Author: tirana

Një tjetër segment i rëndësishëm, pjesë e Unazës së Madhe ka përfunduar duke i dhënë zgjidhje fluksit të trafikut në kryeqytet. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga nënkalimi në segmentin “Pallati me Shigjeta-Nyja Shqiponja”.“MIRËMËNGJES, dhe nga Unaza e Madhe e Tiranës, segmenti “Pallati me Shigjeta-Nyja Shqiponja”, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama. Nyja Shqiponja është nyja që përmbledh trafikun e veriut, të jugut, të juglindjes dhe të hyrjes kryesore të qytetit të Tiranës. Me përfundimin e loteve të tjera, e gjithë Unaza e Madhe do të përshkohet për vetëm 20 minuta.

Read More

Anglia ka menduar të shtojë sanksionet kundër Rusisë dhe vendimi i radhës ndalues është mos lejimi i uljes së avionëve rusë në vend. Sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss ka thënë se do të aplikohen kompetenca të reja për të ndaluar çdo avion rus që ndodhet në Britaninë e Madhe, ka njoftuar sekretarja  e jashtme. Truss njoftoi për raundin e fundit të sanksioneve se pasi të jetë miratuar legjislacioni, do të jetë një vepër penale për çdo avion rus që të fluturojë ose të ulet në Britani. Ndalimi do të përfshijë çdo avion në pronësi, operim ose qira nga kushdo…

Read More

Sipas prestigjozes “BBC”, Kremlini ka shpallur një tjetër armëpushim për t’ju dhënë kohë civilëve të largohen nga Ukraina. Mediat shtetërore ruse njoftojnë se evakuimi i banorëve do të fillojë në orën 10:00 në qytetet: Kiev, Chernihev, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol. Ky është armëpushimimi i tretë që shpall Kremlini, me 2 të parat të cilat kanë dështuar. Ndërkaq, ditën e djeshme u evakuuan 5000 njerëz nga Sumy dhe ky ishte evakuimi i parë i suksesshëm masiv, raportojnë autoritetet ukrainase. Megjithatë, ky sukses në evakuim nuk ndodhi në qytetin e Chernihiv. Aty, zyrtarët ukrainas thanë se rusët vazhduan të bombardonin rrugën e…

Read More

Një korridor evakuimi nga qyteti i Sumy, në verilindje të Ukrainës do të qëndrojë në funksion të mërkurën, tha guvernatori rajonal Dmytro Zhyvytskyy në një postim në mediat sociale. “Miq! Ekipi negociator punoi gjithë natën dhe ata e zgjeruan operacionin e korridorit humanitar nga Sumy në Poltava sot”, tha Zhyvytskyy herët të mërkurën, duke shtuar se korridori do të jetë i hapur nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 me orën lokale. Njerëzit do të mund të udhëtojnë me automjetet e tyre personale, shtoi ai. Gjithashtu, 22 autobusë të përdorur gjatë evakuimit të së martës do të kthehen në qytet nga qyteti qendror…

Read More

Pritet rënie e presionit atmosferik duke sjellë, vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore në zonat malore Lindore, ndërsa kthjellime dhe vranësira të dendura do të ketë bregdeti dhe pjesërisht zonat e ulëta. Në orët e pasdites pritet përmirësim i motit në ultësirën perëndimore duke lënë zonat malore me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rritje të lehtë pritet gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 11°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në juglindje shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C. Reshje të dendura bore ka patur edhe në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara. Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës ”Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë…

Read More

Ukraina i është përgjigjur menjëherë Rusisë pasi kjo e fundit e njoftoi armëpushim për disa qytete, nesër në mëngjes. Forcat e Armatosura të Ukrainës vunë në dukje se “pala ruse shpall një ‘regjim heshtjeje’ për hapjen e korridoreve humanitare nesër, më 9 mars, nga ora 9:00 e mëngjesit në Kiev”. Në një postim në Telegram, Forcat e Armatosura thanë se “Rusia do të kërkojë që Ukraina të bjerë dakord për rrugët dhe orët e hapjes së korridoreve humanitare dhe të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të huaja, OKB-së, OSBE-së dhe Kryqit të Kuq”. Por përfundon: “Është e vështirë t’i besosh okupatorit”.…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për futjen e masave të veçanta ekonomike në tregtinë e jashtme. Dekreti parashikon disa masa të veçanta ekonomike që do të jenë në fuqi deri më 31 dhjetor 2022. Këto përfshijnë “ndalimin e eksporteve jashtë territorit të Federatës Ruse dhe importet në territorin e Federatës Ruse të produkteve dhe lëndëve të para sipas listave të përcaktuara nga qeveria ruse”, shkruan media ruse Interfax. Dekreti gjithashtu kufizon “eksportet jashtë territorit të Federatës Ruse dhe importet në territorin e Federatës Ruse të produkteve dhe lëndëve të para sipas listave të përcaktuara nga qeveria ruse”. Dekreti përcakton…

Read More

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma, përmes një statusi në Facebook, ka shpërthyer ndaj kreut demokrat Lulzim Basha. Reagimi i Grida Dumës Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyne nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të qartë vetëm një pjesë të gjësë: . Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam Nën/Kryetare Partie dhe keqpërdorimi që po i bën institucioneve të partisë duke futur njerëz si ishkandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e…

Read More

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një profilin e saj në Facebook një shkrim-reflektim mbi luftën Rusi-Ukrainë që ka shpërthyer që prej 24 shkurtit. Nëpërmjet postimit të saj, bashkëshortja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksy, flet për vuajtjet e civilëve ukrainas, duke e cilësuar pushtimin rus vrasje masive. “Pavarësisht garancive nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një ‘operacion special’ është, në fakt, vrasje masive e civilëve ukrainas. Ndoshta më e tmerrshmja është vrasja e fëmijëve. Tetë vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrka-s ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte.…

Read More

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, përballet me 28 muaj burg. Prokuroria e gjykatës zvicerane, e cila po shqyrton çështjen e skandalit të FIFAgate, propozoi dënimin tij. Lajmi raportohet nga mediat franceze. Gjithashtu, Prokuroria ka bërë propozim për 35 muaj burgim për Jerome Valcke (ish-numri 2 i federatës botërore). Kujtojmë se ky rast korrupsioni ka të bëjë me ndarjen e të drejtave televizive për Botërorin 2026 dhe 2030. Valcke thuhet se ka ndikuar në dhënien e të drejtave televizive, në të cilat Nasser Al-Kalaifi është një njeri i fortë, në këmbim të një vile luksoze me vlerë 5 milionë euro…

Read More