Author: tirana

Me pankarta në duar, qytetarët kanë dalë sot në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës. Ata janë grumbulluar sot para kryeministrisë duke kërkuar uljen e çmimit të naftës, e cila në vendin tonë ka shkuar mbi 260 lekë. “Na hoqët përsheshin me qumësht”, “Subvencione baraz genjeshtra”, ishin disa nga pankartat e tjera që qytetarët mbanin ne duar.

Read More

Ka ndërruar jetë David Bennet, 57 vjeçari të cilit i ishte vendosur zemra e derrit në janar të këtij viti. Usatoday.com shkruan se ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar saktësisht vdekjet e Bennettit, megjithatë siç ka njoftuar Qendra Mjekësore e Maryland, ai ka qenë duke u rikuperuar pas operacionit të 7 janarit. Gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej ditëve të fundit, derisa spitali ka njoftuar për vdekjen e tij sot. Kjo ishte hera e parë që kirurgët amerikanë kanë transplantuar me sukses zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në…

Read More

Serbia vendosi të pezullojë eksportin e grurit dhe të miellit për shtetet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë, nga e enjtja e 10 Marsit. Kjo sipas kreut të unionit tregtar agro – ushqimor do të ketë ndikimin e saj në tregun vendas, megjithatë Serbia mbulon vetëm 15 deri 20% të importit vjetor. Rusia dhe Ukraina, prej nga Shqipëria importon 72% të grurit i kanë bllokuar po ashtu eksportet. Kjo i vendos grosistët në dilemën për të kërkuar rrugë të tjera. Fabrikat vendase po përdorin ende rezervat e drithit, por rritja e çmimit të miellit dhe e bukës do të jetë e…

Read More

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja deklaron se Shqipëria është e varur tërësisht nga tregu ndërkombëtar në këtë sektor për shkak se nuk ka prodhim të brendshëm ndërsa shtoi se rritja e tyre në tregjet jashtë është marramendëse. “Mënyra si jemi të vendosur ne në gjenerim, prodhim të brendshëm të energjisë do vazhdojmë të influencohemi nga tregu ndërkombëtar. Tani jemi duke importuar për të krijuar një rezervë. Po ecim duke e monitoruar situatën përditë. Për hidrokarburet ne jemi tërësisht të ndikuar nga tregu ndërkombëtar. Karburanti vjen nga jashtë. Nuk kemi përpunim të brendshëm. Produktet e bardha vijnë nga jashtë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar ndodhen në Dubai. Rama u ka bërë thirrje investitorëve nga 192 vende të botës që të vizitojnë Shqipërinë sepse kurrë nuk do të pendohen. “Në këtë panair gjithkush ka mundësi të shohë se sa i madh është potenciali për të bërë mirë, i vendeve dhe popujve të botës, nëse bëhen bashkë dhe nëse ecin bashkë. Sigurisht midisi kaq shumë vendesh të jesh i vogël, ne jemi një prani modeste por besojmë fort se jemi mes atyre vendeve që jemi ende për t’u zbuluar e shijuar. Një vend i vogël, mjaft i…

Read More

Dhurata Çupi i bashkohet grupit të deputetëve që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Sipas saj, partisë i duhet një lider që ta çojë drejt fitores. “Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Z. Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e Shkodranëve e Dibranëve, si dy bastionet e PD”, u shpreh…

Read More

Dashi: Mund të përfitoni nga ky moment për t’u rilidhur me dikë. Në punë, falë ndikimit të Marsit do të keni perspektiva për të ardhmen. Demi: Falë energjisë së mirë do të planifikoni projekte të reja dhe të keni dëshirë për të ndryshuar. Të vetëpunësuarit do të bëjnë kontrata të reja. Binjakët: Në dashuri ka përmirësime të ngadalta pasi vijojnë tensionet mes atyre që i kanë dhënë fund një romance. Kushdo që stërvitet prej kohësh dhe është i përkushtuar do të ketë një surprizë të këndshme. Gaforrja: Në dashuri keni prej kohësh Venusin në anën e kundërt ndërsa më në fund vjen një lajm i…

Read More

Historia e vërtetë e një vejushe të luftës në Kosovë, e cila sfidoi traditën për të nisur një sipërmarrje të suksesshme biznesi, tregohet në “Hive (Zgjoi)”, një film që regjisorja e tij shpreson se do të edukojë shikuesit për tejkalimin e pasojave traumatike të konfliktit. Fahrije Hoti ishte 28 vjeçe kur humbi burrin e saj, së bashku me pothuajse të gjithë popullsinë mashkullore të fshatit të saj, në kryengritjen e shumicës etnike shqiptare të Kosovës në vitet 1998-99 kundër sundimit represiv serb. Duke pasur nevojë të siguronte familjen e saj, nëna e dy fëmijëve themeloi kooperativën e parë bujqësore në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vizita në Dubai ku shoqërohet nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar. Rama ka shkruar krahas videos se pavijoni i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve për mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit tonë. “Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – Dita e Shqipërisë në “Expo Dubai 2020” ku marrin pjesë 192 vende të Botës dhe ku Pavijoni i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve për mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit tonë”, ka shkruar kreu i qeverisë.

Read More

Kjo dhuratë e vlefshme nga natyra përmban thartirë limoni, kalcium, magnez, vitaminë C, bioflavonoide, pektinë, limoninë e cila nxit imunitetin dhe lufton kundër infeksioneve. Dhe të mirat për shëndetin janë të shumta: forcon imunitetin, ul kolesterinën e lartë, pastron mëlçinë nga helmet e grumbulluara, pengon krijimin e gurëve në veshka dhe ndikon shumë pozitivisht në lëkurë. Përbërësit: – 4 limonë të paqëruar, – 2 lugë xhenxhefil të grirë në rende (ose rreth 4 cm xhenxhefil të pagrirë), – 4 qepë, – 2 litra ujë Përgatitja është shumë e thjeshtë: Më parë lani mirë limonët pastaj priteni në copëza. Qëroni hudhrën…

Read More

Pamjet raportohet se vijnë nga fshati Voznesensk, në Mykolaiv Oblast të Ukrainës, ku ushtarët shihet sesi dëbohen nga të zotët e paarmatosur të shtëpisë. Pasi hyjnë me forcë nga porta kryesore, treshja e ushtarëve kalon armët në shpatull dhe nisin të shpërndahen. Por shpejt në oborr del çifti i moshës së mesme që të zemëruar dhe duke tundur krahët u bëjnë me shenjë të largohen. Burri me flokë të rëna tund krahët ndaj ushtarëve ndërsa gruaja u bërtet për t’u larguar. Një prej ushtarëve ngre në ajër armën e tij por dyshja është e vendosur të mos intimidohen duke u…

Read More