Author: tirana

Sipas “The Guardian”, Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin organizatën europiane të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Rusia u bashkua me Këshillin e Europës në 1996, pas një aplikimi nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për të dërguar vendin drejt demokracisë. Por kontradiktat kanë qenë të shumta gjatë gjithë kohës. Disa sugjerojnë se anëtarësimi i Rusisë në…

Read More

16 persona janë arrestuar ditën e djeshme nga policia pas pjesmarrjes së tyre në protestën kundër rritjes stratosferike të çmimeve e cila u zhvillua në Tiranë. Policia njofton se janë gjithashtu edhe 5 persona të tjerë të cilët po procedohen në gjendje të lirë. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim. Uniformat blu theksojnë se po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë…

Read More

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ai ukrainas, Dmytro Kuleba janë duke zhvilluar një takim mes tyre Turqi për të tentuar zgjidhjen e konfliktit me dialog. Ky takim po mbahet në Antalia me ndërmjetësimin e ministrit të jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Disa fotot të takimit të publikuara në rrjet shfaqin ministrat e Rusisë dhe Ukrainës të ulur përballë njëri-tjetrit. Talks between the foreign ministers of Ukraine, Turkey and the Russian Federation on ending Russian aggression against Ukraine have commenced in Antaliya. pic.twitter.com/LUDCClMNaQ— Oleg Nikolenko (@OlegNikolenko_) March 10, 2022

Read More

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës me ndërmjetësimin e Turqisë takohen të enjten në Turqi. Ankaraja qëndron mes dy zjarreve: Raportet me të dyja vendet janë të ngushta dhe varësia nga Moska është e madhe. Është një sukses për diplomacinë turke: Dy javë pas fillimit të sulmit ndaj Ukrainës do të zhvillohen bisedimet e para në nivel qeveritar mes Rusisë dhe Ukrainës. Takimi i ministrave të jashtëm Sergej Lavrov dhe Dmytro Kuleba është planifikuar për të enjten (10.03) në prani të ministrit të Jashtëm turk, Mevlyt Çavusoglu në kuadër të të ashtuquajturit forumi i diplomacisë në rajonin turistik Antalja.…

Read More

Gjatë pasdites së të mërkurës çmimi i karburantit pësoi një ulje në vlerën 3%. Rënia e çmimit vjen menjëherë pas rritjes në nivele stratosferike të tij. Nga 129.57 dollarë për fuçi që ishte më parë në bursë, tani çmimi i naftës ka zbritur në 111.69 dollarë. Rënia është reflektuar edhe në disa nga pikat e karburanteve në Shqipëri, ndërsa ka zbritur në 240 lekë për litër nga rreth 269 që ishte para protestave.

Read More

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kouleba mbërriti ditën e stome në Antalia të Turqisë. Ai u prit aty nga homologu i tij turk, Mevlut Çavusoglu. Sot do të mbahet takimi i parë kokë më kokë mes ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë që pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt. Edhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u nis dje nga Rusia për në Turqi për të marrë pjesë në një forum që mbahet në një resort turistik për të takuar Kulebën. 🇺🇦 Глава МЗС Дмитро Кулеба прибув до Анталії. Там заплановані переговори з міністром закордонних справ росії Лавровим.…

Read More

Një operacion i madh i shtrirë në të gjithë vendin është nisur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se janë lëshuar 44 urdhër arresti, të cilat janë ekzekutuar më së shumti për kultivim të lëndëve narkotike. Operacioni filloi në mesnatë në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një postim në rrjetet sociale në lidhje me pandeminë. Kreu i qeverisë shkruan se sistemi ynë shëndetësor mbajti peshën e një tragjedie si pandemia falë vetëmohimit të stafeve mjekësore dhe investimeve domethënëse. Të njëjtën bindje shpreh se me vullnet e durim mund të përballojmë edhe krizën energjetike dhe pasojat e luftës në Ukrainë. “Dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me…

Read More

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar se do t’i kufizojnë importet e naftës ruse. Kjo, edhe pavarësisht faktit se Rusia ka paralajmëruar se mund të ndërpresë furnizimin e Evropës me gaz, nëse vjen deri te ndalimi i naftës së saj. Çfarë sanksionesh ka për naftën dhe gazin rus? SHBA-ja ka marrë vendim për të ndaluar plotësisht importet e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia, pasi Ukraina – e cila ndodhet nën pushtimin rus – ka bërë thirrje për zgjerimin e sanksioneve. Mbretëria e Bashkuar do ta heqë naftën ruse gradualisht nga tregu – deri në…

Read More

Ndeshja e mbrëmjes së djeshme ishte një spektakël i paparë dhe protagonisti kryesor i saj ishte padyshim bomberi francez, Karim Benzema. Me 3 golat e tij brenda vetëm 6 minutave, ai bëri që Reali të përmbyste disavantazhin 0-2 ndaj PSG-së (kemi parasysh dhe golin në ndeshjen e parë) dhe të bëjë tifozët që kishin mbushur Bernabeun të çmenden nga gëzimi. Pas ndeshjes, francezi dha një intervistë për “RMC” ku komentoi ndeshjen ndaj parisienëve. “Nuk ishim mirë në ndeshjen e parë, ndërsa sot ishim tjetër ekip i cili luajti me presion shumë të lartë dhe shtyu shumë përpara. Ne kemi treguar…

Read More