Author: tirana

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një tjetër videomesazh ku nuk harron të urojë të gjitha gratë për festën e 8 marsit. Zelensky thekson se kjo ditë është zakonisht që gratë ukrainase të festojnë, por për fat të keq ato “thjesht nuk mund ta bëjë këtë kur kemi kaq shumë pikëllim dhe vuajtje”. Zelensky ka treguar po ashtu se rusët kanë bombarduar përsëri në Sumyn. Po ashtu, presidenti ukrainas vijoi duke thënë Rusia ka rrethuar qytetin Mariupolit dhe ka “ndërprerë qëllimisht furnizimin me ujë dhe ushqim”, si dhe energjinë elektrike. “Është hera e parë, rasti i parë kur një…

Read More

17:00, ku në fokus të diskutimeve do të jetë humbja e 6 marsit, në zgjedhjet e pjesshme lokale. Gazetari Osman Stafa raporton se kjo u paralajmërua edhe në takimin e mbrëmjes së djeshme të Grupit Parlamentar nga Basha, i cili u shpreh se për situatën e krijuar do të mbledhë forumet. Një pjesë e demokratëve, zyrtarë të lartë të partisë dhe deputetë i kanë dalë krahë Bashës edhe pas humbjes, ndërsa një pjesë ka kërkuar dorëheqjen.

Read More

Këtë 8 mars, Dojna Mema ka lumturuar të gjithë ndjeksit e saj me një lajm shumë të bukur. Moderatorja e njohur ka konfirmuar se është në një pritje të ëmbël. Urimi i Dojnës për gratë në këtë ditë të veçantë për to ishte mjaft i veçantë. Ajo shkroi në rrjetin e saj social:“Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate”. Ndërkohë, urimi i mësipërm shoqëroi edhe videon ku moderatorja shfaqet duke mbajtur me duar barkun e rrumbullakosur…

Read More

Çmimet vijojnë të rriten me ritme tepër të larta në vend, aq sa punonjësit e marketeve të mëdha nuk kanë më mundësi fizike për ndryshimin e etiketave nëpër rafte. INSTAT nxorri sot të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Konsumit, që paraqesin shportën e mallrave dhe shërbimeve që kunsumon një familje gjatë një muaj, të cilat rezultojnë se janë rritur me 3.9 për qind. Shtrenjtimi më i madh ka ndodhur te çmimet e ushqimeve, të cilat përbëjnë edhe përqindjen më të madhe të shpenzimeve mujore për familjet shqiptare. Mësohet se ushqimet gjatë shkurtit janë rritur me 6.9 për qind, duke kapur…

Read More

Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri u dënua para pak ditësh me 5 vite burg. Ndërkohë sot, është bërë publik arsyetimi i vendimit për dënimin e Tahirit. Vendimi për të lënë në burg ish-ministrin u mor nga Apeli i GJKKO, të cilët vendosën 5 vite heqje lirie për të, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë vetëm 3.4 vite burg. Në arsyetimin e zbardhur sot, Gjykata sqaron në 280 faqe se pse u vendos që Tahiri të dënohej me masën e arrestit me burg. Gjykata arsyeton që përgjimet e personave që flasin për Saimir Tahiri, janë prova…

Read More

Kompanitë e transportit urban kanë shkurtuar sot numrin e autobusëve me pretendimin se çmimi i naftës është shumë i lartë. Për këtë arsye, ata kërkojnë rritjen e çmimit në mënyrë që të shmanget kolapsi i tyre. Shumë qytetarë sot u detyruan të shkojnë në punë në këmbë për shkak të reduktimit të numrit të autobuzëve. Përmes një deklarate për mediat të zhvilluar paraditen e sotme, kompanitë e transportit urban kërkojnë dyfishimin e biletës së urbanit në Tiranë duke theksuar se aktualisht secila kompani ka vendosur vetë se sa autobusë do të nxjerrë nën rrugë, kjo në varësi të kostove dhe…

Read More

“The Guardian” njofton se Komisioni Europian ka përgatitur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Kjo paketë do të shënjestrojë disa oligarkë dhe politikanë të tjerë rusë por edhe tre banka bjelloruse. Këto banka do të përjashtohen nga sistemi bankar SWIFT. Në këtë paketë, sanksionet lidhen gjithashtu me ndalimin e eksporteve të teknologjisë detare nga BE-ja në Rusi dhe do të përfshijë udhëzime për monitorimin e kriptomonedhave për të parandaluar përdorimin e tyre.

Read More

Gjatë një bisede private përmes video-lidhjes me ligjvënësit amerikanë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës bëri një lutje “dëshpëruese” që Shtetet e Bashkuara t’i ndihmojnë Kievit që të sigurojë më shumë avionë luftarakë për t’u përballur me pushtimin e Rusisë dhe për të mbajtur kontrollin e hapësirës së tij ajrore. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni ka dhënë “dritën e gjelbër” për këtë ide dhe aktualisht po shikon “në mënyrë shumë, shumë aktive” për një propozim, sipas të cilit, shteti fqinj i Ukrainës, Polonia, ta furnizojë Kievin me avionë luftarakë të kohës sovjetike dhe në këmbim të…

Read More

Një djalë 11-vjeçar ka pushtuar median britanike me historinë e tij, ndërsa është nisur nga e ëma në një tren për t’iu larguar bombardimeve në Zaporizhzhia, vetëm me një numër telefoni shkruar në dorën e tij. Mamaja e tij në një video publikuar në rrjetet sociale tha se nuk mund të lëvizte nga shtëpia për tu kujdesur për nënën e saj të sëmurë, ndërkohë që deklaroi se ishte një nënë e ve. Djali, arriti të udhëtojë 600 milje i vetëm ndërkohë që me vete kishte një çantë plastike, pasaportën dhe një numër telefoni shkruar në dorën e tij. Vullnetarët në…

Read More

Dje në parlament ministren Kushi e priti një surprizë e bukur, e cila e përloti. Ishte ish studentja e saj Alma Mele pjesa e paparashikuar e ministres Kushi në takimin me mësuesit një ditë më parë, më 7 mars. “Unë sot këtu kam ardhur për mësuesen time, dhe jo për ministren,”- u shpreh Alma, duke i dhuruar një tufë me mimoza dhe lule të freskëta. Por sot ishte ministrja që bëri një urim special për Almën në veçanti, për surprizën e saj, por edhe për të gjithë studentët e saj. “Në 25 vite të punës sime si pedagoge kam patur…

Read More

Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Administratori”. Në pranga është vendosur një shtetas, si dhe është proceduar penalisht bashkëpunëtorja e tij. 59-vjeçari K. M., me detyrë administrator i një kompanie në Tiranë, nga viti 2018 deri në 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i Policisë:Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Administratori”, i zhvilluar nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihet në…

Read More

Gilmando Bami është 22-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe është arrestuar sopt nga policia. Ai cilësohet si një nga autorët e grabitjes së ndodhur në mesnatën e datës12 janar të këtij viti. Në bashkëpunim me Egli Durma, 21 vjeç, Islam Kabili, 30 vjeç, 22-vjeçari Bami dhe shokët e tij të cilët ishin maskuar me uniforma kamuflazhi, përmes dhunës arritën të grabisnin një shumë prej 150 mijë lekësh në një banesë në fshatin Vinjollë të Kurbinit. Sakaq, arratia e Bamit nuk ka zgjatur shumë. Mësohet se ai është arrestuar teksa po futej në Shqipëri. Më herët policia ka…

Read More