Kanë kaluar trembëdhjetë ditë që kur nisi lufta brutale në Ukrainë dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk ka arritur ta nënshtrojë vendin. Ai nuk duket të jetë më pranë zëvendësimit të qeverisë sfiduese të Kievit me një regjim kukull. Megjithëse me shumë më pak armatime, Ukraina ka arritur të përmbysë parashikimet e përhapura para luftës se nuk do të ishte në gjendje të qëndronte për një kohë të gjatë kundër forcave ruse dhe Kremlini tani përballet me perspektivat e një beteje të zgjatur duke ndezur një debat midis zyrtarëve perëndimorë dhe analistëve të pavarur nëse sulmi ndaj Ukrainës mund të…
Author: tirana
Rusia do të ndalojë të shtënat nga ora 07:00 GMT të mërkurën (10:00 me orën e Moskës) për të lehtësuar korridoret humanitare, tha agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një zyrtar të lartë rus. Korridoret thuhet se do të jenë të hapur nga Kievi, Kharkiv dhe qytete të tjera.
Rusia paralajmëron se në rast se Perëndimi ndalon importin e naftës së saj, do të mbyllë tubacionin kryesor të gazit. Një zyrtar i lartë rus paralajmëroi se në një skenar të tillë, çmimi i naftës mund të dyfishohet në rreth 300 dollarë për fuçi. Në një deklaratë në televizionin shtetëror të hënën, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se ishte “absolutisht e qartë se një refuzim i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”. “Rritja e çmimeve do të ishte e paparashikueshme,” tha ai. “Do të ishte 300 dollarë për fuçi nëse jo më shumë.” Paralajmërimi erdhi…
Drejtori i CIA-s, Bill Burns është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur që të pushtojë Ukrainën, por duket se parashikimet e tij për ecurinë e luftës, nuk i kanë dalë siç i priste. Sipas Burns, Putini besonte se me përdorimin e forcës, Ukraina do të pushtohej pasi ishte e dobët dhe mund të frikësohej lehtë. Së dyti, sipas tij, Putin besonte se europianët, sidomos francezët dhe gjermanët, ishin të shpërqendruar dhe e urrenin të rrezikonin duke ndërhyrë. Drejtori i CIA-s, është shprehur se Putin u tregua i gatshëm për luftën, pasi edhe më parë i kishte provuar…
Në Anfield Road në orën 21:00 do të luhet sfida e kthimit të Champions League mes Liverpoolit dhe Interit. Ndeshja e parë përfundoi 0-2 në favor të anglezëve, megjithatë gjithçka mbetet e hapur. Formacionet zyrtare: Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Thiago, Jones; Mane, Salah, Jota Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Vidal, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Martinez, Sanchez.
NATO dhe SHBA-të duket se kanë vendosur më në fund që të furnizojnë Ukrainën me avionë Mig-29 ashtu siç ishte planifikuar më herët. Aleanca e kishte bërë këtë plan që javën e shkuar por kërcënimet ruse si edhe droja e Polonisë për të kryer një veprim të tillë ndaj Ukrainës, ndërkohë që Putini kishte shpallur armik çdo shtet që ndihmonte Kievin bëri që vendimi të zgjatej në kohë dhe të gjendej një modul tjetër. Kështu, Polonia nuk do t’ja japë direkt Ukrainës avionët e saj Mig-29, por do t’ja dorëzojë SHBA-ve, të cilat do t’ia zëvendësojnë ato Varshavës me prodhime…
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” foto nga sulmet ruse në Ukrainë. Që prej fillimi të luftës kryeministri ka postuar, gra, fëmijë dhe të moshuar të cilën çdo ditë luftojnë për t’u mbijetuar bombave ruse dhe disa prej tyre për t’i shpëtuar luftës, duke u larguar nga vendi i tyre. Ndërkohë sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi me të cilën Rama duket se ka zgjedhur të sjellë situatën e vështirë ku ndodhet sot gratë , nënat fëmijët në Ukrainë “8 marsi tjetër” shkruan Rama bashkangjitur fotos së publikuar.
Në urën kryesore në hyrje të qytetit të Lezhës, për të dytën herë i bëhet atentat biznesmenit të njohur Aleksandër Deda. Mësohet se shënjestra ka qenë duke dalë nga lokali i tij për të hipur në makinë, ndërkohë një makinë tjetër e cila ka qenë në ecje drejt tij ka qëlluar, por fatmirësisht plumbat kanë kapur vetëm pjesën e kapeles që ai mbante, duke mos i shkaktuar plagë këtij të fundit. Ndërkohë autorët mësohet se kanë qenë në ruajtje të tij, pasi shënjestra kishte vetëm një ditë që kishte ardhur në Shqipëri. Që prej atentatit të pare, ai ishte larguar…
Ndërsa kryeministri Edi Rama doli paradite e foli për një krizë të rëndë, në darkë është rritur sërish çmimi i naftës, duke kapur rekorde të papara në vend. Rama tha se Qeveria nuk ka çfarë të bëjë dhe nuk do të ndërhyjë përballë rritjes së vazhdueshme të rritjes së çmimit të naftës, ndërsa e konsideroi qesharake kërkesën për të hequr disa taksa.
Pasi është publikuar në mediat turke, edhe Athina zyrtare, nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë, ka konfirmuar lajmin se ditën e dielë 13 mars, e ashtuquajtura edhe e Diela e Ortodoksisë , Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takojë në Stamboll presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan . Takimi merr një rëndësi të veçantë pasi Erdogan dy vjet më parë, gjatë krizës së refugjatëve në Evros, kishte deklaruar se nuk donte të ulej në të njëjtën tryezë me kryeministrin grek. Ftesa për një drekë miqësore në shtëpinë e tij konsiderohet një lëvizje e një rëndësie të madhe. Greqia dhe Turqia, aleatë të NATO-s,…
Në përgjigje të fjalimit të Zelenskit para deputetëve, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thotë se ukrainasit e zakonshëm po frymëzojnë miliona me guximin e tyre. Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë të vendosur për ta furnizuar me armë ushtarake dhe për të shtuar presionin kundër Rusisë. Ai shton se Mbretëria e Bashkuar do të përdorë çdo metodë të mundshme derisa Putini të ketë dështuar në këtë sipërmarrje dhe Ukraina të jetë e lirë “edhe një herë”.
Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ka ndërmend të dorëhiqet pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet e 6 marsit. “Secili duhet të mbajë përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e pjesshme lokale. Përgjegjësia bie tek të gjithë por fillon me mua. Kemi në dorë mundësinë për të tejkaluar kultin e individit dhe të bëhemi gati për betejën e ardhshme”, tha Basha në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.