Drejtuesi i degës së PD në Fier Agron Kapllanaj, ka tërhequr deklaratën e bërë para zgjedhjeve kur tha se nëse koalicioni “Shtëpia e Lirisë” fitonte Shkodrën do të largohej nga politika. Kapllanaj nuk do ta japë dorëheqjen pasi ka thënë se deklarata e tij ishte e nxituar. “Deklarata ka qenë e nxituar, nuk do të jap dorëheqjen”, ka thënë ai.
Author: tirana
S. përpiqet ta pyesë edhe një herë të birin se përse u grind me shokët. Por fëmija në dukje i pavëmendshëm, i përplas librat mbi tavolinë. Është 12 vjeç dhe fëmijë i vetëm që vjen nga një martesë e marrë fund për shkak të dhunës. Gruaja rrëfen me kushtin që emri mos t’i përmendet. “Ndonëse kur ta lexojë ai do ta kuptojë që jam unë dhe është historia jonë”- nis 38 vjeçarja. “E kam vendosur nuk dua asnjë mashkull në jetën time, jam e thyer dhe e dërrmuar. Kanë qenë 12 vjet me ankth; a kthehet i pirë, a kthehet…
Shtohen zërat brenda radhëve të deputetëve të PD-së që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë. Reagimi i radhës erdhi nga demokratja Merita Bakiu e zgjedhur në Krujë që i bën apel Bashës që të japë dorëheqjen, duke e bërë atë përgjegjës për gjendjen e partisë dhe humbjen e gjashtë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. “Ndodhemi në një situatë të vështirë, ndofta më keq se vitin 1997 , për arsye se përveç humbjes së tmerrshme kemi dhe një PD të përçarë. Në këtë moment po nuk morëm përgjegjësitë do të jemi dhe dëshmitarë…
Drejtori i CIA-s ka pohuar se 2000 deri në 4000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që nga 24 shkurti. William Burns tha se Ukrainën po e pret një javë e vështirë, ndërsa Rusia vazhdon pushtimin e saj “brutal në vend”. BBC shkruan se Moska ka pësuar humbje të mëdha nga lufta, e cila tani ka arritur në ditën e 13-të. Megjithatë, Rusia ka pranuar vetëm 498 vdekje në mesin e forcave të saj, shumë më poshtë se numri i vlerësuar nga agjencia e inteligjencës amerikane. Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës besojnë se kjo shifër shkon rreth 12,000 ushtarë të vrarë.
Orët në vijim do të sjellin një ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin. Moti do të jetë i kthjellët po do të ketë ulje temperaturash dhe ngrica në të gjithë territorin. Gjatë orëve të ardhshme temperaturat në Tiranë pritet të zbresin në -3 gradë celsius, ndërsa në vendet malore do të shkojnë deri në -8 gradë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka dërguar një letër kreut të SPAK, Arben Kraja. Në këtë letër, Balla kërkon se në ç’fazë janë hetimet për kallëzimin që ai ka bërë, për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin Arben Imami, vajzën e ish-kryeministrit dhe bashkëshortit të saj.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1605 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 87 qytetarë. Ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa 212 janë shëruar. Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.
Analiza e bërë nga një grup udhëheqësish ushtarak amerikan sugjeron se forcat ruse po përgatiten për një sulm ndaj Kievit në ditët në vijim, por që mund të fillojë dhe që mbrëmjen e sotme. Sipas Sky News, Instituti për Studimin e Luftës thotë se forcat ruse po përqendrohen në periferinë lindore, veriperëndimore dhe perëndimore të kryeqytetit. Vlerësimi sugjeron se “sulmi mund të ndodhë gjatë 24-96 orëve të ardhshme”. “Rusët po sjellin furnizime dhe përforcime, si dhe po kryejnë sulme artilerie, ajrore dhe raketore për të dobësuar mbrojtjen dhe për të frikësuar ushtarët ukrianas përpara një sulmi të tillë”, thuhet në…
Leonardo DiCaprio ka dhuruar dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, njëherësh shuma më e lartë e donacioneve të ofruara për vendin deri më tani. “Superylli i Hollywoodit, i njohur për rolin në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, thuhet në raport. DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase në bazë të gjyshes së tij, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës duke iu bashkuar…
Rudina Dembacaj ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku dhe fotot e momentet me ta në rrjete sociale nuk kanë munguar. Por sot, më 8 mars, Rudina ka vendosur të prezantojë edhe vajzën e madhe të Frrokut, Marën, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rudina ka postuar një foto me Marën dhe shkruan se nuk e kishte menduar kurrë që do e plotësonte kaq shumë dashuria për fëmijët e bashkëshortit. “E dija qe do behem grua, jam bije, moter, nene por kurre nuk kam menduar me pare,…
Presidenti kinez Xi Jinping ka komunikuar virtualisht me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron të martën. Gjatë bisedës, lideri kinez përsëriti se Kina është e gatshme të “punojë në mënyrë aktive” me komunitetin ndërkombëtar për të ndërmjetësuar krizën në Ukrainë, pa dhënë detaje. Xi konsideroi situatën “shqetësuese”, sipas një deklarate nga ministria e jashtme e Kinës. “Kina do të komunikojë dhe koordinohet me Francën, Gjermaninë dhe BE-në dhe, do të punojë në mënyrë aktive së bashku me komunitetin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se duhet të mbështeten të gjitha përpjekjet për zgjedhje paqësore të krizës. Xi…
Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha ka reaguar ashpër në Facebook ndaj deputetëve të cilët gjatë protestës së 8 janarit ishin përkrah Lulzim Bashës. Në mesazhin e tij Dritan Berisha shkruan se për ata që ishin në atë protestë dhe që hodhën gaz ndaj përkrahësve të ish-liderit historik nuk do të ketë falje, madje nuk ka kursyer kërcënimet dhe ofendimet. “Atyre deputetëve që më 8 janar ishin brenda zyrave të PD dhe na mbytën me gaz helmues e polici, duhet me ja sh** tan robt e shpisë e jo me i fal. Unë i pari veç mos më dalshin para…