Dhjetëra protestues janë mbledhur tek rrethrrotullimi i Plukut në Lushnje në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës. Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje. Forca të shumta policie janë në këtë pikë dhe po negociojnë me protestuesit për hapjen e rrugës.
Author: tirana
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke folur në televizionin shtetëror të vendit të tij, tha se çmimet do të vijojnë të rriten në të gjithë botën nëse presioni ekonomik ndaj Rusisë nuk do të ndalet, duke iu referuar sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë. “Shumë shtete kanë ndërmarrë veprime jomiqësore ndaj nesh dhe ekonomisë sonë. Ka një rritje kërkese për artikuj të caktuar, por problemet do të zgjidhen. Nuk ka gjë që ne nuk zgjidhim dot. Ndërkohë që shtetet perëndimore i thonë popujve të tyre që të shtrëngojnë rripin, të vishen trashë. I thonë se fajin për situatën e…
Parlamenti hungarez zgjodhi të enjten Katalin Novak, një aleate e ngushtë e kryeministrit Viktor Orban, në postin e të parit të shtetit, vend anëtar i Bashkimit Evropian (BE). Novak, e cila së fundmi shërbeu si ministre për politikën familjare, e portretizoi zgjedhjen e saj për presidente si një fitore për gratë. Ajo u zgjodh në këtë pozitë kryesisht ceremoniale, me 137 vota për dhe 51 kundër në parlamentin e dominuar nga partia e djathtë e kryeministrit Viktor Orban.
Të gjithë pacientëve që janë trajtuar në Repartin e Toksikologjië për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike do t’u pezullohet leja e drejtimit dhe do ti nënshtrohen testimeve për të parë nëse janë ende përdorues droge apo jo. Kjo nismë pritet të finalizohet së shpejti mes Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas rrugorëve, identifikimi i përdoruesve të drogës në timon pritet që të ulë rrezikun për qytetarët si pasojë e aksidenteve. Testimeve do ti nënshtrohen edhe drejtuesit e dehur në timon. Në regjistrin e policisë ka edhe raste që kanë thyer rekorde sa i takon gjobave të marra.…
Britania e Madhe është shumë e shqetësuar për përdorimin e armëve kimike nga ana e Rusisë mbi Ukrainë. Një konferencë për mediat, Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Trus deklaroi se do të ishte një nga gabimet më të rënda në rast se Putin dhe Rusia do të përdorin armë kimike mbi popullsinë civile në Ukrainë. Komentet e Truss erdhën një ditë pasi sekretarja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, paralajmëroi se Rusia do të përdorë armë kimike mbi Ukrainë. “Ne e kemi parë Rusinë të përdorë këto armë më parë në fushat e konfliktit,” vazhdoi Truss, duke i bërë jehonë…
Lideri i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka deklaruar se “Rusia nuk është agresore në Ukrainë”. Në intervistën dhënë mediave serbe, Kadyrov deklaroi se Rusia dhe ai personalisht kurrë nuk do të harrojnë se Serbia, e vetmja krahas Bjellorusisë, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe falënderoi Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiçin, për siç tha “politikën paqësore që po ndjek”. “Republika e Çeçenisë ka përjetuar para jo shumë kohësh dy operacione të vështira luftarake. Kemi ndjerë pasojat e rënda të luftës, e nxitur kah fundi i shekullit të kaluar si rezultat i provokimeve të shërbimeve të huaja informative, qëllimi i…
Çmimi i vajit ushqimor në tregun e Kosovës është më i shtrenjti në gjithë botën, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Më 10 mars, një litër vaj është shitur për 3.50 euro – nga më pak se 2.00 euro sa ka qenë dy ditë më parë. Rritjen e çmimit të vajit Kurti e ka cilësuar artificial dhe të paarsyeshëm. “Kjo ka të bëjë me njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore dhe jo nga gjendja reale në vendin tonë”, tha ai, pas vizitës në fabrikën e përpunimit të vajit “Floil” në komunën e Gjilanit. Kurti deklaroi se…
Dashi: Është padyshim një periudhë përmirësimi, por kushtojini vëmendje ‘xhepit’. Keni shpenzuar shumë para, mundohuni ta shtrëngoni pak rripin, por jo shumë. Demi: Kjo është periudhë shumë interesante për dashurinë dhe ndjenjat, nëse ju pëlqen një person, çfarë prisni? Tregojini ndjenjat tuaja. Në punë, fokusohuni në çështjet më të rëndësishme dhe tregohuni largpamës. Binjakët: Duket se dëshironi shumë të bini në dashuri, ndaj mos hezitoni të dilni me njerëzit që ju pëlqejnë. Në punë keni energji pozitive, ndaj mos e shpërdoroni forcën tuaj. Gaforrja: Në dashuri ka vetëm një rregull: pak fjalë dhe shumë veprime! Mundohuni t’i tregoni partnerit tuaj se sa kujdeseni për marrëdhënien. Në punë periudha është…
SPAK dhe policia kanë finalizuar pas një hetimi 3-vjeçar operacionin policor të koduar “FIVE”, duke shoqëruar 35 shtetas. Gjatë hetimit proaktiv 3-vjeçar është provuar veprimtaria e kundërligjshme e 5 grupeve të strukturuara kriminale që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.Janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020.Pas provave të siguruara gjatë hetimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”,…
Ish-missi shqiptar dhe moderatorja sportive, Cindy Marina, ka qenë përfolur prej kohësh në mediet rozë se ajo mund jetë në një lidhje me djalin e politikanes Jozefina Topalli, Genar Topalli. Ndonëse janë fotografuar disa herë bashkë, dyshja nuk e kishte pranuar asnjëherë publikisht se mund të ndodheshin në një marrëdhënie. Ka qenë vetë Cindy, e cila në ditën e të dashuruarve ka postuar në “Instastory”, një foto ku shfaqet në krahë të Genarit. Ata duken shumë të qeshur krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu dashurinë mes tyre. E ftuar ditën e sotme në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Cindy jo vetëm që…
Sipas Bild, për Noussair Mazraoui nuk po interesohen vetëm Milan-i dhe Barcelona. Edhe Bayern Munich duket se është vënë në gjurmët e mbrojtësit të krahut të Ajax-it. Kontrata e lojtarit me klubin është drejt skadencës dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë. Raiola ka vënë si kusht për zbarkimin e Haaland në Katalonjë edhe marrjen e mbrojtësit të ri nga ana e katalanasve. Për Milan-in dhe Barçën, Mazraoui do të ishte në operacion shumë i mirë, për shkak të talentit të tij dhe faktit se mund të merret me kosto zero. Bayern Munich, që duket se po kërkon një mbrojtës krahu…
Lulzim Basha u shpreh dhe njëherë se është i gatshëm të bëjë gjithçka që Partia Demokratike të ringrihet dhe bashkohet. Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Basha përsëriti se do të bëjë gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar si pasojë e humbjes në 6 mars. I pyetur nga gazetarët nëse “gjithçka” do të thotë dorëheqje, Basha nuk dha detaje, duke kërkuar që sot të fokusohen te inceneratorët, ku pritet të miratohet raporti përfundimtar. “Unë personalisht do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar në 6 mars. Jam i gatshëm të bëj gjithçka…