Author: tirana

Armët anti-tank Javelin të cilat janë prodhim amerikan i janë dhuruar Ukrainës për të përballuar luftën e ashpër kundër Rusisë. Ato u përdorën dje nga ukrainasit të cilët shkatërruan një tank rus. Këto armë cilësohen si mjaft te efektshme. Një video e bërë me dron e cila është publikuar së fundmi tregon momentin kur tanku rus goditet fuqishëm nga arma anti-tank Javelin. Drone footage of a Russian AFV getting hit by an Ukrainian anti-tank missile (reportedly a Javelin).#Ukraine #Russia pic.twitter.com/WjjkUBPPDL— BlueSauron👁️ (@Blue_Sauron) March 9, 2022 Kujtojmë se Ukraina ka hyrë në ditën e 14-të të luftës. Evakuimet nga qyteti verilindor…

Read More

Deputeti Erion Braçe ka sjellë një fjalim të tij të mbajtur në tetor në Komisionin e Ekonomisë, ku kërkonte mbjelljen e fushave me grurë, për shkak të situatës gjeopolitike. Postimi i Braçes Nuk mbillet gruri në mars, ministër! Nuk mbillet! Tani ka nevojë për pleh ai grurë që është mbjellë. Ua jep dot? Për mbjelljet duhej dëgjuar më herët. Fjala bien ë fund të tetorit unë dhe ju kemi qenë përballë e unë kam thënë çfarë dëgjon, edhe njëherë. Ja ku e keni, mbase vlen per misrin, se gruri iku tani e varesia u thellua!! Komisioni i Ekonomise, fund Tetori…

Read More

Është ndarë nga jeta ne moshën 91-vjeçari këngëtari Qemal Kërtusha, i vlerësuar me titullin ‘Artist i Merituar’. Kërtusha numëron në repertorin e tij mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana. Qemal Kërtusha është fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër. Të bujshme kanë qenë koncertet e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku është pritur mjaft ngrohtësisht nga vëllezërit tanë të një gjaku. Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit. Homazhet për të ndjerin zhvillohen në Hollin e Qendrës…

Read More

Pas përfundimit të ndeshjes së kthimit për fazën e 1/8-ve të Uefa Champions League, ku Interi fitoi kundër Liverpool-it me rezultatin minimal 0-1 me golin e Lautaro Martinez, ky i fundit dha një intervistë për “Sky Sport”. “Treguam personalitet dhe dëshirë për të kaluar raundin. Ne patëm një ndeshje të shkëlqyer edhe në San Siro, por pësuam dy gola të pashmangshëm. Në Anfield mbeten me 10 lojtarë dhe prap u treguam të rrezikshëm, treguam se kush është Interi në mes të Anfield. Tani jemi jashtë Championsit, kemi Kupën e Italisë dhe kampionatit përpara. Duhet të bëjmë më të mirën tonë,…

Read More

Nga Nigel Jones “Spectator” A mund ta vrasë Putinin një vrasës profesionist? Ashtu siç Lufta e Dytë Botërore nuk do të kishte ndodhur pa vullnetin djallëzor të Adolf Hitlerit, edhe pushtimi i Ukrainës – dhe gjakderdhja e saj e tmerrshme dhe mjerimi i papërshkrueshëm njerëzor – është lufta e Putinit. Por a mund të ndalet ai? Lajmi i keq, është se për momentin shanset nuk duken të mira. Vladimir Putin mbrohet 24 orë në ditë në 7 ditë të javës nga një prej organeve më të forta të sigurisë në botë, që e kanë futur atë në një “flluskë” hermetike.…

Read More

Sulmet e tmerrshmeajrore në qytetin Sumy të Ukrainës lanë të vdekur plot 22 persona, ku mes tyre ndodheshin edhe 3 fëmijë. Sipas njoftimit të Dmytro Zhyvytskyi, i cili është guvernatori i Sumy-t, ai u shpreh për “BBC”-në se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës së kaluar. Ai tha se 9 persona të një familje mendohet të janë vrarë nga sulmet e mbremshme, ndërsa janë shkatërruar plotësisht 6 shtëpi ndërsa 20 janë dëmtuar. Menjëherë pas shpalljes së korridoreve humanitare, rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga qyteti.

