Deputeti Agron Gjekmarkaj, pas disfatës në zgjedhjet e 6 Marsit, ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në Partinë Demokratike, duke vazhduar si një deputet i thjeshtë. Pas dorëheqjes së tij dhe daljes kundër ndaj kryetarit Lulzim Basha, Gjekmarkaj si duket i është bashkuar grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në fotot e siguruara nga Panorama.al, Gjekmarkaj shihet bashkë me mbështetësit e Berishës, Flamur Nokën dhe Edi Palokën.
Author: tirana
Pas protestave të pasdites së djeshme që u zhvilluan para godinës së kryeministrisë në Tiranë, paraditen e kësaj të enjtje, qytetarët në Shkodër dhe në Vlorë kanë protestuar sërish kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera në tërësi. Në Shkodrës, studentët e universitetit atje janë bërë bashkë në këtë protestë, ku kërkojnë të gjithë të rinjve që të bashkohen larg politikës, për të mbrojtur xhëpat e tyre dhe të familjarëve. “Ditën e djeshme është zhvilluar një protestë për rritjen e çmimeve, sot jemi mbledhur sëbashku me bashkëmoshatarët kundër rritjes së çmimit të naftës. Nëse nga Vau i…
Në një deklaratë të bërë ditën e sotme, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur se falë mbrojtjes së treguar, ai dhe populli i tij nuk u bënë skllevër. “Ne po mbrojmë shtetin tonë për të 15-tën ditë. Jemi treguar këmbëngulës. Ushtria ukrainase ka zmbrapsur sulmet në zonat kryesore. Falë ushtrisë sonë, Gardës Kombëtare, rojeve kufitare, policisë dhe të gjithë atyre që iu bashkuan mbrojtjes, ne nuk u bëmë skllevër. Dhe këtë nuk do ta bëjmë kurrë. Sepse ky është shpirti ynë, ky është fati ynë”. Po ashtu, ai bëri të ditur se ka nënshkruar një ligj për konfiskimin me…
Edhe Kosova është prekur nga shtrenjtimi i ndjeshëm i ushqimeve ku rritje të çmimit kanë pësuar një sërë produktesh të shportës por jo vetëm, përfshirë këtu edhe vajin. Sot, qytetarët e Kosovës e blejnë një litër vaj në market me çmimin 3.49 euro. Qytetarët janë të shqetësuar duke thënë se çmim është rritur dukshëm krahësuar me një ditë më parë, ndërkohë që marketet kanë vendosur edhe limit të sasive që mund të blejë një klient, e cila në rastin e vajit është jo më shumë se 4 copë.
Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, njëherësh nënkryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët ka akuzuar opozitën në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Nga foltorja e Kuvendit Felaj analizoi raportet, ndërsa tha se opozita nuk u nis për te zbuluar të vërtetën me krijimin e Komisionit, ndërsa i cilësoi ato shpifje për të marrë kredo politike. Sipas saj, PD i bëri gënjeshtrat të mëdha, që të dukeshin sipas saj si të vërteta. “Është thënë se nuk janë impiantet, por fatmirësisht kjo ishte arsye ase pse e falënderova opozitën, por ju dha mundësia qytetarëve që të shihnin çfarë bëhej. Impianti i Elbasanit ka…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë një tjetër mblidhje këtë të shtunë. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00. Sakaq mbledhja e grupit është thirrur nga kreu i PD Lulzim Basha. Kujtojmë se PD është përfshirë nga zhvillime të shumta politike, që pas rezultateve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, PD doli forcë e tretë, ndërsa pas këtij rezultati pati edhe dorëheqje nga figura të njohura.
Ka kohë tashmë që mafia shqiptare është kthyer në një problem serioz edhe për shtetet më të zhvilluara të botës. Së fundmi, emisioni investigativ “Criminal Planet”, ka publikuar disa detaje të rëndësishme se si mafia shqiptare e kontrollon furnizimin me kokainë në Londër. Ata shkruajnë se mafia shqiptare ka krijuar një aleancë vdekjeprurëse me klanin më të madh të kokainës në Kolumbi për të krijuar një partneritet fitimprurës që vërshon Evropën me pluhurin e bardhë. Investigimi flet edhe për Clan del Golfo, organizata më e madhe e trafikut të drogës në vend, që furnizon 70 për qind të kokainës në…
Sipas “Reuters”, një zyrtar amerikan deklaroi të mërkurën se Pentagoni ka bindjen se Rusia po përdor municione të jointeligjente gjatë bombardimeve në Ukrainë. Në këtë mënyrë, forcat ruse po vrasin një numër të madh civilësh dhe po shkatërrojnë infrastrukturën atje. Të njohura ndryshe edhe si “bombat budallaqe” në qarqet ushtarake, për shkak se nuk janë të orientuara përmes GPS apo sistemeve të tjera të ngjashme, këto bomba hidhen nga avionë në lartësi të madhe dhe gjasat që të arrijnë objektivin i kanë të vogla duke shkaktaur ndërkohë dëme në civilë dhe infrastrukturën e qyteteve. Rasti më i fundit ishte bombardimi…
Kina ka refuzuar të furnizojë linjat ajrore ruse me pjesë avioni, tha një zyrtar në autoritetin rus të aviacionit i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve të enjten, pasi Boeing (BA.N) dhe Airbus (AIR.PA) ndaluan furnizimin me pjesë. Sektori i aviacionit të Rusisë është duke u ndrydhur nga sanksionet perëndimore për pushtimin e Ukrainës, me ministrinë e jashtme të Rusisë që paralajmëroi këtë javë se siguria e fluturimeve ruse të pasagjerëve ishte në rrezik. Agjencitë, përfshirë Interfax, cituan Valery Kudinov, një zyrtar i Rosaviatsia-s përgjegjës për ruajtjen e aftësisë ajrore të avionëve për të fluturuar, të ketë thënë se Rusia…
Sot, presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar sërish një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz lidhur me situatën e luftës në Ukrainë. Ky lajm u bë publik nga Kremlini zyrtar. Po ashtu, edhe burime pranë qeverisë gjermane i konfirmuan këto diskutime, duke thënë se Scholz dhe Macron i bënë thirrje Putinit që të zbatojë menjëherë një armëpushim. Më herët gjatë ditës së sotme ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologun e tij ukrainas në Antalia me synimin për të arritur negociata. Sipas asaj që deklaroi Dmitry Kuleba pas takimit të tij…
Ish-banorët e “Big Brother VIP” vazhdojnë të jenë akoma në qendër të mediave rozë edhe pse emisioni ka kohë që ka mbaruar. Një nga banoret më të përfolura të atij spektakli ishte edhe Beatrix Ramosaj, e cila me anë të disa fotove na ka treguar se është duke shijuar disa ditë pushime bashkë me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj. Mësohet se destinacioni i tyre i radhës eshtë kryeqyteti spanjoll, Madridi. Ndërkaq, afro një orë më parë, Trixa ka publikoi disa fotografi të reja në Instagram, ku ka përfshirë momentet më të veçanta të këtyre pushimeve. “Mos e shiko mbishkrimin më…
Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama ka ironizuar rritjen e çmimeve në vend, por edhe ka paralelizuar situatën me atë të 9 viteve më parë. Në një foto të vitit 2013, të cilën Greg e ka rishpërndarë, duken disa persona me kuaj dhe biçikleta që kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për transport. “Rritje e mirëqënies,“-shkruan Greg krahas fotos, duke nënkuptuar kohën kur çmimi i naftës ishte në nivele minimale, por qeverisja e paraardhësit të babait të tij, kishte trashëguar të tjera probleme.