Author: tirana

Nedim Bajrami është një nga talentet shqiptare më të spikatura i cili kërkohet nga shumë klube. Së fundmi, interes për të ka shprehur edhe kuqezinjtë e Milan-it të cilët kërkojnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit shqiptar të Empolit. Theksojmë se Bajrami ka mahnitur ekipet e mëdha në Serie A, ku Juventus, Roma, Lazio, Sassuolo dhe tashmë Milan, janë në garë për të fituar shërbimet e tij. Në këtë sezon, Bajrami ka luajtur 29 ndeshje, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 5 herë.

Read More

Ëshë përfolur goxha në media se vajza e Niko Peleshit, Aleksia dhe aktori Romeo Veshaj i kanë dhënë fund romancës së tyre. Kjo është kuptuar edhe nga fakti që dyshja nuk ndiqen më as në rrjete sociale. Gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”, Aleksia është shprehur se do kishte dashur të mos e kishte bërë publike lidhjen e saj. “Ka qenë një veprim shumë i nxituar që ta bëja publike dhe të flisja aq me detaje për marrëdhënien time. Unë jam person që më pëlqen të shprehem dhe nuk i fsheh emocionet e mija dhe nëse është nevoja…

Read More

Mësohet se është mbyllur pa një kompromis takimi i ministrave të jashtëm Rusi-Ukrainë në Antalia. Takimi mes Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas Dmitry Kuleba nisi para dy orësh në prani të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşololulu i cili kishte marrë përsipër ndërmjetësimin mes palëve. Megjithatë, duket se ky takim dështoi, pasi lufta do të vijojë. Në një konferencë për mediat, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura. Megjithatë, ministri i Jashtëm ukrainas tha se është gati të takohet sërish me homologun e tij rus Sergei…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në deklaratën e tij për mediat këtë të enjte është shprehur se do të mbajë çdo përgjegjësi në lidhje me humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit pas përfundimit të fazës së reflektimit. Në kuadër të zhvillimeve më të fundit në PD, një ditë më parë ish kryetari i kësaj partie Sali Berisha  ka bërë thirrje për bashkim të gjithë deputetëve të PD-së të cilët kanë qenë kritikues ndaj tij. Pasditen e sotme në orën 18:00 do të mblidhet grupi i Rithemelimit, ku pritet që të caktohet data për mbledhjen e Kuvendin për përcaktimin e…

Read More

Pas përfundimit të procesit të numërimit dhe çertifikimit të rezultatit për zgjedhjet 6 Marsit, Komisioni Qëndror i zgjedhjeve ka nxjerrë edhe tabelën me rezultatet zyrtare përfundimtare në të gjashta bashkitë e vendit. Bie në sy avantazhi i ndjeshëm i socialistëve, të cilët rreth 19 mijë vota më shumë se Partia Demokratike dhe Shtepia e Lirisë të marra së bashku. Në bazë të votave të marra nga kandidatët, rezulton se të zgjedhurit e Partisë Socialiste kanë grumbulluar në total 106.703 vota, të ndjekur nga kandidatët e Shtëpisë së Lirisë me 60.223 vota dhe ata të Partisë Demokratike me 26.662 vota. Siç…

Read More

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se trupat e Putinit po “shtrëngojnë lakun” rreth kryeqytetit Kievit, duke hedhur tezën se kryeqyteti ukrainas mund të jetë vetëm disa orë larg një sulmi “të tmerrshëm” nga rusët. Aktualisht, qyteti vazhdon të jetë nën kontrollinin e qeverisë vendase të Volodymyr Zelensky. Megjithatë, rreziku për t’u rrethuar plotësisht është gjithmonë në rritje, ndërsa ushtarët dhe vullnetarët përgatiten për beteja në rrugë duke gërmuar llogore dhe duke ndërtuar barriera në rrugët për në Kiev. Megjithëse një autokolonë masive rus që shtrihet 40 milje në veri të kryeqytetit po i ngjan shpejt një bllokimi trafiku, zyrtarët perëndimorë kanë…

Read More

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov deklaroi se civilët janë pengje të batalioneve vullnetare ukrainase, dhe jo objektiv të ushtrisë ruse. Ai tha në një konferencë për mediat nga Antalia, se perëndimorët kanë shkelur parimet ndërkombëtare. “Civilët e gjetën veten peng në të ashtuquajturit batalione vullnetare. Ata po përdoren si mbrojtje njerëzore. Marrëveshja për korridoret humanitare është në zbatim. Është gjetur rruga më efektivët për të larguar civilët. Ne ju kujtuam kolegëve tanë se në Bjellorusi pala ruse ofroi propozime korrekte, dhe pala ukrainase i mori këto ide. Duam të vazhdojmë marrëveshjen në territorin bjellorus. Operacionet ushtarake, këto vlerësime bëhen…

Read More

Humbja dhe eleminimi i djeshëm i PSG-së nga Real Madrid me tre golëshin e Benzema nuk është kapërdirë dot nga Mauricio Pochettino. Tranjeri argjentinas i parizienëve nuk gjen dot asnjë argument për të shpjeguar atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme. “Loja ndryshoi pas golit të parë të pësuar dhe e vështirë për t’u pranuar. Ne dominuam gjashtëdhjetë minutat e para. Kemi bërë gabimë pas këtyre minutave, por është shumë e vështirë të menaxhosh një ekip pas një ngjarjeje të tillë. Championsi ishte qëllimi i PSG-së, do të jetë e vështirë për t’u rikthyer. Ne humbëm nga një prej klubeve më…

Read More

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se ka përndjekur 3 shtetase. Policia bën me dije se i ndaluar i është shtetasi me iniciale J.K. 25 vjeç i cili në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur 3 shtetase dhe i ka hapur faqe në rrjetet sociale me emrat e tyre. Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë (elektroshot). “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan shtetasin J. K., 25 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”,…

Read More

Kjo është makina e cila dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit të ndodhur të mërkurën në Shkodër, ndaj Admir Bajrit. Gazetarja Emi Kalaja, e cila siguroi fotografinë në fjalë, thotë se autorët dyshohet se kanë lëvizur pikërisht me këtë automjet tip Benz me targë AA066PZ (targë e cila rezulton e vjedhur në Tirane më datë 27 Gusht të vitit 2020). 38-vjeçari Admir Bajri mbeti i plagosur gjatë orëve të pasdites, në lagjen “Dobraç” pranë një supermarketi. Ai ishte brenda makinës së tij të parkuar në anë të rrugës, kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar të cilët…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ai rus, Vladimir Putin mund të zhvillojnë një takim kokë më kokë në ditët e ardhshme. Ky lajm që ngre hipotezën e një takimi të mundshëm mes 2 presidentëve u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov. Ai tha se Kievi ka përsëritur kërkesën për të kryer negociata të drejtpërdrejta mes Putinit dhe Zelenskit. “Tani kjo kërkesë po shqyrtohet nga Ministri i Jashtëm”, u shpreh Peskov. Mësohet se Ukraina vazhdimisht paraqet propozime për negociata të drejtpërdrejta midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky. Këtë e ka bërë…

Read More