Tashmë kemi hyrë në stinën e pranverës dhe çdo gjë duket se merr tjetër kuptim. Pavarësisht se këto ditë të para janë shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, së shpejti koha do të përmirësohet dhe dielli, çelja e luleve dhe aroma e freskët pranverore do të mbizotërojnë. Por, për disa shenja të horoskopit muaji i parë i pranverës do jetë mjaft i vështirë dhe do duhet të tregojnë durim përballë problemeve që do të hasin. Më poshtë mund të informoheni se për cilat shenja të zodiakut Marsi do të jetë mjaft kërkues dhe do të ndikohet mjaft negativisht nga ndryshimet planetare:…
Author: tirana
Kreu i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviç këtë të mërkurë ka reaguar ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj agresionit rus në Ukrainë. Jovanoviç është shprehur se është një turp i madh për Beogradin që po mbron Rusinë në këtë dhunë ndaj Ukrainës, ku thekson se vetmja gjë që ka kuptim është lufta për paqen e çdo njeriu. “Ne Kievin dhe Moskën i mbrojmë vetëm duke dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës. Prandaj, vetëm duke dënuar simbolin që na nxjerr në rrugët e Beogradit nga tanket ruse në Ukrainë, ne mbrojmë Serbinë dhe mbrojmë paqen tonë, por edhe paqen e Ukrainës së pakënaqur dhe…
Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, pas rezultatit në zgjedhjet lokale të 6 marsit, që t’i bashkohen asaj, që Berisha e quan opozita e vërtetë. Në një konferencë për media, Berisha tha se kushti i vetëm për këta deputetë të PD që t’i bashkohen atij, është dhe mbetet vetëm vota e lirë, ndërsa shtoi se Basha nuk e jep dorëheqjen nga PD, pasi “ai është një peng, që nuk e ka në dorë veten e tij”. “Zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritën e diellit…
Ish-kryeministri Sali Berisha po mban aktualisht një konferencë për mediat ku ka kërkuar heqjen urgjente dhe të plotë të TVSH nga nafta dhe nga energjia elektrike. Po ashtu ish-lideri i Partisë Demokratike ka kërkuar që qeveria të japë bonuse për familjet në nevojë që të përballojnë krizën energjitike. Një kërkesë e tretë e Berishës për qeverinë ka qenë edhe heqja e taksës së qarkullimit. “Kërkojmë heqjen me urgjencë heqjen e plotë të TVSH nga nafta dhe nga energjia elektrike. Kërkon rimbursim me bonus për familjet në nevojë shtesë për krizën energjitike. Së treti kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej…
“The Sun” ka njoftuar se impianti bërthamor i Çernobilit ka pësuar një “errësim të plotë”. Kjo gjë ka përhapur një frikë të madhe për mundësinë e shkaktimit të katastrofës së rrjedhjes së rrezatimit, pasi Rusia pushtoi vendndodhjen dhe mori në kontroll centralin. Operatori shtetëror i rrjetit energjetik në Ukrainë deklaroi se centrali që u mor nga forcat ruse muajin e kaluar, tani nuk ka furnizim me energji elektrike.
Bashkimi Evropian ka deklaruar se sanksionet e reja kundër Rusisë përfshijnë edhe ndalimin e transaksioneve me bankën qendrore të Bjellorusisë. Flitet për kufizim të hyrjeve financiare nga Bjellorusia në BE, duke ndaluar pranimin e depozitave mbi 100 mijë euro nga shtetasit ose rezidentët bjellorusë. Komisioni i BE-së tha se sanksionet e faj synojnë gjithashtu 14 oligarkë rusë dhe biznesmenë të shquar që kanë lidhje të ngushta me qeverinë e Putin. Skynews shkruan se biznesmenët rus të sanksionuar kanë aktivitet kryesisht në industrinë e metalurgjisë, bujqësisë, farmaceutikës dhe telekomunikacionit.
Ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, mëngjesin e sotëm i është djegur automjeti i tij tip “Audi”, ndërsa nga zjarri janë përfshirë edhe tri vetura të tjera “Passat”, “Matiz” dhe “Nissan”. Vetura paraprakisht ka qenë e parkuar nga bashkëshortja e Shilegovit, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Më datë 09.03.2022 ora 03: 20 është raportuar se në rr. “Petre Piruze” në Shkup ka shpërthyer zjarr në automjetin “Audi” me targa të Shkupit në pronësi të personit juridik të parkuar nga J.SH. Nga zjarri janë përfshirë edhe automjetet “Passat”, “Matiz” dhe “Nissan” me targa të Shkupit, të gjitha në pronësi të…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për një “katastrofë humanitare” masive nëse nuk bie dakord për një zonë ndalim-fluturimi dhe paralajmëroi se vendi është në nivelin maksimal të kërcënimit. “Rusia përdor raketa, avionë dhe helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, kundër qyteteve tona, kundër infrastrukturës sonë. Është detyrë humanitare e botës të përgjigjet”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm televiziv, raporton Reuters. Ai tha se ukrainasit kanë treguar gjatë dy javëve të fundit se nuk do të dorëzohen kurrë.
Pasi janë njohur me shortin e Kupës së Shqipërisë, klubi i Partizanit ka reaguar duke ardhur komentuar përballjen që ata do të kenë me Vllazninë në gjysmëfinalen e këtij turneu. Përmes një deklarate të drejtort të përgjithshëm të klubit, Olsi Rama, ai u shpreh se për “demat” nuk ka rëndësi kundërshtari. Ata nuk kishin ndonjë preferencë para shortit sepse si ç’tha Rama, qëllimi kryesor i tyre është vetëm trofeu. “Isha i qetë në short, nuk kisha preferenca. Të 3 ekipet ishin të forta, është bukur të luash me Vllazninë pasi bëhet atmosferë e bukur. Kupa është objektivi ynë, është një…
Mesditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi një mbledhje ku vendosi konfirmimin e mandateve për tre kandidatët fitues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve për tre bashkitë atë të Vorës, Dibrës dhe të Rrogozhinës. Thënë ndryshe, KQZ konfirmoi mandatin e kryetarit të Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, atij të Bashkisë Vorë, Blerim Sherës nga Partia Socialiste si dhe kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla. Ndërkaq, në mbledhjen e radhës pritet që të bëhet edhe certifikimi i zgjedhjeve për kryebashkiakët fitues të Shkodrës, Bardh Spahia, kryetares së Bashkisë…
Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i vijë në ndihmë Ukrainës duke bërë të mundur pezullimin e përkohshëm të regjimit të vizave për qytetarët e këtij vendi. Pra, të gjithë shtetasit ukrainas mund të hyjnë lehtësisht në territorin e Kosovës vetëm me pashaportë. Ky vendim është marrë këtë të mërkurë, në datën 9 mars. Ky vendim erdhi pas kërkesës që u bë nga ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla. Qeveria e Kosovës ka shprehur më parë gatishmëri dhe ka ndarë mjetet financiare për të strehuar 20 gazetarë nga Ukraina. Ky vendim ka hapur rrugën për nisjen…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve. “E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht: QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo! LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një…