Bashkimi Europian është në prag të një krize në rritje të gazit, e rënduar së tepërmi nga varësia prej Rusisë. Kjo do të paralajmërohet nga Brukseli të martën, por The Guardian ka arritur ta sigurojë dokumentin paraprakisht. Në dokument thuhet: Çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike do të mbeten të larta dhe të paqëndrueshme të paktën deri në vitin 2023. Krahasuar me perspektivën e vjeshtës së kaluar, situata është përkeqësuar. Së bashku me pjesën tjetër të botës, BE-ja është përballur me rritjen e çmimeve të energjisë për muaj të tërë, por pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur kërkime për…
Author: tirana
Atleti rus Ivan Kuliak po përballet me procedim disiplinor nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës për shfaqjen e shkronjës “Z” në podium pranë një rivali ukrainas në Katar. Por çfarë do të thotë ky simbol që e kemi parë edhe në tanket ruse që hynë në Ukrainë? Në Rusi, “Z” po shihet me shpejtësi si një simbol pro-luftës i pushtimit të Ukrainës nga Presidenti Putin. Ajo po përdoret tashmë nga politikanët, shihet në xhamat e makinave, furgonëve dhe strehëzat e autobusëve. Ajo është përdorur madje edhe nga serbët në demonstratat pro-ruse në Beograd. Fotografitë janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.Është bërë…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti sot miratimin unanim të Rezolutës kundër agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, nga Kuvendi i Shqipërisë. Meta u theksoi se, “shprehim solidaritetin e plotë me popullin dhe institucionet demokratike dhe legjitime të Ukrainës në përpjekjet e tyre heroike për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera evropiane”. “Përshëndes miratimin unanim të Rezolutës kundër agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, nga Kuvendi i Shqipërisë! Si vend anëtar i NATO, vend kandidat i BE, anëtar jo i përhershëm i KS të OKB, dhe me qëllimin e mbizotërimit të paqes, sigurisë…
Luftimet intensive në Mykolaiv po vazhdojnë këtë të hënë, ku pamjet tregojnë shpërthime të reja nga sulmet ushtarake dhe shtëllunga të mëdha tymi rreth qytetit ukrainas që ndodhet rreth 400 km në jug të Kievit. Në një nga videot, të marra në lagjen Korabelnyi – lagja më jugore në Mykolaiv – shihen shpërthime nga sulmet ushtarake mbi një zonë banimi. Ditët e fundit, përleshjet me zjarr midis ushtrive ukrainase dhe ruse janë përqendruar rreth bazës ushtarake në anën juglindore të qytetit. Në një video të postuar në Telegram, administratori rajonal për zonën e Mykolaiv, Vitali Kim, pretendoi se rusët po…
Spitalet në Kharkiv janë të mbushur me qytetarë e ushtarë të lënduar nga luftimet. Gratë shihen me lëndime e qepje të shumta në fytyrë e trup, ndërsa fëmijët e plagosur, rënkojnë nga dhimbjet e trauma e përjetuar. Këto pamje vijnë pasi qyteti i tyre, i dyti më i madh në Ukrainë u sulmua nga një sërë bombardimesh ajrore, zjarri artilerie dhe raketave tokë-tokë. “Ne thjesht po presim që Putini të vijë në rrugët e Kharkivit për të diskutuar se sa ushtria e tij po bën përpjekje për të shmangur vrasjen e civilëve,” pështyu Irena Sydorenko, 35 vjeç, e shtrirë në…
Ditën e sotme Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar, i cili është shoqëruar jo me pak debate pas rezultatit të 6 marsit. Deputeti Dashnor Sula i ka kërkuar kryedemokratit të zgjidhje pasi po bëhen të pabesueshëm nga populli. Basha: S’kam humbur asnjë garë, i kanë vjedhur. Dash Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjëgjesi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu.
Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar dy avionë rusë mbi Kiev. Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, gjeneral Valery Zaluzhny. Kujtojmë se Rusia ka përqendruar të gjithë forcën e saj për të marrë dy qytetet kryesore, Kievin dhe Kharkivin. Gjatë këtyre ofensivave ato janë ndeshur me rezistencën e qytetarëve dhe forcave ushtarake. Ata pretendojnë se kanë rrëzuar dhjetëra avionë të kundërshtarëve, kanë shkatërruar artileri të rëndë si dhe kanë zënë shumë robër lufte. Pretendime të ngjashme ka edhe në radhët e rusëve.
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në PD, Kryetari i opozitës Lulzim Basha replikuar me deputetët Ferdinand Xhaferraj dhe Dashnor Sula për rezultatin e zgjedhjeve. Mësohet se Xhaferraj ka thënë se Basha duhet të largohet nga PD, ndërkohë që kreu I demokratëve është shprehur se ai nuk ka humbur asnjë garë, por e kanë vjedhur. Replikat me dyer të mbyllura! Ferdinand Xhaferri: Jam me i vjetri dhe me eksperience, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua s’kam humb asnjë garë. Duhet te largohesh si kryetar!…
Para pak minutash ka rifilluar serish mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Burime bëjnë të ditur se në këtë mbledhje do te diskutohet mbi rezultatin e zgjedhjeve te 6 marsit ku PD nuk mori asnjë bashki.
Pak ditë më parë qytetarët u përballën me një rritje stratosferike të çmimit të karburanteve, ku brenda 24 orësh çmimi i naftës kaloi nga 198 lekë në 234 lekë, ndërsa ai i benzinës nga 200 lekë në 238 lekë. Në një reagim në rrjetet sociale lidhur me pakënaqësinë që shkaktoi kjo te qytetarët, kryeministri Edi Rama u justifikua se qeveria nuk mund të bëjë asgjë pasi këtë e vendos tregu dhe se kjo është pasojë e luftës në Ukrainë. Por rritja e çmimit të karburanteve ishte vetëm fillimi i rritjes së çmimeve të një sërë produktesh të tjera. Sot në…
Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 Marsit. Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashhës për të mos u larguar nga PD. ‘U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet’, tha Alizoti në ABC. Sa i përket deklaratës së Bashës i cili tha se nuk njeh asnjë humbje, Alizoti…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar deputetëve që të bashkohen në qëndrimin për dënimin e agresionit rus mbi Ukrainën dhe mbështetjen për këtë të fundit. Ai i kërkoi ligjvënësve shqiptarë që të lënë mënjanë çështjet e tjera, pasi sot është dita për të treguar përgjegjshmëri dhe për të bërë strategji kombëtare. “Do të donim të flisnin të gjithë në të njëjtën gjuhë për Ukrainën. Ne kemi sfidat tona të sigurisë kombëtare e të mbrojtjes, jemi në nevojë për shkak të situatës së krijuar për të rishikuar dokumentet tona strategjike, por sot është dita e…