Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sanksionet e vendosura karshi Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor. Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, ka theksuar se kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë. “E kuptoj shqetësimin e secilit prej jush për rritjen e çmimeve. Edhe pse kjo gjë nuk është ndikuar nga ne, megjithatë kjo po na prek edhe neve. Kjo është kostoja e lirë. Sanksionet e vendosura kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor, si në importin e energjisë elektrike, si në naftë dhe si në produktet që konsumojmë”, tha Kurti. Ai ka…
Author: tirana
Moti i keq ka përfshirë fort qarkun e Korçës. Gjatë mbrëmjes së djeshme ka patur sërish reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta dhe të ftohta, ndërkohë që termometri ka shënuar -6 gradë. Qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si : Korçë – Ersekë – Leskovik. Korçë – Dardhë. Korçë – Voskopojë, raportohet se është i kalueshëm pa probleme. Në rrugën e Dardhës nga km 9- km 13 me goma dimërore për orët e paradites. Aktualisht temperaturat mesatare është -4 grade. Sakaq, reshjet e borës në disa fshatra shkojnë edhe deri në 1.5 m. Mësohet se…
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina prej nisjes së sulmit rus më 24 shkurt. Agjencia e OKB-së për Refugjatë, ka thënë se tani fokusi duhet të jetë në ofrimin e ndihmës për refugjatët në kufi, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters. Duke folur në një konferencë për media në Stokholm, Komisionari i Lartë i kësaj Agjencie, Filippo Grandi, ka thënë se “tani është koha që të ketë përpjekje për ndihmë në kufi”, sesa që vetëm të ketë diskutime sesi refugjatët të ndahen mes shteteve. Ai ka theksuar se Moldavia, e cila nuk…
Thuhet se sulmi i rusëve ndaj personave që prisnin në radhë për bukë mund të konsiderohet si një krim lufte. Duke cituar “Amnesty International”, “The Guardian” shkruan se një sulm ajror në qytetin Chernihiv që thuhet se vrau disa civilë ukrainas teksa prisnin në radhë për bukë, mund të konsiderohet si një krim lufte. Në datën 3 mars, rreth orës 12:15, një shesh u godit nga bombardime të shumta, duke vrarë civilë dhe duke dëmtuar ndërtesa të shumta. Sipas një hetimi nga OJQ-të është përfunduar se sulmi ka të ngjarë të ketë qenë sulm ajror rus që përdori të paktën 8…
Shfaqet sëmundja e brucelozës në një fermë në fshatin Bylysh, Bashkia Memaliaj. Të prekura nga kjo sëmundje janë disa krerë bagëti, të cilat janë karantinuar ndërsa janë kryer të gjitha analizat nga shërbimi veterinar i Tepelenës i cili ka konfirmuar sëmundjen. Bruceloza është një sëmundje e cila transmetohet nga kafshët tek njerëzit. Ndërsa pritet përgjigjja e analizave të dërguara në ISUV për të gjitha bagëtitë e kësaj stalle.
Pak çaste më parë është hedhur shorti i Kupës së Shqipërisë ku u mësuan dy ndeshjet e gjysmëfinaleve. Ky shorte vuri në përballje Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Laçi, ku sfidat e para do të luhen më 30 mars dhe të kthimit më 13 prill. Vllaznia është fituesja në fuqi e këtij kompeticioni, pasi sezonin e shkuar mundi në finale skuadrën e Skënderbeut. Fituesi i Kupës së Shqipërisë siguron një vend në kualifikueset e Conference League.
Disa pamje të publikuara së fundmi nga NASA tregojnë se si dritat në pjesët urbane të Ukrainës janë fikur që nga nisja e agresionit rus Kjo pamje këtu është marrë nga NASA që në 7 shkurt 2022. Aty tregohet qartë se si dukej Ukraina natën e rreth një muaj më parë dhe përpara se Rusia të pushtonte më 24 shkurt. Grupet e dritave në zonat e ndërtuara si qytetet ose në disa rrugë të rëndësishme shfaqen si të ndriçuara në hartë. Ndërkohë, 1 muaj pas publikimit të imazhit të parë kur dritat ishin të ndezura dhe të shumta, tani vetëm…
“Skllavëria akoma ekziston, por i bëhet vetëm grave dhe quhet prostitucion”, – thoshte Viktor Hygo, një dashamirës i tyre, referuar punonjësve të seksit. Tani, sigurisht vazhdon të ekzistojë, por njëherë quhet prostitucion, një herë si punë seksi. Tek tuk quhet eskortë ose thjesht stil jetese. Në Shqipëri, koncepti i gjerë i prostitucionit është ai i ambienteve të përshtatura për ta zhvilluar atë ose rruga. Eskorta përfshin hotele luksi dhe udhëtime jashtë vendit, për një shumë të lartë. Por sidoqoftë procesi dhe qëllimi është i njëjtë: marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Këtë 8 mars, L.B do të festojë ditën e gruas…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për energjinë. E plotë: Shqipëria nuk e prodhon ende dot të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitet. ⚡️Prodhimi ynë varet nga reshjet e shiut e të borës, të cilat për vitin e tretë rresht janë shumë më të ulëta se sa deri tri vite më parë! ⚡️Thatësira çon deri në pikën që thuajse gjysma e nevojave për energji të mbulohet nga importi, ndërkohë që prej disa muajsh bota ka hyrë në një krizë energjitike. Tanimë edhe për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi për megavat vazhdon të rritet çmendurisht, orë e…
Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Lezhës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Policia njofton se duke u bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Kruja në drejtim të Fushë Mamurrasit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Adriatiku”. Për rrjedhojë janë vënë në pranga Roland Muzhaqi, 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe D. L., 44 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu është shpallur në kërkim S.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit nga e enjtja e 10 marsit. “Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiç të martën. Duke folur për televizionin serb B92, Vuçiç tha se shteti do t’i subvencionojë derivatet për fermerët. “Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë [rreth 1.5 euro] për të paktën një muaj e gjysmë.…
Udhëheqësit e Kongresit të SHBA arrijnë marrëveshje dypartiake për 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët evropianë. Udhëheqësit e Kongresit në SHBA arritën një marrëveshje dypartiake herët këtë mëngjes për të siguruar 13.6 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën dhe aleatët evropianë, raporton Associated Press. Presidenti Joe Biden fillimisht kërkoi 10 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake, humanitare dhe ekonomike, por mbështetja nga të dyja palët ishte aq e fortë sa shifra u rrit në 12 miliardë dollarë të hënën dhe 13.6 miliardë dollarë dje. “Ne do t’i mbështesim ata kundër tiranisë, shtypjes, akteve të dhunshme të nënshtrimit,” tha Biden…