, por të dalin të protestojnë. Kujtojmë që protesta u zhvilluan edhe gjatë paradites së sotme. Protesta nisi nga studentët e Universitetit Bujqësor, të cilët zhvilluan edhe një marshim në këmbë.
E shtuna e 12 marsit do të jetë një ditë që do të përcaktojë rrugën që do të ndjek lidershipi i Partisë Demokratike. Sot Lulzim Basha është takuar në selinë e PD me sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi si dhe nënkryetarin e PD, Enkelejd Alibeaj, të dy mbështetës të tij. Media ka mësuar se Lulzim Basha nuk ka ndërmend të deklarojë largimin nga drejtimi i partisë, pa hyrë më parë në një proces analize procesi i 6 marsit, nga i cili demokratët dolën të tretët. Por edhe deputetët që kërkojnë largimin e tij nuk kanë qëndruar në heshtje. Këto dy…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin të tjera veprime ndaj Rusisë. Deklarata është bërë nga Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili tha se së bashku me vendet e G7 dhe Bashkimin Evropian do të bëjnë thirrje për revokimin e statusit të “kombit më të favorizuar” për Rusinë, të referuara si marrëdhënie normale tregtare të përhershme në SHBA, raporton CNN, duke shtuar se ky veprim kërkon një akt të Kongresit. Çdo vend pritet ta zbatojë këtë masë bazuar në proceset e veta kombëtare. Burimet vunë në dukje përpjekjet e Kongresit për të anuluar marrëdhëniet e përhershme normale tregtare të…
Ukraina ka organizuar 12 korridore të reja për evakuimin e civilëve. Zelensky përmes një videoje në një të xhiruar në rrugët e Kievit thotë se ushqimi dhe ilaçet janë rrugës, për në qytetet Izyum, Enerhodar, Volnovakha, Polohy, Bucha, Hostomel, Borodyanka, Andriivka, Mykulychi Makariv, Kozarovychi dhe Mariupol. Presidenti Zelensky tha se Ukraina ka arritur një pikë kthese dhe është “në rrugën drejt fitores”. “Nuk është e mundur të thuhet se sa ditë do të duhen për të çliruar tokën tonë ukrainase.Por është e mundur të thuhet se do ta bëjmë këtë sepse kemi arritur tashmë pikën e kthesës strategjikisht – jemi…
Ushtria e Indise ka pranuar se aksidentalisht ka lëshuar një raketë drejt Pakistanit. Ministria e mbrojtjes së New Delhi tha se ndjente “keqardhje të thellë” për incidentin dhe fajësonte një “avari teknike” për të cilën po kryhet një hetim i nivelit të lartë. Ndjesa zyrtare erdhi pasi forcat e armatosura të Pakistanit akuzuan Indinë se kishte vënë në rrezik jetët e njerëzve me “shkeljen e paprovokuar të hapësirës ajrore”. Një paralajmërim u lëshua për Indinë ku thuhet se “duhet të bëhet kujdes nga pasojat e neglizhencave të tilla dhe të merren masa për evitimin e shkeljeve në të ardhmen”. Dy…
Zyrtarët perëndimorë kanë konfirmuar se një gjeneral i tretë rus është vrarë në Ukrainë, duke shtuar se ai ishte nga distrikti ushtarak lindor i Rusisë. Zyrtarët nuk e përmendën emrin e gjeneralit, por më herët ushtria e Ukrainës tha se gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, komandanti i ushtrisë së 29-të të distriktit lindor të Rusisë, ishte vrarë. Analistët kanë thënë më parë se prania e figurave të larta ushtarake në ose afër fushëbetejës mund të jetë një shenjë se operacionet e Rusisë nuk do të planifikohen.
Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur në një njoftim të ri për shtyp se krahas monitorimi të tregut të karburanteve naftë dhe benzinë ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer. Kjo lëvizje është bërë pas rritjes së shpejtë të çmimeve të këtyre produkteve. Sipas deklaratës zyrtare, “Autoriteti i Konkurrencës, siç ka njoftuar më herët, në datën 3.02.2022 ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës, ka filluar hetimin që në datën…
Pas thellimit të krizës në Partinë Demokratike, në skenë ka dalë ish-deputetja Rudina Hajdari, e cila ka shpalosur planin e saj me disa pika sesi kjo parti mund të rimëkëmbet. Hajdari, përmes një statusi në Facebook ka nxjerrë 6 pika dhe shkruan se është e gatshme të japë kontributin e saj pa pretenduar asnjë përfitim. Statusi i plotë i Hajdarit: Për një Parti realisht Demokratike! Situata në Partinë Demokratike, edhe pse sot mund të ngjajë e dëshpëruar, sjell me vete një mundësi të shkëlqyer jo vetëm për atë parti por për gjithë shoqërinë.Nëse pjesa e shëndetshme e figurave të saj,…