Author: tirana

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Në reagim, thuhet se procedura e ngritjes në detyrë të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, është e ndërvarur nga disa procedura të tjera administrative dhe gjyqësore. “Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartëmbetet prioritet për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kjo procedurë është risi në sistemin gjyqësor, e cila ka ardhur si rrjedhojë e Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe një pakete të plotë të akteve nënligjore në zbatim të…

Read More

Ushtria e Vladimir Putinit duket se është në vështirësi me ushqime, ndërsa zgjidhjen e kanë gjetur duke vjedhur nëpër fshatra. Një video e publikuar tregon ushtarët rusë duke vjedhur pula nga një kotec në një fshat të Ukrainës. Ata duken teksa godasin pulat dhe më pas i marrin me vete.

Read More

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve. Autoriteti bën të ditur se hetimi ka nisur që në datën 25 Shkurt dhe shkak është bërë rritja e çmimeve të nënprodukteve të naftës duke filluar nga muaji Shkurt. Gjatë këtij hetimi autoriteti do të vlerësojë tendencat e çmimeve të naftës dhe benzinës, pranë ndërmarrjeve të cilat operojnë në tregun e tregtimit me pakicë të karburanteve. Rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës është reflektuar në të gjithë tregun e shitjes me pakicë dhe për pasojë ka sjellë çmime përgjithësisht më të larta…

Read More

Kryetari i Shoqatës Rajonale të Tiranës, Eduard Prodani ka thirrur sot një asamble të jashtëzakonshme me qëllim zgjedhjen e delegateve për zgjedhjet e 15 marsit për kreun e FSHFNga 41 anëtarë në total, prezentë kanë qenë 21 prej tyre, duke plotësuar kuorumin e nevojshëm për ta zhvilluar asamblenë. Kjo asamble zgjodhi Ergys Kadiun si sekretar i përkohshëm, Alban Miftarin si kryetar i komisionit të verifikimit, si delegatë janë zgjedhur Ergys Kadiu, Adi Balla, Adriatik Delimurati, Xhek Alushi, Alban Miftari dhe Endrit Agushi. Po ashtu Artur Çobani u zgjodh kryetar i Komiteti Ekzekutiv. FSHF më herët e kishte njohur Prodanin si…

Read More

Νë një takim me kryesinë e Unionit Demokratik të Minoritetit Kombëtar Grek-Omonia kreu i opozitës grek Syriza Aleksis Tsipras ka nënvizuar mbështetjen e tij ndaj “kërkesës së drejtë”, siç e ka quajtur ai, “ të rivendosjes së pensionit kombëtar për pakicën kombëtare greke” në Shqipëri. Gjatë takimit, ku ai shoqërohej nga kryetarja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Mariliza Xenogiannakopoulou dhe përgjegjësja për çështjet e homogjenëve Theodora Tzakri, z. Tsipras foli për “padrejtësitë që ka përjetuar minoriteti gjatë periudhës së memorandumeve të ndihmës pas vitit 2012,kur e drejta e minoritarëve të moshuar për të pasur pension kombëtar u kufizua. “Dua t’ju…

Read More

Ndërsa lufta në Ukrainë vijon, përpjekjet për një zgjidhje diplomatike nuk ndalen. Në mënyrë të veçantë po diskutohet mbi një formulë që merr si model Austrinë. Siç raporton Corriere della Sera, sipas këtij opsioni, Vladimir Putin mund të tërhiqet nga përpjekja për të rrëzuar qeverinë e Zelenksy-t, por në këmbim, Ukraina do të marrë përsipër të miratojë “neutralitetin e përhershëm”, duke modifikuar Kushtetutën, e cila nga viti 2019 parashikon anëtarësimin në NATO. Për Kievin, sigurisht, e gjithë kjo do të nënkuptonte një ndryshim drastik në procesin politik, kulturor dhe madje edhe psikologjik që filloi në 2014 me kryengritjen e Maidan…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën në vend ku cmimet po pësojn ënjë rritje të ndjeshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka thënë se Greqia ka miratuar një paketë të ndihmës ekonomike me 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta. Një nismë të tillë sipas tij, kanë ndjekur edhe Maqedonia e Veriut, Kosovës dhe Kroacisë. Meta shton se Shqipëria ka ndërmarrë zero paketë ekonomike në ndihmë të familjeve e fermerëve. Ai kërkon që qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimit të karburanteve dhe të miratojë një paketë ekonomike për ndihmë të familjeve në nevojë. Postimi…

Read More

Në sallën e këshillit bashkiak Mat u zhvillua sot një takim sensibilizues, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike gjatë vitit 2022. Në këtë takim, mori pjesë kryetari i bashkisë Mat, shefi i Komisariatit të Policisë Mat, shefi i Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike, specialistë të Policisë në zona dhe drejtues të institucioneve ligjzbatuese vendore. Shefi i Komisariatit, gjatë fjalës së tij, diskutoi problematikat e konstatuara në vitin e kaluar, dhe objektivat që duhet të arrihen gjatë këtij viti. Ai kërkoi të forcohet më tej bashkëpunimi me institucionet ligjzbatuese, me qëllim marrjen…

Read More

Nëse paga mujore neto e një deputeti është 118,215 lekë, përfitimet e tjera si pagesa për telefonin, shpenzimet për karburantin, honorare, dieta, qira për banesë deri tek fjetjet në hotel, arrijnë 150 000 deri në 200 000 lekë në muaj. 13.676.873 lekë është shuma që kanë përfituar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, për muajin janar të vitit 2022 për karburant, telefon dhe dieta. Shumica e deputetëve kanë përfituar 40.000 lekë për karburant, në muaj, ndërsa në total shifra arrin 4.437.383 lekë. Shpenzimet telefonike kapin gjithashtu një shifër mjaft të lartë, prej 2.136.900 lekë në total për të gjithë deputetët në…

Read More

Personi që iu bë atentat këtë të mërkurë është Admir Bajri. Mësohet se ky i fundit ka qenë duke udhëtuar në një mjet të llojit “Mercedez Benz”, tip ML në momentin që është qëlluar me breshëri plumbash. Bashkë me Admir Bajrin në momentin që u qëllua, ka qenë edhe nëna e tij, e cila ka parë të gjithë skenën e atentatit. Bajri ndodhet në spital për momentin ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij është e rëndë.

Read More