U shoqërua me debate të ashpra, e dorëheqje mbledhja e grupit të PD pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme vendore, të 6 marsit ku demokratët nuk arritën të siguronin fitore në asnjë prej 6 bashkive. Disa prej deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar, kërkuan të mbahen përgjegjësi për rezultatin duke nisur nga kryetari, por për disa të tjerë, zgjedhjet e 6 marsit ishin një kurth për Partinë Demokratike. Nënkryetari Alibeaj u rreshtua krah demokratit Lulzim Basha ndërsa u shpreh zgjedhjet e ardhshme janë në prag e për këtë demokratët duhet të nisin punën. “Ne morëm këtë rezultat se këto zgjedhje…
Author: tirana
Dy liderët kryesorë europianë, presdienti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz janë konsultuar me kreun e shtetit kinez Xi Jiping për Ukrainën. Gjermania dhe Franca po kërkojnë konsultime me Republikën popullore të Kinës në vazhdën e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Mësohet se të martën është planifikuar një takim mes 3 liderëve botërorë, kancelarit Olaf Scholz, presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kreut të shtetit në Kinë Xi Jinping. Këtë lajm e bëri publik presidenti francez Macron dje në mbrëmje gjatë një veprimtarie elektorale në Poissy pranë Parisit. Macron deklaroi se nuk…
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar bilancin më të fundit të luftës ku deklarohen humbjet që i kanë shkaktuar pushtuesit rus. Deri më tani ukrainasit kanë vrarë 12 mijë ushtarë kundërshtarë. Gjithashtu forcat ukrainase njoftojnë se kanë shkatërruar më shumë se 300 tanke, si dhe 1036 automjete ushtarake të blinduara. Ndërkohë kujtojmë se javën e kaluar, Rusia njoftoi se 498 trupa rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve. Bilanci; Personel- më shumë se 12 trupa Tanke- 303 Mjete të blinduara ushtarake: 1036 Sisteme artilerie: 120 Raketa: 56 Sisteme të mbrojtjes ajrore- 27 The enemy’s losses. Operative…
Zëvendëskryeministri ukrainas ka paralajmëruar sot se megjithëse faza e parë e evakuimit të Sumy-t ka filluar, Rusia po “përgatitet ta pengojë procesin.” Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit në Ukrainë tha se megjithëse Ministria Ruse e Mbrojtjes ka rënë dakord zyrtarisht për korridorin humanitar, Irina Vereshchuk ka paralajmëruar: “Pala ruse po përgatitet të ndërpresë punën e korridoreve humanitare dhe të manipulojë rrugën për të detyruar njerëzit të shkojnë në anën tjetër.” Kujtojmë se sot është rënë dakord për një korridor humanitar për evakuimin e civilëve, përfshirë studentët e huaj, nga Sumy në Poltava. Ministria ukrainase e Punëve të jashtme…
Policia e Beratit ka mundur të arrestojë sot një 40-vjeçar i cili është i shpallur në kërkim nga Italia për përdhunim. Emri i tij është Elidon Vrapi, banues në Drenovicë. Ky shtetas rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit Ankonës, Itali, e cila ka vendosur mbi të masën prej 5 vjetësh e 4 muaj burg për veprën penale “Përdhunimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Njoftimi i policisë:Finalizohet operacioni policor i koduar “Ankona”, i zhvilluar nga Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve dhe Interpol Tirana. Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim…
Kryeministri Edi Rama foli sot për rritjen e çmimit të naftës dhe energjisë. Në një konferencë për shty në Kryeministri, kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë se nuk mund të ndërhyjnë, pasi prej vitit 1990 Shqipëria është pjesë e tregut të lirë. I pyetur nga gazetarët se përse nuk hiqen një pjesë e taksa siç bëjnë vendet e rajonit, Rama tha se Kosova dhe Maqedonia i kanë veç taksat dhe ne brenda çmimit. Megjithatë, kryeministri tha se jemi mirë sepse ka edhe më keq, ndërsa solli në vëmendje kërcënimin e Rusisë që një fuçi naftë do të shkojë deri në…
