Author: tirana

Dashi: Në dashuri do të merrni lajme të mira, vecanërisht ata që prej kohësh janë single. Në punë nuk duroni dot askënd që nuk është dakord me ju pasi keni nevojë për projekte dhe mbështetje të reja. Demi: Falë ndikimit të Hënës, do të rikuperoni një marrëdhënie që dukej se po shkonte drejt fundit. Ju jeni shumë mendjemprehtë mendërisht. Nëse nuk mund të kapërceni disa tensione, eliminoni ato, ndërkohë kujdes nga një person i shenjës së Akrepit. Binjakët: Nëse prej kohësh po përjetoni një histori dashurie, do të kuptoni që marrëdhënia juaj është e fortë. Në punë mundohuni të mos i ekzagjeroni problemet. Gaforrja: Në dashuri ka…

Read More

Norma e inflacionit gjatë muajit shkurt është ngjitur pranë 3.9%, nga 3.7% që ishte gjatë muajit janar, por edhe muajit dhjetor të vitit të kaluar. Rritja e mëtejshme e inflacionit sinjalizon se, çmimet e konsumit vijojnë tendencën rritëse, pasojë edhe e zhvillimeve më të fundit në ekonominë globale. Një vit më parë, gjatë shkurtit, norma e inflacionit fiksohej në 1.1%. Ndërkohë, krahasuar me muajin janar të këtij viti, çmimet janë shtrentjuar me 1.3%, thonë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me indeksin e çmimeve të konsumit. Norma e inflacionit prej 3.9% gjatë shkurtit është niveli…

Read More

Premier League përsërit dënimin e saj të thellë të luftës që po zhvillohet në Ukrainë pas pushtimit nga ushtria ruse. Këto dy javë konflikti kanë tronditur shumë futbollin anglez dhe mbi të gjitha Chelsean, i cili e gjeti veten të detyruar të pranonte lamtumirën e pronarit të tyre, manjatit rus Roman Abramovich. Premier, megjithatë, donte mbi të gjitha të përsëriste fuqishëm thirrjen “jo luftës” të shkruar me shkronja të qarta në çdo pjesë të stadiumeve të ndryshme, në monitorë dhe me ngjyrat verdheblu të flamurit ukrainas të pranishme në çdo vend të pushtuar nga tifozët në tribuna. Në orët e…

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në Pogradec. Dy adoleshentë u konfliktuan me njëri-tjetrin, dyshohet për rrjetet sociale, zënkë që çoi deri në përdorimin e thikës nga njëri prej tyre. Gazetarja Daniela Sizi thotë se ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të gjimnazit Gjergj Pekmezi, ku ata mësonin. I plagosuri u dërgua në spital dhe fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ndalojë këtë të martë importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA. Lajmi raportohet nga CNN, që citon 3 burime familjare me këtë vendim. SHBA do ta bëjë këtë lëvizje në mënyrë të njëanshme, pa aleatët e saj europianë, për shkak të mosmarrëveshjes midis kombeve europiane nëse do të ndalojnë energjinë ruse. Zyrtarët amerikanë vendosën, duke marrë parasysh presionin ekstrem politik në vend, se mund ta bënin këtë lëvizje pa koalicionin dhe të mos krijonin problematika të tjera, shkruan CNN. Biden pritet që ta japë lajmin në orën 10:45, me orën lokale.

Read More

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 36-vjeçarin Ali Zili, i cili dyshohet se ka vrarë nuse e vjehrrë në Devoll. Avokati i autorit, Detjon Shehu ka thënë se aktualisht po kryhen të gjitha ekspertizat e nevojshme, për të vërtetuar nëse autori ka pasur apo jo çrregullime mendore në momentin e krimit. Ai shtoi më tej se klienti i tij ka deklaruar në polici dhe gjykatë se ka qenë tejet i dehur kur ka kryer vrasjen. “Përshëndetje mediave. Prokurua e rrethit gjyqësor Korçë ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg. Po kështu edhe gjykata ka planifikuar këtë masë. Ne…

Read More

Është evidentuar një vatër zjarri në një bllok pallatesh në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga zjarri është përfshirë një kabinë, në të cilën qëndrojnë punonjësit që shërbejnë për ruajtjen e objekteve. Deri ne këto momente nuk ka raportime për të lënduar. Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, e ndërkohë nuk dihen ende shkaku i zjarrit.

Read More

NATO ka një “përgjegjësi për të siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Riga me presidentin letonez Egils Levits të martën, Stoltenberg vuri në dukje se “vuajtja që shohim tani në Ukrainë është e tmerrshme”. “Ne kemi përgjegjësinë për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata mund të dalë jashtë kontrollit”, tha Stoltenberg. Në përgjigje të situatës dhe për t’u “siguruar se nuk…

Read More

The Economist/ Rusia vendosi rreth 190,000 trupa në kufi me Ukrainën përpara se të pushtonte vendin. Por mund të ketë forca të tjera ruse që po luftojnë në Ukrainë. Sipas një raporti të Times më 28 shkurt, më shumë se 400 mercenarë që i përkasin Grupit Wagner janë dërguar në Kiev për të vrarë Volodymyr Zelensky, presidentin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë thanë se kanë konstatuar disa veprime të përfshirjes së Wagner në luftë. Këto raporte nuk janë konfirmuar, por prania e Wagner nuk do të ishte një befasi. Për vite me radhë Ukraina ka akuzuar organizatën mercenare ruse, e cila…

Read More

Pas dy vitesh pandemi, janë lehtësuar masat ati-covid sa i përket takimeve me familjarët në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Nisur nga numrat në ulje dhe niveli i lartë i imunizimit, përvojës së fituar dhe situatës aktuale në një kohë kur në asnjë IEVP nuk ka të prekur, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Mes propozimeve të miratuara nga Ministri i Drejtësisë janë edhe: Për gratë që po vuajnë dënimin dhe të miturit lejohen katër takime në muaj. Për të burgosurit e martuar,…

Read More

Sipas raporteve të zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, më shumë se 400 civilë janë vrarë gjatë sulmeve në Ukrainë. Por sipas OKB-së, numri i viktimave pritet të jetë më i lartë se sa është raportuar, BBC Gjithsej 406 civilë, përfshirë 38 fëmijë, kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa janë plagosur 800 persona. Sulmet ruse kanë shkatërruar më shumë se 200 shkolla, 34 spitale dhe 1,500 shtëpi. Gjithashtu sipas OKB-së, 10,000 studentë të huaj – veçanërisht nga India, Kina dhe Gjiri Persik janë bllokuar në vend nga luftimet.

Read More

Krahas rritjes së çmimit të bukës dhe ushqimeve, shqiptarët po përballen 3-javët e fundit edhe me rritjen e çmimit të karburantit e gazit. Rritja e çmimit të naftës është reflektuar edhe me rritje të menjëhershme të çmimit të biletave të autobusëve të linjave urbane brenda qytetit të Beratit dhe linjave interurbane drejt qyteteve të tjera. Në çdo linjë interurbane biletat janë rritur me 100 lekë (të reja), bileta e autobusit Berat-Tiranë ka shkuar në 500 lekë nga 400 lekë që ishte 3-javë më parë, bileta e linjës Berat-Durrës ka shkuar në 400 lekë nga 300 që ishte më parë, bileta…

Read More