Author: tirana

Konsullata e nderit e Shqipërisë në Kharkiv është shkatërruar nga bombardimet ruse, tha Ministria e Jashtme në një njoftim në Twitter. “Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. Ministria nuk dha informacion nëse nga prishja e godinës ka pasur viktima, ose të lënduar, por publikoi disa foto nga vendi i ngjarjes. Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe është bombarduar e sulmuar rregullisht nga rusët që prej nisjes së pushtimit, më 24 shkurt.

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar Kosovën me të njëjtën gjuhë që Putin kërcënon Ukrainën lidhur me vendimet e tyre për t’iu bashkuar NATO-s. Vuçiç ka deklaruar këtë të hënë se “e ashtuajtura Kosovë” sipas tij nuk duhet të bëj asnjë përshpejtim drejt pranimit “në disa organizata ndërkombëtare”, ndryshe do ketë pasoja. “Ditën që do të pranohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të thotë se është përmbysur marrëveshja e Uashingtonit. Dhe atë ditë do të mësojnë emrat e disa vendeve që e tërheqin njohjen e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë”, ka thënë Vuçiç. Ndër të tjera, në deklaratën e…

Read More

Gjatë fjalës së mbajtur në seancë parlamentare, kryedemokrati Lulzim Basha e krahasoi Putin me Millosheviç. Mes të tjerash, lideri i PD theksoi se do të bëjë gjithçka krah për krah me aleatët perëndimorë që të merret çdo masë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie. “Populli i Ukrainës të vazhdojë të luftojë me agresorin rus dhe ta shohë këtë mbështetje që i jepet sot si një mbështetje nga i gjithë kombi shqiptar. Ne e kemi ndjerë në palcë masakrën, gjenocidin që është bërë nga Milosheviç në Kosovë, ne e dimë që flijimi i më të mirëve. Kjo është një luftë që…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare ku pritet të miratohet rezoluta për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës, kundër agresionit rus. Ndërkohë, të gjithë deputetët kanë vendosur fjongo verdh e blu, në mbështetje të Ukrainës, ndërsa në krye të sallës, qëndron një bluze e bardhë me flamurin e Ukrainës dhe atë kuq e zi. Deputetët e pranishëm në sallë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur në shenjë solidarizimi dhe përkrahje për Ukrainën. I pranishëm në këtë seancë plenare është edhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, i cili eshte prekur nga ky gjest.

Read More

Çmimi i gazit në Europë u rrit në nivel rekord gjatë kësaj të hëne. Njësia e Inteligjencës së Energjisë pranë Bloomberg publikoi tabelën e të dhënave ku reflektohet rritja e menjëhershme e çmimit. Patricio Alvarez, analist i kësaj njësie shkroi: “Gazi në Europë thyen rekord për sa i përket çmimit, duke arritur 330 euro për megavat orë, mbi 575 dollarë për fuçi më shumë e naftës ekuivalente, rritur 72% deri më sot, ndërsa frikërat lidhur me uljen e furnizimit me gaz rus shtohen duke parë prespektivën për sanksione të reja që lidhen në mënyrë të veçantë me energjinë”. Rritja e…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka replikuar me ndjekësit në rrjete sociale, pasi këto të fundit i janë ankuar lidhur me rritjen e karburantit. Në përgjigjen e tij për qytetarin Rama i thotë se s’ka çfarë t’i bëjë çmimit të naftës, pasi është pasojë e luftës dhe se qeveria nuk ka gjë në dorë. Ndërkohë thekson se qeveria po punon për të mos shtrenjtuar çmimin e energjisë. REPLIKAT Qytetari: Qe s’jeni te mir nuk jeni, se kur lexoj numrat e naftës me dridhen gjunjët se na duhet te hedhim makinën ne gremine, kur mendoj te via ca kohe ne shqiperi se gjithmonë mendoj…

Read More

Dashi Në momente të caktuara nesër, mund të ndiheni sikur po përpiqeni ta mbani kokën mbi ujë, por mos e humbni shpresën. Deri në fund të ditës, do të merrni të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ju nevojitet. Demi Jini të guximshëm nesër dhe flisni për një ngjarje të sikletshme të së shkuarës tuaj me një mik. Edhe pse ky sekret do t’ju bëjë të ndiheni si e zhveshur, me vonë do të ndjeni lehtësim. Binjaket Një ide që keni konsideruar si një nocion radikal do të duket shumë më i arsyeshëm nesër, megjithëse mund të ndryshojë jetën tuaj. Hapni…

Read More

Një reagim i fortë ka qenë ai i Grida Dumës, pasi PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke mos marrë asnjërën nga 6 bashkitë. Para se të futej në mbledhjen e Bashës me grupin parlamentar, Duma tha për gazetarët se për këtë humbje “duhet të mbajmë përgjegjësi, duke nisur qe nga kryetari i partisë. Është një rezultat dëshpërues”.

Read More

Nga Alfred Lela Lulzim Basha ka kohë që nuk habit; në pastë habitur ndonjëherë. Duke mos kuptuar në proces se, ndër shumë veti, politikanit i duhet ndër të tjera edhe të habisë, pra t’i bëjë të tjerët të kthejnë kokën: me një qëndrim, një ide, një argument, dhe sidomos me një fitore. Kryetari i asaj plaçke paqeje që quhet PD, dhe ai po e trajton si plaçkë lufte, doli sot, dhe nuk na habiti, kur kërkoi që të habiteshim ne. Me një gjë që shumë nesh e themi: pushteti e ka futur Shqipërinë në anomali. Por, po ata që e…

Read More

“Ditë e tmerrshme”, kështu e konsideroi Ervin Salianji ditën e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD jo vetëm që nuk fitoi asnjë nga 6 bashkitë, por u rendit si forcë e tretë, duke arritur të marrë një numër shumë më të vogël votash sesa koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën. Komenti i shkurtër i Salinajit ishte i vetmi nga deputetët e PD, të cilët refuzuan të komentonin, teksa po futeshin në selinë blu për të marrë pjesë në mbledhjen e Bashës me grupin e deputetëve.

Read More

Gazetari Kujtim Boriçi, në rolin e shkrimtarit tashmë, mori dje titullin “Qytetar Nderi I Bashkisë Librazhd” në një aktivitet të veçantë të promovimit të dy librave të tij “Tahir Hoxha I Çermenikës” dhe “100 personalitete të Librazhdit”. Gazetari Boriçi, me një eksperiencë të gjatë në median e shkruar në vend dhe më vonë edhe në fushën e studimeve, tha se nepermjet këtyre librave ka zbardhur figura të shquara të këtij qyteti, që për arsye të ndryshme, ishin lënë në heshtje përgjatë historisë. Ai vë në dukje rolin e pazëvendësueshëm të intelektualëve të Librazhdit në emancipimin e jetës kulturore dhe qytetare…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka falenderuar banorët e Shkodrës për votën e dhënë për PS dhe për kandidatin e saj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri siguron se pavarësisht votës më 6 mars, Shkodra do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë dhe Kryeministrit Rama. “Faleminderit çdo banori të Bashkisë së Shkodrës për votën e dhënë për Partinë Socialiste dhe kandidaten e saj! Respekt për Majlinda Angonin, për betejën e saj dinjitoze dhe qytetare! Garanci për çdokënd që votoi apo nuk votoi për Partinë Socialiste se Shkodra do të vazhdojë të jetë në…

Read More