Një mundësi e ndërprerjes së importit të naftës dhe gazit rus i ka rritur rrufeshëm çmimet në stratosferë. Një fuçi e llojit të naftës bruto Brent kushtonte pak para hapjes së bursës të hënën (07.03) 139 dollarë, ky është niveli më i lartë i çmimit që nga korriku i vitit 2008. Edhe çmimet e tregtimit me shumicë për gazin në Europë janë rritur me 60 përqind në 350 euro duke e thyer rekordin e së premtes. (04.03). Përpara ndërhyrjes ruse në Ukrainë çmimi ishte nën 80 euro. Por jo vetëm nafta dhe gazi janë shtrenjtuar. Edhe çmimi i paladiumit ka…
Mund të ketë shumë shenja të horoskopit që mund të përputhen mirë me njëra-tjetrën, por sot kemi zgjedhur 5 shenja të cilat cilësohen si më të fortat për të krijuar çiftet më të lumtura. Dashi + Shigjetari: Këto dy shenja të zodiakut krijojnë një çift shumë të këndshëm që e bëjnë vazhdimisht njëri-tjetrin për të qeshur. Ata përdorin shumë shaka me njëri-tjetrin për të komunikuar dhe preferojnë të shohin gjithmonë anën më të lumtur të jetës. Peshqit + Peshqit: Kombinimi i dy Peshqve është aq i fortë sa nuk do ta besoni. Sapo të zbulojnë njëri-tjetrin, menjëherë do të ndihen sikur kanë gjetur gjysmën…
Kryeministri Edi Rama tha se vendi është në luftë, e cila është, sipas tij, më e vështirë se dy ‘luftërat’ e mëparshme, tërmeti dhe pandemia. Duke folur për rritjen e çmimit të naftës, kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund të bëhet asgjë për ulje apo për heqje takash, pasi sipas tij, edhe çmimi i energjisë po mbahet me ‘dhëmbë’ i pandryshuar. “Këto 12 ditë është kthyer bota përmbys, jemi në kushte lufte. Lufta për fat të mirë nuk zhvillohet fizikisht këtu, bombat nuk janë mbi kokat tona, familjet tona nuk po ndahen si ato në Ukrainë, por impakti i…
Nëpërmjet një vieoje të publikuar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u dha një mesazh grave ku tha se rekrutët dhe rezervistët nuk po thirren për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë. “Më lejoni të theksoj se ushtarët që kryejnë shërbimin ushtarak, nuk marrin dhe nuk do të marrin pjesë në armiqësi… Për detyrat e caktuara zgjidhen vetëm ushtarakë profesionistë”, u shpreh ai në videon e publikuar më 8 mars. Me anë të këtij mesazhi, Putin duket se kishte për qëllim të zbuste shqetësimet e supozuara të grave ruse. “Unë e kuptoj se sa…
Në konferencën me gazetarët që po mbahet në kryeministri ka folur edhe Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila dha më shumë detaje për krizën e energjisë. Balluku deklaroi se po ashtu si karburanti, edhe çmimi i energjisë do të vazhdojë të rritet. Ajo u shpreh se në muajin mars pritet që energjia do të blihet me 500 euro, ndërsa parashikohet që të shkojë në muajt në vijim deri në 1 mijë euro për megavat orë. “Ne përdorim gjithmonë kaskadën. Megjithatë ky do të vazhdojë të jetë një vit i thatë. Sot po blejë në treg me 550 euro…
Konferenca për mediat që po mban kryeministri Edi Rama është e përqëndruar kryesisht tek kriza ekonomike që po kalon jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera europiane. Njerzit kryesisht janë të shqetësuar mbi rritjen e ndjeshme të çmimit të karburantit dhe shpesh pyesin se a do të hiqet taksa e naftës. Ndërkohë, Rama shprehet se është absurde që të hiqen taksat e naftës, pasi sipas tij me mbledhjen e taksave qeveria po “mban me dhëmbë” çmimin e energjisë të pa rritur. “Dëgjojmë propozime absurde për heqjen e taksës së naftës. Kjo qeveri po mban të pa lëvizur në kushtet…