Author: tirana

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në përfundim të raportit përfundimtar për Inceneratorët, do të bëhet një kallëzim penal kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa ftoi SPAK për hetim të çështjes. Në një dalje për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Basha tha se një grup i strukturuar kriminal ka grabitur 430 mln euro. “Nuk pritet ndonjë suprizë PS nuk do votojë për këtë raport. Ka një ndryshim këto janë fakte, jo më denoncime të bëra nga selia. Me përfundimin e raportit do përgatit një kallëzim penal. Mesazhi i parë është për SPAK, në sytë e shqiptarëve janë para një…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien e Parlamentit, Elisa Spiropali ka replikuar me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me punën e Komisionit Hetimor për inceneratorët. Spiropali thotë se Lulzim Basha e nisi me një përrallë se si 3 shokë u mblodhën dhe bënë aferën e pretenduar nga opozita. Duke përdorur nota ironie, Spiropali deklaron se historia është ndryshe, duke thënë se ishin dy shokë, Luli dhe Saliu. “Meqë e nise me përrallë, nuk po them se ishin tre shokë, por Luli dhe Saliu. Luli që hipi mbi pirgun e plehut që shpiku vetë. Saliu që hipi mbi Lulin. Kaq ishte epilogu i…

Read More

Sanksionet e vendosura nga qeveria Britanike në dëm të Roman Abramovich kanë një imapkt të drejt për drejtë dhe shumë të madh tek klubi i Chelsea. Blutë tashmë nuk mund të lëvizin në tregun e transferimeve, nuk mund të blejnë lojtarë, nuk mund të shesin, e as nuk mund të rinovojnë me lojtarët që i përfundon kontrata. Kjo situatë është me të vërtetë shqetësuese pasi nga Londra në fund të këtij sezoni pritet të largohen jo pak por 5 lojtarë: Azpilicueta, Rudiger, Christensen, Saul Niguez dhe Musonda, të gjithë në përundim të kontratës. Praktikisht trajneri Tuchel duhet të bëjë llogaritë…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar qeverinë se ka krijuar situatë oligopol në tregun e karburanteve duke e bërë atë përgjegjëse për rritjen e çmimeve ditët e fundit. Duke folur në nisje të seancës, ai tha se qeveria lejon abuzimet të cilat po rëndojnë edhe në artikujt e shportës së qytetarëve. “Sot qytetarët shqiptarë kanë shqetësimin kryesor rritjen e çmimit të naftës që po reflekton në rritjen e të gjitha çmimeve të tjera të shportës dhe që po e pamundësojnë jetën. Shikojeni se si është krijuar një treg monopol ose oligopol nga Qeveria që çmimet të rriten sapo…

Read More

Hetimi parlamentar për inceneratorët ishte kryefjalë e seancës së sotme plenare. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Basha tha se komisioni hetimor faktoi aferën më të madhe korruptive me plehrat, ndërsa theksoi se 430 mln euro u gllabëruan nga një person i vetëm. “Për dy javë me radhë, para agresionit rus ju keni dëgjuar me fakte atë që PD ka thënë tash 6 vjet. Keni dëgjuar me dokumente, duke marrë edhe nga mediat investigative, por edhe rrjete të hapura, përfshi dokumente financiare të parajsave fiskale. Janë mbledhur tre shokë, njëri ish anëtar i bandës së Lushnje, Mirel…

Read More

Për shkak të mospërjashtimit të KQZ-ve të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka vendosur të tërheqë anëtarësimin nga kjo organizatë. Kujtojmë që KQZ  bën pjesë që prej themelimit në ACEEEO – Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës, e cila përbëhet nga KQZ-të e 25 vendeve evropiane, si dhe një sërë trupash të tjera që administrojnë zgjedhjet në vendet përkatëse. KQZ e Shqipërisë duke qenë se ka mbajtur dy herë presidencën e përvitshme të ACEEEO-s gëzon statusin e anëtarit të përhershëm të Asamblesë së Përgjithshme, organit qeverisës të krejt organizatës.…

Read More

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj në foltoren e Kuvendit u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për aferën e inceneratorëve. Sot pritet që të miratohet raporti përfundimtar, ndërsa Ahmetaj i cilësoi si të pavërteta akuzat e PD-së. Sipas tij nuk ka aferë me 430 milion euro. Numri dy i qeverisë theksoi se pagesa për tre koncesionet është 55 milion euro. “Shuma e paguar nga buxheti i shtetit për këto PPP është 55 milion euro e faktuar nga autorizimet e nxjerra, pa TVSH. Pagesa e plotë për Elbasanin në total 26 milion. Gjithë historia që u ngrit mbi koncesionin e Tiranës. Koncesioni i…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar protestat që u zhvilluan dje në disa qytete paralelisht për rritjen e çmimeve. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se janë bërë spekulime me çmimin, ndërsa solli në vëmendje Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. “Dua të përcjell një përshëndetje të përzemërt për të gjithë protestuesit në Tiranë, Shkodër, Tepelenë, Durrës, nesër në Korçë dhe në mbarë Shqipërinë. Ndërgjegjja qytetare është zgjuar më fuqishëm se kurrë. Po merr protesta përmasat e një uragani dhe ka mbështetjen më të fuqishme të popullit opozitar. Kauza e saj është kauza më e drejtë, që lidhet me ekzistencën e…

Read More

Aventura e Paolo Dybala-s te Juventus filloi në 2015 dhe tani pas 7 vjetësh duket se i ka ardhur fundi. Për shkak se deri më tani nuk ka patur një rinovim të kontratës nga argjentinasi si rezultat i keqkuptimeve të ndërsjellta, pritshmërive të parealizuara, kërkesave dhe përgjigjeve jashtë kohe, rrugëtimit të tij te Juventus duket se i ka ardhur momenti i epilogut. Në nisjen e merkatos së verës, Dybalai do të largohet diku tjetër: nëse nuk ka ndonjë mrekulli. Vendimi i klubit për të lënë në paradhomë avokatin e Joyas, duke shtyrë takimin e planifikuar për sot me Jorge Antun,…

Read More

Reperi shqiptar Rigels Rajku ose si ç’njihet me emrin e artit, Noizy ka surprizuar të gjithë fansat e tij me një super lajm. Disa orë më parë, ai ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram” ku njoftoi se do të mbajë një koncert në stadiumin Air Albania, duke e konsideruar më të madhin ndonjëherë të zhvilluar në Shqipëri. Gjithashtu, Noizy ka treguar se në këtë koncert do të ketë edhe disa artistë ndërkombëtarë, por pa zbuluar emrat e tyre. “Shumë shpejt ju jap datën për koncertin më të madh që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri për muzikë…

Read More

Një ngjarje kriminale ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Paleo Faliro, ku një biznesmen i njohur ka rënë në pritën e disa atentatorëve. Autorët i janë afruar biznesmenit 63-vjeçar me një makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Ai ka marrë disa plumba në pjesën e barkut dhe aktualisht gjendja e tij është e rëndë ndërsa mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sipas autoriteteve 63-vjeçari ndali në një semafor ku në makinë ishte bashkë me djalin dhe një mikun e tij. Një makinë e panjohur iu afrua dhe qëlloi ndaj tyre. Kush dhe pse donte…

Read More

Operacioni i ndërmarrë nga SPAK në disa qytete ka vënë në pranga edhe dy policë në Tepelenë dhe Gjirokastër. Të arrestuarit janë Adriatik Logli dhe Fejzo Meçaj mbi të cilët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasit Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i…

Read More