Read More

Lufta në Ukrainë do t’i dërgojë një goditje të fortë çmimeve dhe furnizimit global me ushqim. Kështu u shpreh për BBC një nga drejtuesit e kompanive më të mëdha të plehut kimik në botë – Yara International – e cila operon në më shumë se 60 shtete të botës dhe furnizohet me një sasi të madhe të materialeve bazë nga Rusia. Sipas Svein Tore Holsether, çmimi i plehut kimik ishte rritur që prej fillimit të pandemisë dhe rritjes së fundmi të çmimit të gazit, por tani ai paralajmëron se situata do të bëhet edhe më e vështirë. “Gjërat po ndryshojnë…

Read More

Një sërë zonash në vend janë përfshirë ngareshje të dendura bore ditët e fundit duke shkaktuar vështirësi në disa akse rrugore. Për këtë arsye, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e borës kanë përfshirë juglindjen e vendit shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C❄️,. Gjithashtu probleme hasen në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara ku reshjet kanë qenë të dendura. Një paralajmërim për drejtuesit e automjeteve vjen edhe nga policia rrugore, e cila bën me dije se shoferët duhet të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në…

Read More

Si çdo mëngjes, shtabi i përgjithshëm ukrainas publikon bilancin e humbjeve ruse. Këto janë të dhëna, megjithatë duhet thënë se nuk konfirmohen nga pala tjetër. Sipas forcave të armatosura të Kievit, deri në mëngjes rusët kanë humbur mbi 12 mijë burra, 317 tanke, 1070 mjete luftarake të blinduara, 120 sisteme artilerie, 56 granatahedhës raketash (MLRS), 28 sisteme të mbrojtjes ajrore, 49 avionë. Po ashtu 81 helikopterë, 482 automjete, tre varka, 60 cisterna dhe shtatë drone.

Read More

Euro u forcua përsëri me ritme të shpejta në kursin e këmbimit me lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 127.08 lekë, në rritje me 2.5 pikë krahasuar me ditën e hënë. Në harkun e një javë, euro është mbiçmuar me 4.7% ndaj lekut dhe ka shënuar një rekord të ri për dy vitet e fundit. Tendenca e forcimit të euros është e ngjashme me atë që u shënua në fund të marsit 2020. Në atë rast faktori që nxiti zhvlerësimin e monedhës vendase kishte qenë pandemia, ndërsa në këtë rast…

Read More

Për moderatoren Arbana Osmani, dita e sotme është mjaft speciale. Joni, djali i saj i madh feston sot ditëlindjen dhe Arbana sigurisht ka qenë e para që e ka uruar birin e saj me një urim të ngrohtë dhe shumë të ëmbël në rrjetet sociale. Urimi i moderatores ishte tejet i veçantë. Në profilin e saj në Instagram, ajo shpërndau disa foto të ndryshme të djalit të tij në çdo moshë, të cilat i shoqëroi më pas me një dedikim emocionues. “Dita me e bukur e jetes sime ka qene kur linde ti o Joni❤️ Dhe cdo ditë pas saj…

Read More

Një paralajmërim i fundit ka ardhur nga Moska, e cila deklaron se është duke punuar për një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore. Nga sa njofton “Reuters”, përgjigja e rusëve ka për të qenë e shpejtë dhe do të ndikonin zonat më të ndjeshme. “Reagimi i Rusisë do të jetë i shpejtë, i zhytur në mendime dhe i ndjeshëm për ata që u drejtohet”, tha Dmitry Birichevsky, drejtori i departamentit të bashkëpunimit ekonomik të ministrisë së jashtme, raporton agjencia e lajmeve “RIA”.

Read More