Author: tirana

Artisti Osman Mula ishte i pranishëm në protestën kundër rritjes së çmimeve që po zhvillohet para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai iu drejtua me një thirrje kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë kërkesat dhe të marrë masa. “Një pjesë e madhe e rinisë ka ikur. Këtë pjesën këtu, policia që dikur thoshte është me ne i merrte dje zvarrë e i dërgonte me furgona. Është krim që t’i marrësh njerëzit nëpër mitingje, për këta që ka shkruar Migjeni dikur, ti marrësh dhe ti arrestosh është fytyra e një shteti nervoz që ka armën kryesore urrejtjen dhe dhunën. Erdha nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedim online me komentuesit ën Facebook për krizën ndërkombëtare të energjisë dhe impaktin e luftës mbi naftën. Edi Rama: Kur më shan hajdut, thjesht shoh një hajdut më shumë që shan se më ka mësuar Kanti kush të shan pa prova ose e ka bërë vetë, ose është gati ta bëjë vetë. Qysh i vogël e kam mësuar që leku nuk bën punë as sa dheu. Nuk janë problem as ulërimat, as sharjet as mallkime, problemi themelor është bashkimi tek e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet dhe komentet tuaja qysh…

Read More

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari shpjegon se si mund të dilet nga kriza që ka pllakosur opozitën, konkretisht Partinë Demokratike, e cila pësoi tronditjen më të pa imagjinueshme në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke u renditur e treta. “Lajmi i mirë i rezultatit të 6 marsit është se PS nuk pati rritje, pati shumë rënie në elektoratin e vet, lajmi i keq, por fakti është te PD, populli edhe pse mund të jetë opozitar në këto momente nuk votoi, apo të ketë një forcë të re opozitare, ajo çfarë pamë ishte se njerëzit nuk ishin frymëzuar nga lidershipi…

Read More

Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj sërish sot ka qenë në protestë, duke i bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës. Në fjalën e tij ai u shpreh se nafta nuk është luks, por mjete jetese. Binaj u shpreh se Rama ka ardhur në pushtet kur ishte 11 vjeç dhe i mbaron mandati kur ai të jetë 40 vjec. Aktori i bëri thirrje të gjithëve të mos rreshtin së protestuari derisa të ulen çmimet. “Vetëm aq sa ishim mbrëmë i bëmë dy gjëra, u ul nafta dhe erdhi ai nga Dubai. Imagjinoni çfarë do të ndodhë të shtunë po…

Read More

Banorë të rretheve Bulqizë, Mat e Dibër kanë bllokuar për disa minuta rrugën nacionale në afërsi të Qafë Buallit. Dhjetra qytetarë bllokuan rrugën me mjetet e tyre. Kjo ka sjellë dhe përplasje me uniformat e policisë së shtetit. Efektivët e policisë u bënë thirrje qytetarëve që të zhbllokojnë rrugën, ndërsa paralajmëruan organizatorët e protestës se “bllokimi i rrugës është vepër penale dhe duhet të lirojnē rrugën”. Gjatë protestës nuk munguan as konfrontimet mes qytetarëve që kishin dalë në protestë dhe policisë së shtetit.

Read More

Shtrenjtimi i çmimit të bukës preku në mënyrë të drejtpërdrejtë mijëra persona me të ardhura të ulëta, përfshirë pensionistë dhe grupe në nevojë. Mes pikëpyetjesh të forta Autoriteti i Konkurrencës vendosi të shpëtojë nga gjoba prej 4.1 milionë eurosh 5 kompanitë e akuzuara për përcaktim të organizuar të çmimeve, ndërsa INA MEDIA ka faktuar se shqiptarët vidhen nga furrat e bukës nëpërmjet peshës. Autor: Emirjon Senja Shefqet Kuçi, pensionist, kursen mesatarisht 500 lekë (të reja) në muaj, duke blerë bukën e djeshme apo edhe të dy ditëve më parë. Paratë e kursyera ai i përdor për blerjen e ndonjë ushqimi tjetër, aq sa…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me raportin e Komisionit Hetimor për inceneratorët. Kryemadhi akuzon Bashën se për 5 muaj ka konfuzuar SPAK, që të mos merrej me hetimin. Po ashtu, ajo bën thirrje që të anulohet koncensioni i inceneratorit të Tiranës, ndërsa kërkon që me këto para të rimbursohen qytetarët shqiptarë, të cilët vuajnë pasojat e rritjes së çmimeve. Postimi: Konfuzoi SPAK-un 5 muaj, që të mos merrej me hetimin e inceneratorëve, e tani vjen tek fjalët tona që kemi 5 muaj që i themi. Vijojmë t’i bëjmë thirrje SPAK, që të refuzojë me forcë bërjen pis…

Read More

Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të shportës dhe burimeve të energjisë. Më thirrjet “Rama pasurohet, çmimet dyfishohen”, qytetarët kërkojnë nga qeveria që të ndërmarrë masa të menjëhershme. Po ashtu, protesta janë duke u zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Read More

Edhe një sëmundje me simptoma të lehta të COVID-it mund të shkaktojë një humbje të materies së trurit të barabartë me një dekadë plakje, sipas versionit paraprak të një studimi të ri të botuar në Nature në fillim të javës. Sëmundja me COVID-19 sjell një “rënie më të madhe të aftësive konjitive” krahasuar me njerëzit që nuk janë sëmurë kurrë me COVID. Studimi ofron edhe prova të tjera për efektet e COVID në të gjithë trupin e njeriut, disa prej të cilave mund të kenë pasoja të përhershme në shëndetin e pacientit. Studimi i cili përfshiu 785 vullnetarë të moshës…

Read More

Rriten shanset për kombëtaren Shqiptare, për një pjesëmarrje tjetër në kampionatin Europian të futbollit. Sipas raportimeve të fundit, UEFA do të vijë me një tjetër risi në “Euro 2028”. Sipas asaj që raporton “DailyMail”, qeveria europiane e futbollit po mendon të sjellë një formati të ri, i cili pritet të ketë edhe tetë ekipet të tjera të shtuara. Pra nga 24 ekipe që marrin pjesë zakonisht, në “Euro 2028” mund të marrin pjesë plot 32 ekipe, nga 55 që janë të total. Pritet që në ditët në vijim, ky propozim të marrë formë dhe të fillojë puna konkrete. Gjasat janë…

Read More