Marrëveshjet për korridoret humanitare mes Ukrainës dhe Rusisë duket se ka rritur numrin e evakuimeve. OKB pretendon se deri më tani mbi 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina. Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët e ka quajtur këtë eksod, si më të shpejtin në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Vlen të theksohet se prej ditësh tashmë, Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë. Forcat ruse, po tentojnë të marrin drejtimin e qyteteve kryesore të vendit, por deri më tani, janë përballur me rezistencën e popullit të Ukrainës.
Author: tirana
Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, konfirmohet se që prej fillimit të luftës me Rusinë më 24 shkurt të këtij viti, mbi 2 milion shtetas ukrainas kanë braktisur tashmë vendin tyre. Një njoftim i Agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët sqaroi se ukrainasit janë dyndur kryesisht drejt vendeve të Europës qendrore. Polonia, e cila ka komunitetin më të madh ukrainas në rajon ka pranuar më shumë se 1. 2 milion refugjatë ukrainas që nga fillimi i konfliktit. Vetëm të hënën, 141,500 njerëz kaluan kufirin. Rreth 90% e njerëzve që po largohen janë shtetas ukrainas, kryesisht gra dhe…
Pas mbledhjes së djeshme e cila u shoqërua debate të shumta mbi situatën aktuale të PD-së dhe pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ku demokratët dolën forcë e tretë, Lulzim Basha është rikthyer sërish sot në selinë blu. Ndërkohë, deputetët i kërkojnë kryedemokratit të reflektojë. Situata në Partinë Demokratike është e tensionuar. Rezultati shokues për demokratët në zgjedhjet e 6 marsit ka vënë nën trysni kryedemokratin. PD doli forcë e tretë në zgjedhjet e së dielës, ndërsa deputetët e grupit parlamentar i kanë kërkuar Lulzim Bashës të mbajë përgjegjësi dhe të reflektojë, duke i dhënë si opsion…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të martë ka dekretuar emërimin e Gentian Medjas si gjyqtar të Gjykatës së Lartë. Presidenca përmes një njoftimi për mediat ka njoftuar se Meta ka administruar propozimin e KLGJ më datë 2 Mars dhe pasi ka shqyrtuar të gjitha pikat e tij ka vendosur ta dekretojë atë në këtë pozicion. Më emërimin e fundit tashmë gjykata e Lartë do të ketë 11 gjyqtarë, nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë. Ndërkohë në arsyetimin e tij Meta meta pavarësisht dekretit të emërimit ka shprehur rezervat e tij në lidhje me veprimtarinë e Këshillit të…
Rikthim i CR7 në “pallatin e ëndrrave” nuk ka shkuar sipas parashikimeve, as për yllin portugez por as për vetë drejtuesit e klubit. Ronaldo nuk po gjen atë shkëndije që kërkonte, për të shpërthyer edhe një herë, ndërsa as United nuk po gjen tek Ronaldo “bomberin” që aq shumë kërkonin. Afrimi në pankinë i Ralf Rangnick e rëndoi edhe më shumë situatën, disa vendime të teknikut gjerman nuk janë pritur mirë nga CR7, e fundit ishte mos përfshirja e Ronaldos në formacionin titullar për sfidën kundër Man.City. Ronaldo nuk e priti mirë këtë vendim dhe nuk preferoi fare të qëndronte…
Policia vuri në pranga një shtetas 29-vjeçar ditën e sotme me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Mesa është mundur të mësohet, i arrestuari është ish-konkurrent i emisionit “Përputhen”, Alban Dyrmishi. Ndaj tij rëndojnë tashmë dy akuza , për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ai raportohet se pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja. Por përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D.,…
Nuk do të shkojë më në Buckingham Palace, por do të jetojë në Windsor. Pikërisht aty ajo ka dëshirë të takojë stërnipen Lilibet Diana. Mbretëresha Elisabetta, që së shpejti do festojë 96 vjetorin, pasi është shëruar nga Covid dhe është kthyer në punë, qartëson idetë dhe dëshirat e saj. Ajo është fotografuar përpara një tufe me lule, të verdha dhe blu dhe më pas ajo nëpërmjet zëdhënësit të saj thotë se dëshiron të takojë vajzën e Harry dhe Meghan që deri më sot e ka parë vetëm me videocall. Ajo nuk humb kohë dhe lëshon mesazhe të pagabueshme për idetë…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur para pak minutash në Drenovë të Mallakastrës. Burime zyrtare bëjnë me dije se një fermer ka vdekur pasi gjatë punës me traktor, ai ka humbur kontrollin e mjetit i cili më pas e ka zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. “Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat (mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, ishte njoftimi i policisë.
Të mërkurën në mbrëmje, Real Madrid do të ndeshet me Paris Saint-Germain për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve të Chamions League. Kujtojmë që ndeshja e parë u mbyll me fitoren e ngushtë 1-0 të PSG-së në minutat e fundit me një gol të Kylian Mbappe. Kështu, madrilenët nuk do e kenë aspak të lehtë kualifikimin në këtë përballje. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga italiani Carlo Ancelottit ka ende një shans për të ndryshuar rezultatin. Nacho ose Marcelo Ferland Mendy nuk do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit për shkak të suspendimit dhe trajneri italian ka vendosur të…
Ledri Vula dhe Elvana Gjata janë 2 nga artistët më të ndjekur dhe më të pëlqyer të publikut shqiptar. Ata janë shumë miq me njëri-tjetrin dhe pavarësisht se që nga bashkëpunimi i tyre i fundit muzikor i titulluar “Mike” ka kaluar shumë kohë, dy këngëtarët vazhdojnë të mbajnë koncerte së bashku. Kështu, së fundmi, reperi Vula ka bërë një gjest që është kthyer viral në rrjetet sociale. Teksa Ledri ka ftuar Elvanën në skenë, ai merr një trëndafil dhe ia dhuron asaj. Ky gjest i papritur dhe miqësor ka bërë që të pranishmit të brohorasin. @iconelvana Elvana & Ledri😍 #elvanagjata…
Kërcënimi i luftës bërthamore nuk duhet ta ndalë Perëndimin të mbështesë Ukrainën, sepse presidenti Putin është ende mjaftueshëm racional për të mos përdorur armë bërthamore, ka pohuar një ish-ministër i Jashtëm rus. Andrei Kozyrev, i cili shërbeu si ministër i jashtëm në kohën e Presidentit Yeltsin në vitet 1990, argumentoi në një analizë të postuar në Twitter, se pushtimi i Putinit ishte imoral, por jo irracional.“Kërcënimi i luftës bërthamore është një shembull tjetër i racionalitetit të tij,” tha ai. “Kremlini e di se mund të përpiqet të nxjerrë lëshime, qoftë nga Ukraina apo Perëndimi, duke përdorur kartën e fundit të…
Shumë zëra thonë se Mbappe do të largohet këtë verë nga Parisi pasi ka arritur një marrëveshje me Real Madrid. Të ndodhur në këto kushte, drejtuesit e Paris Saint-Germain po mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Gjigandët francezë duket se janë përqëndruar në Premier League ku thueht se synimi është anglezi i Manchester United, Marcus Rashford. Gazetari i njohur, Fabrizio Romano raporton se Paris Saint-Germain e kishte Marcus Rashfordin në listë gjatë merkatës së verës së kaluar si opsion për të zëvendësuar sulmuesin francez. Si duket, këtë verë largimi i Mbappe është i pashmangshëm kështu që PSG është rikthyer…