Author: tirana

Mëngjesi do të nisë me vranësira dhe rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku në zonat Veriore-Verilindore do ketë reshje dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet gradualisht në zonat bregdetare dhe gjatë natës përfshin gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3 në Verilindje deri në 13°C në Jugperëndim. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Read More

Moti i keq me reshje të shumta të dëborës ka përfshirë edhe verilindjen e vendit. Mësohet se trashësia e dëborës varion nga 5 -30 cm në zonat malore duke shkaktuar jo pak probleme në qarkullim. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme e pa probleme. Po ashtu edhe Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj. Kompanitë sipërmarrëse me mjetet borëpastruese po bëjnë trajtimin e tyre me kripe për të shmangur ngricat. Por probleme shfaqen në disa akse të rrugëve rurale në Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Kalis, Margegaj, Tropoje e Vjetër, Lekbibaj . Mbetet e bllokuar…

Read More

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillojnë bisedime në Turqi, teksa lufta ka hyrë në javën e tretë të saj. Ministri ukrainas Dmytro Kuleba tha përpara takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov se pritjet e tij ishin “të kufizuara”. Kjo vjen pasi Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimin e një spitali për fëmijë, një sulm që Kievi thotë se është një “krim lufte”. Ukraina thotë se 17 persona u plagosën në sulmin në Mariupol të mërkurën.

Read More

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se nuk mund të bëhet një krahasim mes ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviç dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas tij, Millosheviç kishte nisur spastrim etnik në Kosovë, ndërsa Putin ndërmorri veprime për ta ndalur rreshtimin e Ukrainës krah Perëndimit. “Në Kosovë, Presidenti i Serbisë, Millosheviçi, kishte ndërmarrë një fushatë spastrimi etnik të cilën NATO-ja e ndali. Në Ukrainë, njerëzit po kërkonin paqe e demokraci, kur Putini qëllimisht dhe i paprovokuar ndërmori pushtimin, për ta shkatërruar qeverinë ukrainase dhe për ta penguar rreshtimin e tyre krah Perëndimit.…

Read More

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar para kryeministrisë dhe në rrugët e Tiranës kundër rritjes së çmimit të naftës. Në një njoftim të bërë publik, policia thotë se është në gatishmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë, por bën thirrje që qytetarët të mos përfshihen në akte dhune, pasi do të përballen me ligjin. “Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos përfshihen në akte dhune dhe paligjshmëri, në çfarëdolloj forme të shfaqjes së saj, sepse do të përballen me forcën e ligjit”, thuhet në njoftim. Policia e Shtetit, thotë se…

Read More

Ky është momenti kur dy ushtarë ukrainas arrijnë të çaktivizojnë një raketë ruse e cila gjendet në tokë. Në video, shihet se si njëri prej ushtarëve tërheq me mjaft kujdes, pjesën plasëse të raketës, ndërkohë që një tjetër, e spërkat gjatë gjithë kohës me material të lëngshëm. Bomb defusing process pic.twitter.com/AZeMaesE6K— NEXTA (@nexta_tv) March 9, 2022

Read More

“Faleminders” Kështu e nis falenderimin e tij fituesi i bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme, Bardh Spahia. Ai shkruan në rrjete sociale, se gara ishte e fortë, por fitorja u arrit falë frymës së krijuar nga lëvizja e Rithemelimit të PD. Spahia shprehu një falenderim për ekipin e fushatës dhe të rinjtë që e kanë mbështetur. Nuk mund të mungonin në falenderim as familjarët, të cilët kryebashkiaku i ri e Shkodrës e quan veten me fat që i ka. Postimi i Bardh Spahisë: FALEMNDERS!Në përfundim të kësaj gare plot emocione të forta, dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen time…

Read More

Një nga snajperistët më vdekjeprurës në botë ka mbërritur në Ukrainë, duke u zotuar të luftojë rusët si një luftëtar vullnetar. Vrasësi i stërvitur, me nofkën Wali, më parë udhëtoi në Irak vetë për të luftuar kundër ISIS-it në vitin 2015. Ai kaloi kufirin me Ukrainën sot, duke lënë pas gruan dhe djalin e tij të mitur në Kanada. 40-vjeçari u vendos dy herë në Afganistan si snajper me Forcat e Armatosura Kanadeze midis 2009 dhe 2011. Wali luftoi në të njëjtën njësi kanadeze si snajperi me vrasjen nga largësia më e madhe e konfirmuar në botë, prej 3.5 km.…

Read More

Ish-Miss Ukraina rrëfen se si u largua nga Kievi me djalin e saj 7 vjeçar pasi u zgjua nga sulmet ajrore dhe shpërthimet në ditën e parë të pushtimit rus. Veronika Didusenko iu bashkua avokates Gloria Allred teksa u bëri thirrje vendeve që të zbatojnë zonën e ndaluar të fluturimit mbi Ukrainë për të ndaluar luftën. “Ndërsa po ikja me djalin tim të vogël, mund të shihja se ishte një betejë e vërtetë ajrore mbi kokën tonë,” tha ajo në një konferencë shtypi në Los Anxhelos të martën. “Në udhëtimin tim të gjatë deri në kufirin e Ukrainës, nuk kishte asnjë vend…

Read More

Ish-kampioni i botës në boks, Vladimir Klitschko i cili ëhstë dhe vëllai i kryebashkakut të Kievit, ka reaguar pas sulmeve të tmerrshme ruse mbi një spital fëmijësh mbi Mariupol. Përmes një postimi në twitter, Klitschko shkruan se “zemra e tij po rrjedh gjak” pas bombardimit të një materniteti në Mariupol të mërkurën. “Zemra ime po rrjedh gjak. Shikoni këto imazhe atje, rezultati konkret dhe real i operacioneve speciale të Putinit, si të thuash. Kur ai ua merr jetën këtyre engjëjve, ai vret prindërit, gjyshërit e tyre dhe shkatërron shtëpitë dhe shkollat ​​e tyre”, tha Klitschko. Ish-boksieri tha se “të sulmosh…

Read More

Maqedonia e Veriut ka propozuar një sërë masash për të zbutur krizën e rritjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve. Qeveria maqedonase ka hequr TVSH-në për produktet bazë ushqimore, ndërsa rreth 35 mijë qytetarë nga kategoritë më të rrezikuara do të marrin kupon prej 1000 denarë në tre muajt e ardhshëm për të blerë produkte. E gjithë pakoja e masave do të kushtojë 400 milionë euro. Qeveria maqedonase ka propozuar gjithashtu uljen e akcizës për karburantet dhe TVSH-në nga 18 në pesë për qind. Sipas mediave vendase kjo masë ul pjesën që qytetarët e paguajnë për çdo litër benzinë që…

Read More